Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Qytetarët e Kosovës po ndalohen edhe në kufirin serb me Hungarinë, Ministria e Jashtme: Hakmarrje e paralajmëruar nga Vuçiç

1 vit ago
in Aktualitet, Kryesore
Qytetarët e Kosovës po ndalohen edhe në kufirin serb me Hungarinë, Ministria e Jashtme: Hakmarrje e paralajmëruar nga Vuçiç

Po bëhen pothuajse mbi 10 orë që disa autobusë të Kosovës të cilët janë nisur për në shtetet e Evropës janë ndaluar në pikëkalimin kufitar “Batrovc”, Serbi-Kroaci.

Qytetari, N.K i cili është i ndaluar në këtë pikëkalim kufitar bashkë me shumë të tjerë nga Kosova tregoi se policia kufitare është duke i marr në pyetje (nga koha kur po raportohet 10:17).

Ai tha se kjo është një maltretim që po ju bëhet nga Serbia, për siç tha ai po dyshon se Serbia po hakmerret ndaj tyre pas votimit pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

“Isha në kabinat e Policisë, na morën në pyetje. Na i morën emrin, mbiemrin, adresën ku banojmë dhe jetojmë, çka punojmë, etj. më shumë maltretim e hakmarrje qysh jam duke e vërejt, nuk e di. Po garant për shkak të Këshillit të Evropës dhe për shkak të një serbi që e kanë ndal e burgos atje në kufirin tonë, e për qata po më duket që ata po hakmerren më së shumti”, tha ai.

Disa qytetarë të Kosovës të cilët janë të bllokuar mbi 10 orë në pikë kalimin kufitar në Batrovc të Serbisë janë të lodhur dhe dy prej tyre janë alivanosur.

Siç raporton Telegrafi nga kontaktet që i ka siguruar me qytetarët atje, ekipet mjekësore të emergjencës ju kanë ardhur në ndihmë qytetarëve të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Telegrafi po ashtu ka siguruar fotografi të auto ambulancës në pikë kalimin kufitar në Batrovc të Serbisë.

Ndryshe, disa autobusë të Kosovës të cilët janë nisur për në shtetet e Evropës janë ndaluar në pikëkalimin kufitar “Batrovc”, Serbi-Kroaci.

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se shteti serb përveç që ka ndaluar autobusët me shtetasit e Kosovës në kufirin me Kroacinë, të njëjtën po e bën edhe në kufirin me Hungarinë.

MPJD në një komunikatë për media apelon te të gjithë bashkatdhetarët dhe qytetarët që janë në lëvizje të evitojnë me çdo kusht kalimin nëpër Serbi dhe të ndjekin me vëmendje situatën.

“Më 16 prill, në orët e vona, pak orë pas votimit në favor të Kosovës të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, institucionet tona janë njoftuar, që në vendkalimin kufitar Kroaci-Serbi, në Batrovci, autobusë të operatorëve të ndryshëm të Republikës së Kosovës, të cilët duhej të kalonin tranzit nëpër Serbi, ishin ndaluar nga autoritetet kufitare të Serbisë.

Qytetarët e Kosovës që po vinin në drejtim të Kosovës janë ndaluar edhe në kufirin me Hungarinë, në pikat kufitare në Shid dhe Suboticë, te vendkalimi kufitar Dheu i Bardhë dhe nuk po lejohen as të lëvizin përpara dhe as të kthehen pas. Për më tepër, të gjithë udhëtarëve u janë marrë dokumentet personale si dhe ato të autobusëve. Po ashtu, disa prej tyre janë marrë dhe po vazhdojnë të merren në pyetje.

Pas veprimeve arbitrare të Serbisë, institucionet tona, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar shtetet e KUINT-it, Institucionet e BE-së dhe të tjera ndërkombëtare rreth kësaj situate dhe presim që kjo situatë të përfundojë shpejtë. Apelojmë tek të gjithë bashkatdhetarët dhe qytetarët që janë në lëvizje të evitojnë me çdo kusht kalimin nëpër Serbi dhe të ndjekin me vëmendje situatën.

Ky veprim hakmarrës, i paralajmëruar para pak ditësh nga vet presidenti i Serbisë, Vuçiq, i cili vjen pas dështimit të propagandues kundër anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës, duhet të marrë urgjentisht përgjigjen e merituar nga bashkësia ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

Autoritetet në Kosovë u kanë bërë thirrje qytetarëve që janë duke udhëtuar që të shmangin “me çdo kusht” kalimin nëpër territorin e Serbisë.

Kjo thirrje e MPJD-së dhe MPB-së ka ardhur pas situatës së krijuar në pikat kufitare në Serbi, ku dhjetëra autobusë me qytetarë nga Kosova janë ndaluar që nga mbrëmë dhe nuk po lejohen të kalojnë.

“Të gjithë udhëtarët luten që të ndjekin me vëmendje situatën e tensionuar të sigurisë dhe të mos udhëtojnë përmes Serbisë”, u tha në njoftimin e përbashkët të MPJD-së dhe MPB-së.

Sekretari i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Fatmir Haxholli, tha se autoritetet në Serbi që nga mesnata “po mbajnë të bllokuar” së paku katër autobusë me targa dhe udhëtarë nga Kosova.

Sipas tij, bllokimi i autobusëve në pikë kalimin kufitar Batrovci, që lidh Serbinë me Kroacinë, është bërë “në shenjë hakmarrjeje dhe nervozizmi absurd” ndaj votimit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë.

TË LIDHURA

Shkrumbohet nga flakët automjeti në Levan
Aktualitet

Shkrumbohet nga flakët automjeti në Levan

22:28 | 15/09/2025
Aksident në aksin Fier–Patos, makina përfundon në kanal, shpëton mrekullisht drejtuesi
Aktualitet

Aksident në aksin Fier–Patos, makina përfundon në kanal, shpëton mrekullisht drejtuesi

21:13 | 15/09/2025
Nga reklamimi me postera në xhamat e lokalit te roli i “Profesorit”, si u joshën qytetarët drejt skemës piramidale online
Aktualitet

Nga reklamimi me postera në xhamat e lokalit te roli i “Profesorit”, si u joshën qytetarët drejt skemës piramidale online

20:10 | 15/09/2025
Next Post
“Si do ta bashkoni PD-në për zgjedhje?” Berisha: Dera është e hapur, po s’heq dorë nga primaret

Apeli i Posaçëm lë në fuqi masën e arrestit shtëpiak për Berishën

Hetimi i SPAK, BIRN: Si i përlau fondet e BE-së restoranti i lidhur me Ilir Beqajn

Ilir Beqaj 'ngujohet' sërish në SPAK, nesër zhvillohet seanca paraprake

Mbledhja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, zbardhet diskutimi

Presidenti Begaj takim me delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

JU REKOMANDOJMË

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

17:50 | 10/09/2025
Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

18:17 | 09/09/2025
Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

21:18 | 09/09/2025
Katari për sulmin izraelit në Doha: Një akt frikacakërie, nuk do ta tolerojmë

Katari për sulmin izraelit në Doha: Një akt frikacakërie, nuk do ta tolerojmë

16:28 | 09/09/2025




TË FUNDIT

Nga “Big Brother” tek “Për’puthen”! Loredana merr rolin e trajneres së dashurisë
Showbizz

Nga “Big Brother” tek “Për’puthen”! Loredana merr rolin e trajneres së dashurisë

by mirseda
22:41 | 15/09/2025
0

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 4”, Loredana Brati, i është rikthyer televizionit me një sfidë të...

Shkrumbohet nga flakët automjeti në Levan

Shkrumbohet nga flakët automjeti në Levan

22:28 | 15/09/2025
Kosovë/ Vritet një 40-vjeçar në Ferizaj

Kosovë/ Vritet një 40-vjeçar në Ferizaj

22:24 | 15/09/2025
Greqia në alarm nga lija e dhenve/ Qeveria: Rrezikojmë të futemi në karantinë

Greqia në alarm nga lija e dhenve/ Qeveria: Rrezikojmë të futemi në karantinë

22:15 | 15/09/2025
Ndeshja ndaj Dortmund, trajneri i Juves motivon ekipin: Jemi gati për Champions

Ndeshja ndaj Dortmund, trajneri i Juves motivon ekipin: Jemi gati për Champions

21:29 | 15/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com