jojobetjojobet girişjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Qeveria teknike?! Goditja e fundit që mund t’i bëjë Meta, Ramës

9 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Qeveria teknike?! Goditja e fundit që mund t’i bëjë Meta, Ramës

Kryeministri Edi Rama dhe Kryetar i Kuvendit, Ilir Meta, gjate nje ceremonie festive ne restorant Xibraku, me rastin e 29 Nentorit, dites se clirimit te Shqiperise. /r/n/r/nPrime Minister, Edi Rama and Parliament Speaker Ilir Meta, during a festive ceremony in the restaurant Xibraku, on the occasion of 29 November, the day of liberation of Albania.

Në lëvizjet e fundit politike për të zgjidhur krizën në vend, Lëvizja Socialiste për Integrim është kthyer në një faktor përcaktues.

Duke marrë parasysh të gjitha qëndrimet e forcave politike, LSI ka lënë të kuptohet se është në mbrojtje të kauzës së kreut të PD-së, Lulzim Basha, për krijimin e një qeverie teknike.

Pas darkës me kryeministrin Rama, ku kreu i LSI-së, Ilir Meta, nuk arriti asnjë marrëveshje me aleatin e tij, u tregua i gatshëm që të vinte në dispozicion postet e ministrave të tij për zgjidhjen e krizës politike.

 ‘‘Kjo do të thotë që LSI është e gatshme t’i japë mandatet e saj në ekzekutiv opozitës, në kushtet e mosbesimit të thellë që ajo ka. Kjo është një mënyrë për t’i dhënë një lloj qetësie, sigurie, besimi i opozitës se mund të ketë një rol në këtë proces, duke filluar nga ministri i Drejtësisë dhe ministritë e tjera, që LSI ka. Secili duhet të lërë diçka për këtë zgjidhje politike, në mënyrë që shqiptarët të fitojnë qetësinë që duan dhe demokracia të mos hyjë në një qorrsokak pa kthim, por të hedhë një hap madhor përpara dhe solid, ta mbyllë njëherë e mirë çështjen e zgjedhjeve të kontestuara ”, deklaroi Meta pak ditë më parë nga mbledhja e kryesisë së LSI-së.  

Ky qëndrim u mirëprit të nesërmen nga Lulzim Basha: ‘‘Mbrëmë, duke vendosur këto interesa parësore për Shqipërinë, një nga dy partnerët kryesorë të koalicionit qeverisës ka bërë zgjedhjen e tij, dhe ne i themi: nëse kjo zgjedhje është e sinqertë: Mirë se vjen tek Shqipëria e para, shqiptarët të parët! Nuk kemi kërkuar dhe as nuk kërkojmë pazare politike, aleanca të kurdisura në kurriz të interesit qytetar’’.

Ndryshe nga kërkesa e kryeministrit Rama për të dialoguar në çdo kohë me kreun e PD-së, ishte aleati i tij, Ilir Meta, i cili gjeti kohën të takohet me Bashën për të ofruar një zgjidhje të situatës politike, kur pasditen e sotme makinat e tyre janë parë të parkuara pranë njëra-tjetrës, në afërsi të Parlamentit.

Nga të gjitha lëvizjet e zhvilluara deri më tani, Ilir Meta, shihet si lojtari përcaktues për t’i dhënë zgjidhje ngërçit politik dhe për të pasur zgjedhje në 18 qershor.

Por, cili është asi nën mëngë i Ilir Metës për të gjetur një zgjidhje, qoftë edhe kushtetuese?

Duke iu referuar deklaratës së tij të fundit për të vendosur në dispozicion të gjithë postet e ministrave të tij, kjo shihet si një mundësi për të gjetur një rrugëzgjidhje, duke futur në lojën edhe opozitën së bashku me aleatët e saj.

Këtë lëvizje e favorizon edhe aleati i kryeministrit Edi Rama, kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, i cili pas takimit me kreun e LSI-së, Ilir Meta, propozoi një pakt kombëtar për zgjidhjen e krizës politike, ku një ndër to ishte edhe rikthimi i opozitës në Parlament.

‘‘Kthimin e Opozitës në Parlament për miratimin e akteve ligjore, që do i hapnin rrugën zbatimit të reformës në drejtësi, përparimit të vendit në integrimin evropian dhe realizimin e disa ndryshimeve në kuadër të legjislacionit zgjedhor dhe masave të tjera, për të siguruar atmosferë të qetë dhe të besueshme, për zgjedhjet e 18 qershorit’’, ishte njëra nga pikat e parashtruara nga Idrizi.

Por, si do ta nxjerrë Ilir Meta, Lulzim Bashën nga çadra?

Cila është garancia që mund t’i ofrojë ai për t’i plotësuar kushtin kryesor, atë të qeverisë teknike?

Një nga instrumentet kushtetues, që mund t’i ofrojë garanci Bashës për t’u rikthyer në Parlament dhe për të pasur një qeveri teknike, është kërkesa e një mocioni mosbesimi ndaj qeverisë së Kryeministrit Edi Rama.

“Qeveria e Besimit” për Ilir Metën mund të jetë mocion mosbesimi në Kuvend ndaj kryeministrit Rama, duke e parë si mënyrën më të mirë dhe kushtetuese për ta nxjerrë me arsye nga çadra, kreun e PD-së.

Në këtë rast, Ilir Meta do të tërhiqte 5 ministrat e tij nga kabineti qeveritar dhe së bashku me PDIU, do të bashkonte votat me Partinë Demokratike dhe aleatët e Bashës për të rrëzuar qeverinë e kryeministrit Rama.

Duke pasur parasysh numrin e vogël të deputetëve socialistë, Meta mund ta shfrytëzojë për të kërkuar mocion mosbesimi dhe për të ndërtuar kështu “Qeverinë e Besimit” të artikuluar publikisht pak ditë më parë prej tij.

Partia Socialiste në Kuvend ka vetëm 66 deputetë, që do të thotë se pjesa tjetër përbën shumicën me 74 deputetë.

Sipas Kushtetutës, për të bërë një kërkesë për mocion mosbesimi duhet 1/5 e deputetëve që përkthehet në 25 deputetë, ndërsa për ta votuar do të duhen më shumë se 70 të tillë.

Ai që i ka kundërshtuar të gjitha këto lëvizje politike është kryeministri Edi Rama, i cili praktikisht gjendet i vetëm përballë aktorëve të tjerë politikë.

A do ta përdorë Ilir Meta një skenar të tillë për të realizuar “Qeverinë e Besimit”, e cila e artikuluar nga Lulzim Basha përkthehet në “Qeveri Teknike” ?!

Tirana Today

 

 

TË LIDHURA

Nuk gjenden punonjës, paga për drejtuesit shqiptarë të kamionit arrin deri në 2,500euro, sa në Greqi
Analizë

Nuk gjenden punonjës, paga për drejtuesit shqiptarë të kamionit arrin deri në 2,500euro, sa në Greqi

09:05 | 23/03/2026
Molotovë dhe përplasje me policinë, 14 të arrestuar pas protestës së opozitës
Aktualitet

Molotovë dhe përplasje me policinë, 14 të arrestuar pas protestës së opozitës

08:56 | 23/03/2026
Plan grabitjeje me armë ndaj furgonit me para, arrestohen 14 persona, mes tyre 3 shqiptarë
Aktualitet

Plan grabitjeje me armë ndaj furgonit me para, arrestohen 14 persona, mes tyre 3 shqiptarë

22:38 | 21/03/2026
Next Post
Siguria në Siri nuk po i intereson kujt

Siguria në Siri nuk po i intereson kujt

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi mes Universitetit “Kadri Zeka” dhe KKSH-së

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi mes Universitetit “Kadri Zeka” dhe KKSH-së

Vijojnë protestat kundër Platformës Shqiptare në Maqedoni, dita e 39-të

Vijojnë protestat kundër Platformës Shqiptare në Maqedoni, dita e 39-të







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Nuk gjenden punonjës, paga për drejtuesit shqiptarë të kamionit arrin deri në 2,500euro, sa në Greqi
Analizë

Nuk gjenden punonjës, paga për drejtuesit shqiptarë të kamionit arrin deri në 2,500euro, sa në Greqi

by mirseda
09:05 | 23/03/2026
0

Për shkak të mosfunksionimit të skemës për punonjës të huaj, pasi shumë prej tyre e përdorin Shqipërinë...

Molotovë dhe përplasje me policinë, 14 të arrestuar pas protestës së opozitës

Molotovë dhe përplasje me policinë, 14 të arrestuar pas protestës së opozitës

08:56 | 23/03/2026
Plan grabitjeje me armë ndaj furgonit me para, arrestohen 14 persona, mes tyre 3 shqiptarë

Plan grabitjeje me armë ndaj furgonit me para, arrestohen 14 persona, mes tyre 3 shqiptarë

22:38 | 21/03/2026
Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

22:36 | 21/03/2026
E rëndë në Kosovë/ 49-vjeçari ekzekutohet me armë nga i vëllai, arrestohet autori

E rëndë në Kosovë/ 49-vjeçari ekzekutohet me armë nga i vëllai, arrestohet autori

22:34 | 21/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com