Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Qeveria po bie, i ka vdekur propaganda

7 vjet ago
in Të Gjitha
Për të mos u humbur/ Rama bërtet para kamerës: Nuk jam drogaxhi, nuk kam vjedhur

Nga Andi Bushati/Historia e viteve të fundit na ka dhënë një mësim: qeveritë fillojnë e shkërmoqen, kur i del boja propagandës.

Fatos Nano nuk rikuperoi më kurrë në publik, pasi kamerat e një televizioni grek e filmuan duke harbuar me shpurën e tij në një buzuk të Athinës, ndërkohë që vendi ishte i zhytur në zi kombëtare. Më kot makineria e pushtetit të tij u mundua ti fshehë ato pamje, më kot ish kryeministri u përpoq të thurte alibinë e një problemi shëndetësor. Mjaftoi një lidhje normale për botën e sotme, mes TV Klan të dikurshëm dhe homologut të tij grek, që lideri i rikthyer në pushtet në emër të katharsisit të politikës, të përbaltej për gjithmonë.

Sali Berisha e pësoi edhe më keq. Pasi urdhëroi të shtihej mbi turmën duke marrë katër jetë në 21 janar, ai s’la gur pa lëvizur për të fshehur krimin e tij. Me një idiotësi proverbiale u krijuan legjenda sikur viktimat ishin qëlluar nga afër, me thika me helm dhe pistoleta çadra, madje u shfaqën edhe video të manipuluara që e demostronin këtë.

Por, mjaftuan pamjet tronditëse të gardistit që qëlloi drejt e në mish, të transmetuara me guxim nga Artan Hoxha në News24, që i gjithë ky manipulim i ndyrë të bëhej shkrumb e hi në pak çaste.

Kjo dramë iu përsërit edhe Edi Ramës.

Në krizën më të thellë që ka pllakosur qeverinë e tij prej 5 vitesh, kur i ka dalë boja si një hajdut me çizme dhe kur me mijëra studentë kanë pushtuar rrugët, ai u mundua të prodhonte një shfaqe të madhe mashtruese. Ndërkohë që protestuesit e refuzojnë me përçmim, ai kërkoi të lërë përshtypjen se ata janë vetëm një grusht i vogël në masën e stërmadhe të 140 mijë studentëve shqiptarë. Për këtë u organizua spektakli i shëmtuar i Top Show. Për këtë ai shpiku identikitin e një manifestuesi të rremë duke veshur me kostumin e kundërshtarit, freshistët dhe zyrtarët e vet.

Çfarë boomerang-u!

Në rrjetet sociale, ata që ai kishte veshur si gjermanë, për ti shitur si partizanë, u demaskuan njëri pas tjetrit, me emër dhe mbiemër. Kulmi arriti kur njëri prej studentëve, doli nga skenari duke demaskuar gjithçka dhe duke e detyruar Ramën ti futej rolit të një kllouni banal (mos e humb videon poshtë).

Nuk duhej më tepër sesa kaq, për të kuptuar se kësaj qeverie nuk i ka mbetur më armë tjetër përpos mashtrimit dhe manipulimit. Por, nuk duhej më shumë as për marrë vesh se atyre u ka dalë boja. Se koha e propagandës ka shteruar.

Të treja historitë e mësipërme, krejt të ndryshme për nga lloji dhe simbolika, i përbashkon një fill i vetëm. Fati i kryeministrave që pas një kohe të gjatë e humbasin sensin e së vërtetës, zhyten në një botë virtuale të pompuar nga obortarët e nënshtruar dhe sahanlëpirësit që u sillen vërdallë dhe fillojnë të besojnë se realitetin e prodhojnë vetë.

Ato dëshmojnë gjithashtu se vjen një moment kur verbëria e pushtetit të bën që mos e kapësh më kohën që ecën përpara.

Fatos Nano besoi me naivitet, deri në fund, se një video e regjistruar në Greqi mund të mos mbërrinte asnjëherë në Shqipëri.

Sali Berisha edhe më keq, shpresoi me budallallëk se ai mund të manipulonte një krim aq të dukshëm, ndërkohë që ai ishte kryer përpara qindra kamerave.

Me këto shembuj ata treguan se ishin të sfazuar me periudhën që jetonin dhe kjo shënoi dhe fundet simbolike të pushteteve që mbartnin.

E njëjta gjë po i ndodh edhe Edi Ramës. Megjithëse hiqet si një mjeshtër i rrjeteve sociale dhe i komunikimit virtual, ai demostroi një symbylltësi të pashembullt duke dashur të shesë si protestues bythlërirësit e vet të paskrupullt, që u demaskuan sa hap e mbyll sytë në Facebook, Instagram, tek Lolita dhe dhjetëra faqe të tjera online.

Askush, ende as sot nuk mund ta rrokë, se si ai mendoi se mund t’ia hidhte me një marrëzi të tillë, aq fëmijërore. Askush nuk mund ta imagjinojë se ç’qe kjo verbëri që i shty sejmenët e tij të mos e shikonin mbretin lakuriq.

Racionalisht ato janë të pa shpjegueshme.

Po me sa duket ashtu sikurse ndodh me të gjitha pushtetet abuzive edhe këtij të radhës i ka ardhur ora e gafës së pashpjegueshme. E asaj pikës që derdh gotën. Koha e gabimit fatal.

Në rastin e Edi Ramës kjo ishte ngjarja që dëshmoi fundin e propagandës. Dhe kur kjo i ndodh një qeverisjeje që atë e ka si të vetmen armë mbijetese, kuptohet lehtë se ç’do të ndodhë më pas. Gjithçka tjetër është thjeshtë çështje date.

TË LIDHURA

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Next Post
Kosova shkëlqen, presidenti i UEFA-s takon kreun e FFK-së dhe i premton…

Kosova shkëlqen, presidenti i UEFA-s takon kreun e FFK-së dhe i premton...

Procedimi i studentëve/ Ja dokumetet që vërtetojnë gënjeshtrat e ministrit Lleshaj

Procedimi i studentëve/ Ja dokumetet që vërtetojnë gënjeshtrat e ministrit Lleshaj

Arsyet pse Rama nuk po dorëzohet para studentëve

Arsyet pse Rama nuk po dorëzohet para studentëve

JU REKOMANDOJMË

Çfarë po ndodh? Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën

Çfarë po ndodh? Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën

20:04 | 16/07/2025
“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

20:32 | 17/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025
Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

15:49 | 18/07/2025




TË FUNDIT

Vdekja nga duart e policëve/ Apeli rikthen çështjen e Agon Zejnullahut në Gjykatën Themelore
Aktualitet

Vdekja nga duart e policëve/ Apeli rikthen çështjen e Agon Zejnullahut në Gjykatën Themelore

by mirseda
18:33 | 21/07/2025
0

Gjykata e Apelit ka anuluar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë- Dega në Lipjan, e cila më...

Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

16:45 | 21/07/2025
Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

20:43 | 19/07/2025
Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

19:49 | 19/07/2025
Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare

E rëndë në Shëngjin/ Ra në kontakt me rrymën elektrike dhe u rrëzua nga skela, humb jetën 32-vjeçari

18:44 | 19/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com