Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Qeveria ndalon me ligj koncesionet që u bënë simbol i saj

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Qeveria ndalon me ligj koncesionet që u bënë simbol i saj

Një projektligj i dërguar në parlament paralajmëron heqjen e mundësisë ligjore për “koncesione të pakërkuara” nga 1 korriku 2019, duke anuluar në këtë mënyrë mekanizmin ligjor më kontrovers të përdorur nga vetë qeveria përgjatë viteve të fundit. 

Projektligji me iniciativë nga Ministria e Financave thotë se qeveria nuk do të ketë më të drejtë ligjore të pranojë “propozime të pakërkuara” për koncesione të llojit të atyre që aktualisht i mundësuan të njëjtës qeveri të nënshkruajë mbi 1 miliardë euro kontrata ndërsa relacioni shoqërues shpjegon se ndryshimi ka ardhur si pasojë e “rekomandimeve” nga institucionet ndërkombëtare, të tilla si Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore.

“Ky projektligj përcakton shprehimisht që pas datës 1 korrik 2019 nuk do të jetë më e mundur të propozohen nga sektori privat projekte koncesioni/PPP, në formën e propozimit të pakërkuar për ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e rrugëve nacionale me rëndësi të veçantë”, shkruhet në relacionin e publikuar në faqen në internet të Kuvendit të Shqipërisë.

“Referuar rekomandimeve të institucioneve të ndryshme ndërkombëtare, si FMN, Banka Botërore, SIGMA-OECD dhe duke marrë shkas se tendenca e shteteve ndërkombëtare gjatë viteve të fundit është ajo e reduktimit të propozimeve të pakërkuara kemi propozuar kufizimin e së drejtës së identifikimit e të zhvillimit të propozimeve të projekteve të koncesionit/PPP, nëpërmjet propozimeve të pakërkuara nga sektori privat,” thuhet në relacion.

“Me anë të këtij projektligji është propozuar që nga data 1 korrik 2019 të lejohen propozimet e pakërkuara vetëm për realizimin e punimeve dhe/ose ofrimin e shërbimeve në porte, aeroporte, për prodhimin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike, energjisë për ngrohje dhe shpërndarjen e gazit natyror,” vijon më tej argumentimi i Ministrisë së Financave.

Qeveria aktuale është kritikuar në Shqipëri dhe jashtë saj për një mori kontratash koncesionare me vlera të konsiderueshme, të cilat janë realizuar ose me ligje të veçanta që shmangin konkurrencën dhe përcaktojnë paraprakisht fituesin, ose përmes “propozimeve të pakërkuara”, të cilat në praktikë eliminojnë konkurrencën dhe përcaktojnë me vendim qeverie një avantazh të pathyeshëm për propozuesin, duke e bërë garën pasuese thjeshtë formalitet.

Institucione të ndryshme, përfshirë Fondin Monetar Ndërkombëtar, Departamentin e Shtetit të SHBA apo Komisionin Europian kanë ngritur pikëpyetje të mëdha mbi format ekstraligjore të ndjekura nga qeveria aktuale për negocimin e kontratave koncesionare në kurriz të taksapaguesve.

Kështu, sipas FMN, “kuadri i punës së qeverisë për përzgjedhjen dhe priorizimin e projekteve të investimit, si dhe për vlerësimin e kostove dhe rreziqeve fiskale, mbetet i pamjaftueshëm,” dhe fondi pati kërkuar në fillim të vitit 2018 ndalimin e dhënies së koncesioneve të reja.

Sipas Departamentit të Shtetit, “përdorimi në rritje i kontratave të partneriteteve publike dhe private ka ngushtuar mundësitë për konkurrencë, përfshirë nga investitorët e huaj, në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë.”

Komisioni Europian detyroi qeverinë shtatorin e kaluar të heqë dorë nga ligji fillestar që parashikonte negocim privat me kompaninë Fusha sh.p.k për ndërtimin e një teatri kombëtar në shkëmbim të zhvillimit të një pjese të tokës publike të zënë nga ndërtesat ekzistuese të teatrit, për shkak se ligji sillte kufizim të konkurrencës.

Qeveria njoftoi të hënën më 21 janar tërheqjen nga faza e negocimit për kontratën më të madhe koncesionare të saj, atë për segmentin rrugor Thumanë-Kashar me distancë 21 kilometra dhe me kosto të përgjithshme prej 435 milionë eurosh, pa dhënë shpjegime për shkaqet që sollën anulimin.

BIRN

TË LIDHURA

Kallëzohet në SPAK 27-vjeçari në Lushnjë
Aktualitet

Kallëzohet në SPAK 27-vjeçari në Lushnjë

10:15 | 12/05/2025
“Vota elektronike për Vorën dhe njësinë 10 duhej të shpallej” Spiropali
Politikë

“Vota elektronike për Vorën dhe njësinë 10 duhej të shpallej” Spiropali

10:11 | 12/05/2025
Rezultatet deri në orën 8:00, ja si ndahen mandatet deri tani
Politikë

Përfundon numërimi në Fushë-Arrëz, fiton PD-ASHM

10:00 | 12/05/2025
Next Post
Soreca: Integrimi në BE? Punoni, mos e merrni të mirëqenë vendimin e qershorit

Soreca: Integrimi në BE? Punoni, mos e merrni të mirëqenë vendimin e qershorit

FOTO/ Fshehu 155 kg drogë në kamion, arrestohet shoferi shqiptar

FOTO/ Fshehu 155 kg drogë në kamion, arrestohet shoferi shqiptar

Balluku me dorë të ‘hekurt’, shkarkon drejtorin e Portit të Durrësit

Balluku me dorë të ‘hekurt’, shkarkon drejtorin e Portit të Durrësit

JU REKOMANDOJMË

Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

11:17 | 08/05/2025
Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

16:54 | 06/05/2025
“E tërhoqi vajzën nga flokët – Partneri i Genta Gjalpit habit me vendimin!”

“E tërhoqi vajzën nga flokët – Partneri i Genta Gjalpit habit me vendimin!”

22:17 | 06/05/2025
“Driloni nuk përmbahet më – shpërthen me deklaratë të fortë kundër Sarës”

“Driloni nuk përmbahet më – shpërthen me deklaratë të fortë kundër Sarës”

17:54 | 07/05/2025




TË FUNDIT

Kallëzohet në SPAK 27-vjeçari në Lushnjë
Aktualitet

Kallëzohet në SPAK 27-vjeçari në Lushnjë

by mirseda
10:15 | 12/05/2025
0

Një 27-vjeçar nga Lushnja, nënkryetar i një subjekti politik lokal, është kallëzuar në SPAK, pasi akuzohet se...

“Vota elektronike për Vorën dhe njësinë 10 duhej të shpallej” Spiropali

“Vota elektronike për Vorën dhe njësinë 10 duhej të shpallej” Spiropali

10:11 | 12/05/2025
Rezultatet deri në orën 8:00, ja si ndahen mandatet deri tani

Përfundon numërimi në Fushë-Arrëz, fiton PD-ASHM

10:00 | 12/05/2025
Garë e ngushtë PS-PD nga votat e diasporës

Garë e ngushtë PS-PD nga votat e diasporës

08:51 | 12/05/2025
Finalja e Madhe/ Egnatia dhe Vllaznia përballen sot për titullin kampion

Finalja e Madhe/ Egnatia dhe Vllaznia përballen sot për titullin kampion

08:48 | 12/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com