Një punonjës i Gardës së Republikës është gjetur i pajetë në makinë rreth orës 9:30 të mëngjesit të kësaj të shtune, me një plumb në kokë në garnizonin e Gardës, brenda garazhit të caktuar për mjetet e Ministrisë së Brendshme.
31-vjeçari Shkëlzen Qordja, me detyrë funksionale shofer i ministrit të Brendshëm, është konstatuar nga punonjës të Gardës, ndërsa nga dyshimet e para mendohet të ketë qëlluar mbi veten. Arsyet nuk dihen ende, ndërsa burime thanë se në makinë është gjetur edhe një pistoletë.
Lidhur me këtë ngjarje të rëndë ka reagur edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili në rrjetin e tij social “Facebook”, shkruan:
Fillon qerimi i hesapeve midis familjeve mafioze te pushtetit!
Ekzekutim mafioz i shoferit te familjes mafioze Xhafa.
Mediat japin njoftimin qe vijon me poshte!Per te vdekurit ka vetem ngushellime per familjen dhe une ngushelloj familjen e viktimes!
Natyrisht nje pyetje kerkon pergjigje, te cilen mjerisht duket se do ta marre me vete viktima.
Kush e eleminoi Shoferin e familjes mafioze Xhafaj??
Habilajt, per gjemben qe u beri Goni/Gerondi dhe vella Fatziu minister?
apo kjo vrasje mafioze ka lidhje me ngarkesen e narkoeurove te Taulant Yaris/Gjura/Hoxha/Jashari??? sbMediat japin kete lajm te shkurter:
“Gjendet i qëlluar me plumb në kokë, shoferi i Fatmir Xhafajt
Një punonjës i Gardës së Republikës është gjetur i vdekur, i qëlluar me një plumb në kokë.
Burimet thanë se bëhet fjalë për shoferin e Fatmir Xhafajt, i cili është gjetur i pajetë në garazhin e tij.”