Tre shqiptarë bien në prangat e policisë italiane në zonën e Raguzës, pasi u kapën me një sasi prej 50 kg hashash dhe 1 kg kokainë.
Mediat italiane raportojnë se shqiptarët e arrestuar janë, Pandeli Prifti, 40 vjeç, Luzim Ndreu, 38 vjeç dhe Kujtim Rapushi, 37 vjeç.
Droga ishte fshehur në një shtëpi në Vittoria. Qentë anti-droge gjatë patrullimit të zonave të jashtme pranë vilës, kanë zbuluar gjithashtu praninë e drogës brenda një automjeti të parkuar.
Sipas policisë së Raguzës, droga e kapur kishte vlerën e 600 mijë euro. Ndërsa një nga personat e arrestuar ishte shpallur në kërkim edhe për krime të tjera të kryer në Romë.
Po ashtu njëri prej të arrestuarve lëvizte me kartë identiteti greke të falsifikuar.