Vijon protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit. Ata kanë kërkuar të plotësohet 8 pikat që i kanë paraqitur ministres Nikolla, ndërsa tashmë kanë ndezur qirinj dhe vijojnë qëndrimin në rrugë.
Ashtu si dje, sot një tjetër banore ka sjellë ushqime për ta. Jo vetëm kaq, por teksa ka shpërndarë ushqimet e sjella, ajo u ka thënë studentëve që janë nga rrethet se mund ta kalojën natën në shtëpinë e saj nëse s’kanë ku qëndrojnë.
Ministrja Nikolla ka kërkuar të dialogojë dhe të ulet me një grup përfaqësues të studentëve, por këta të fundit insistojnë se nuk ka dialog mes palëve në rast se nuk plotësohen kërkesat e tyre.