Arrestohet një 39-vjeçar për veprat penale “Kanosje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municionit luftarak”. Sekuestrohet një armë zjarri “pistoletë”.
Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.3, arrestuan në flagrancë shtetasin B. B., 39 vjeç.
Ky shtetas në rrugën “Zydi Herri”, pas një konflikti ka kanosur tre shtetas duke qëlluar në ajër me armë zjarri “pistoletë”, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.