Një burrë me origjinë shqiptare është qëlluar me armë zjarri, natën e shkuar, dhe rrezikon seriozisht jetën në lagjen “Arena” në Tuluzë të Francës.
Ai ndodhet në spitalin Purpan. Sipas mediave franceze, burri rreth të 40-ve është qëlluar me një plumb të vetëm në pjesën e kokës.
Gjendja e tij shëndetësore konsiderohet shumë e rëndë, ndërsa burri u gjet nga zjarrfikësit rreth orës 1:30 minuta të mëngjesit të sotëm, në stacionin e metrosë. Prokuroria e Tuluzës (Toulouse) ka nisur hetimet për të zbuluar rrethanat e sakta të ngjarjes, ndërsa deri më tani, asnjë person nuk është arrestuar.