Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

… që shqiptarët të mos vr*sin më Jonadat e tyre!

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
… që shqiptarët të mos vr*sin më Jonadat e tyre!

Nga: Lorenc Vangjeli

Jonada e Vogël nuk do ta mësojë kurrë më se ka një mallkim të frikshëm që i ndjek shqiptarët brez mbas brezi. Atë që e fitojnë në luftë e humbasin në paqe. Triumfojnë në beteja epike, me gjak pafund dhe sakrifica që nuk u duket fundi, por humbasin kur duhet ta bëjnë më mirë kombin në paqe. Historia duket se ka rrjedhur në dhjetra dëshmi që vërtetojnë pezmin dramatik të një prej mendjeve më të mencura e kontraverse të këtij vendi, që thoshte se armiku më i keq i shqiptarëve janë vetë shqiptarët.

Në këtë pikë epike, shqiptarët janë unikë. Gjetkë, edhe tek fqinjët, është ndryshe. Krejtësisht ndryshe. Për shembull, studioja e Opinionit në Serbi: Përballë Fevziut nga Beogradi që mundohet të verë rend e rradhë në sherr, opozitarët akuzojnë me gishta në sy presidentin e tyre Alekandër Vucic se është bërë argat i Tiranës.

Argatë dhe të shitur tek Edi Rama janë edhe kryeministrja Ana Brnabic dhe ministri i brendshëm Aleksandër Vulin. Kurse për Ivica Dacic, serbin e lindur në Prizren, nuk do të kishte asnjë dyshim se është vetëm një argat i vogël e pa dobi i Prishtinës. Në një rast të tillë, askush nga argatët e supozuar nuk do të gjykohej si i tillë, por vetë akuzatorët do të konsideroheshin të lajthitur. Sepse akuza është qesharake.

Në Tiranë kjo është një histori që përmendet shpesh, por në kah të kundërt. Argat dhe vasal i Beogradit është Edi Rama me gjithë shokët e tij. Një pakicë e thjeshtë, gjithmonë e më e rrudhur nga Shqipëria, kryesisht ai grup militantësh ulërirës që shohin gomerë fluturues kur ata i shenjon si të tillë idhulli i tyre politik, e besojnë pa mëdyshje se në simbiozën me heronj e tradhëtarë, Rama dhe të tijtë kanë zgjedhur pamëdyshje tradhëtinë për hise vetjake.

Edhe mes socialistëve të Ramës janë të shumtë ata që besojnë në stigmën që ndëshkon me damkën e të shiturit në Beograd e gjetkë të gjithë kundërshtarëve të tyre duke nisur me Doktorin dhe duke mos sosur me Ilirin, që qoftë njëri, qoftë tjetri shohin reciprokisht tek Rama jo kundërshtarin që duhet mundur, por armikun që do shkulur. Nga gjithë rrokopuja, ngulmi e zulma me bojë e katran që hidhet portal më portal e ekran më ekran, është gati e pamundur të mos i zihet besë edhe njërës palë, edhe tjetrës.

Piedestalet e rreme të moralit pa cen, ku besojnë se qëndrojnë opozitat shqiptare, nuk i bën predikimet e socialistëve dje dhe demokratëve sot, të vërteta absolute Bible dhe Kurani. Ato janë thjesht dhe vetëm pjesë e një skeme që mendohet e dobishme për rikthim në pushtet, por mjafton vetëm një detaj për të të vërtetuar të kundërtën e saj dhe nevojën lebetitëse që shqiptarët në Tiranë e Prishtinë, të paktën për probleme të veçanta, të mos sillen si armiq me njëri-tjetrin. Sepse ashtu vetëm vrasin njëri-tjetrin.

Vendimi legjitim i qeverisë së Republikës së Kosovës për nisjen nga një gushti të zbatimit të reciprocitetit me Serbinë, për targat dhe letërnjoftimet, solli sërish atmosferë luftë në kufi. Barrikadimet në veri dhe lëvizjet kërcënuese të ushtrisë serbe dhe deklarimet politike që nxisin konflikt nga Beogradi, në Tiranë u panë me një gjakftohësi të habitshme. Njëlloj sikur të mos kishte ndodhur asgjë dhe sikur lufta politike në Tiranë të ishte kreu dhe fundi i gjithë botës. Duke harruar se një luftë reale, në kufinjtë më lindorë të Evropës, e ka vënë gjithë kontinentin në rrezikun më të madh që nga Lufta e Dytë Botërore. Gjithashtu duke mos kujtuar se Ballkani është hallka më e dobët në sistemin global të sigurisë për BE-në.

Qeveria ka bërë të vetën, por askujt në qeveri dhe as Ramës vetë, Doktorit dhe Ilirit jo e jo, nuk i ka shkuar në mend që duhet të bëhen bashkë, qoftë dhe në një tryezë informale dhe qoftë edhe për të diskutuar se çfarë duhet bërë. Kaq e thellë është urrejtja reciproke në Tiranë, sa në opozitë ekziston bindja se kyci i suksesit të tyre është vetëm dështimi i qeverisë. Pavarësisht çmimit që mund të paguajë nga klima e tensionit Jonada, shoqëria apo gjithë kombi.

Ballkani është një nga çelësat modestë për të kuptuar edhe të nesërmen e Tiranës.

Ballkani i hapur është një paradhomë e BE-së, që kalon mbi mendjet e kyçyra në urrejtje. Ndaj as Edi Rama nuk e ka vëlla Vuçiçin sic mëtojnë t’ja adaptojnë në certifikatë në Tiranë dhe as Vuçiçi nuk ka shans të jetë vasal dhe argat i tij. Albin Kurti është zgjedhja e vetme e Edi Ramës, ashtu sic Vuçiçi sheh si zgjidhje të tij të parë serbët e veriut të Kosovës apo Putinin e vetmuar tashmë edhe pse avionët e NATO-s mund të jenë brenda pak orësh sërish mbi Ballkan, si në 99-ën.

Në këto orë të trazuara, me Albin Kurtin dhe Edi Ramën duhet të jetë edhe Doktori, edhe Iliri. Vetëm kjo mënyrë të bëri politikë nuk i relativizon historitë që prodhon papushim politika në vend, shumë më tepër nga sa mund të tresë edhe vetë stomaku i saj i trazuar në Tiranë. Vetëm kjo mënyrë sjelljeje, pa marrë parasysh emrat vetjakë të protagonistëve që besojnë reciprokisht se nuk janë kursesi njëlloj me njëri-tjetrin, do të krijonte më shumë shanse që Jonada e Vogël që nuk e lanë të bëhet grua dhe të tjerë nesër, të mos humbin jetën aq barbarisht, njëlloj sikur t’jua rrëmbente armiku.

Kjo është ndoshta mënyra e vetme – në Tiranë mund ta quajnë utopi – për të prishur qoftë dhe një herë mallkimin që i sheh shqiptarët armiq me njëri-tjetrin. Vetëm kështu në Beograd mund të shtohet një tjetër ditë feste, kur ata sipas traditës, të festojnë si fitore, humbjen e tyre të rradhës. Sepse tamam atëherë, duke u ndarë me pjesë të miteve të tyre të rreme, mite me djepe të vjetër dhe maternitete të rinj, serbët do të fitonin mbi veten gjithashtu. /abcnews.al

 

Tags: HimareJonadalorenc vangjelitragjedia

TË LIDHURA

Zvicra ngre alarmin: Importin e kok**nës në Europë e kontrollon mafia shqiptare, financohet nga mafia italiane
Editorial - Opinione

Zvicra ngre alarmin: Importin e kok**nës në Europë e kontrollon mafia shqiptare, financohet nga mafia italiane

08:53 | 26/05/2025
💸 Pse rrogat rriten në letra, por varfëria rritet në realitet?
Analizë

💸 Pse rrogat rriten në letra, por varfëria rritet në realitet?

22:32 | 19/05/2025
Beteja për çlirimin e demokracisë sapo ka filluar,shprehet:Ardi Stefa
Editorial - Opinione

Beteja për çlirimin e demokracisë sapo ka filluar,shprehet:Ardi Stefa

22:17 | 17/05/2025
Next Post
Selena Gomez dëshiron të largohet nga industria e aktrimit për t’u bërë nënë

Selena Gomez dëshiron të largohet nga industria e aktrimit për t'u bërë nënë

Binjakët e parë të bashkuar që janë ndarë, zbulojnë lidhjen pothuajse të mbinatyrshme

Binjakët e parë të bashkuar që janë ndarë, zbulojnë lidhjen pothuajse të mbinatyrshme

Inteligjenca britanike zbulon çfarë pritet të ndodhë në Ukrainë

Inteligjenca britanike zbulon çfarë pritet të ndodhë në Ukrainë

JU REKOMANDOJMË

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:18 | 27/05/2025
”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

22:15 | 23/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

16:04 | 22/05/2025




TË FUNDIT

Livia flet për dashurinë: A është kjo një mesazh për Mevlanin?
Showbizz

Livia flet për dashurinë: A është kjo një mesazh për Mevlanin?

by mirseda
22:48 | 28/05/2025
0

Ish-banorja e ‘Big Brother VIP Albania’, Livia Bungu ka qenë në qendër të vëmendjes në rrjetet sociale...

I biri sheh fantazmë në shtëpi, Paris Hilton kërkon ndihmë në rrjete sociale

I biri sheh fantazmë në shtëpi, Paris Hilton kërkon ndihmë në rrjete sociale

22:44 | 28/05/2025
Ish-deputeti publikon videon nga poligoni i qitjes: Dhe pastaj më thonë ‘pse i bie në kokë’?!

Ish-deputeti publikon videon nga poligoni i qitjes: Dhe pastaj më thonë ‘pse i bie në kokë’?!

22:30 | 28/05/2025
Qeveria merr vendimin për organizimin e policëve vullnetarë, ja sa orë në ditë mund të punojnë këta efektivë

Qeveria merr vendimin për organizimin e policëve vullnetarë, ja sa orë në ditë mund të punojnë këta efektivë

22:20 | 28/05/2025
Kiara dhe Luizi prindër për herë të dytë? Moderatorja flet pa ‘doreza’, ja çfarë thotë

Kiara dhe Luizi prindër për herë të dytë? Moderatorja flet pa ‘doreza’, ja çfarë thotë

22:16 | 28/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com