Dy shtetas të huaj, një gjerman dhe një çek janë arrestuar në doganën e Qafë-Thanës. Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë shoqëruesja e njërit prej tyre, një vajzë 18-vjeçare, pasi në mjetet me të cilat udhëtonin policia gjeti 4,5 gr kanabis dhe 6 gr lëndë e dyshuar narkotike resin (çokollatë).
Janë vënë në pranga shtetasit; Petr Porada, 35 vjeç, banues në Pragë-Çeki dhe Claus Benten, 50 vjeç, banues në Osnabruck-Gjermani. E proceduara në gjendje të lirë është T.G, 18 vjeçe, banuese në Pragë-Çeki, që udhëtonte me Petr Porada në momentin që policia i kapi me drogë në makinë.
SI U KAPËN CEKËT DHE GJERMANI
Më datë 21.07.2017, në dalje të Republikës së Shqipërisë, është paraqitur shtetasi çek Petr Porada i cili udhëtonte me mjetin tip“Skoda” me targa 6A23403 me pasagjere shtetasen T.G. Gjithashtu edhe shtetasi gjerman Claus Benten, i cili udhëtonte me mjetin tip “Toyota” me targa OSC909. Destinacioni i të tre shtetasve ishte Maqedonia.
Gjatë kontrollit të detajuar që shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me Doganën kanë ushtruar ndaj tyre dhe ndaj mjeteve me të cilat udhëtonin, konkretisht në çantat personale të tyre iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: • 2,6 gr lëndë e dyshuar si Cannabis Sativa, shtetasit çek. • 6 gr lëndë e dyshuar narkotike si resin (çokollatë) dhe 1,9 gr lëndë e dyshuar si Cannabis Sativa, shtetasit gjerman.
Veprimet proceduriale të dy rasteve u kryhen nga Sektori për Narkotikët e Trafikun e Paligjshëm në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.