Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Putin po kërcënon Perëndimin përmes vrasjeve  

8 vjet ago
in Të Gjitha
Putin po kërcënon Perëndimin përmes vrasjeve  

Nga Boris Johnson, “The Washington Post”/Në Britani ekziston një traditë, sipas të cilës çdo qytet me një katedrale bëhet një qytet. Salisbury e fitoi këtë titull gati 800 vjet më parë – falë katedrales madhështore që dominon ende në rrugët e tij.

Kështu, ju mund të imagjinoni ndjenjën e revoltës në Britani, ndaj faktit sesi një qytet i qetë mesjetar, ka përjetuar përdorimin e parë të një agjenti nervor në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Ndërsa po shkruaj, objektivi kryesor, Sergei Skripal dhe vajza e tij, Julia, ndodhen që të dy në gjendje kritike për jetën. Një punonjës i policisë që u shkoi në ndihmë, është gjithashtu në spital. Dhjetëra të tjerë kërkuan trajtim mjekësor, thjesht sepse ishin afër kur u lëshua substanca.

Ishte thjesht një fat, që nuk u dëmtuan më shumë njerëz. Autorët qartazi nuk deshën t’ia dinin sesa jetë të pafajshme po rrezikonin. Ajo që më është fiksuar në mendje, është indiferenca  dhe ligësia e madhe e këtij sulmi.

Ekspertët tanë, e kanë identifikuar armën e përdorur në Salisbury më 4 mars, si një agjent nervor të gjeneratës së katërt të njohur si Novichok, i projektuar për të shkaktuar dëme të mëdha në sistemin nervor qendror të njeriut, për t’i shkaktuar një vdekje të ngadaltë.

Shkencëtarët rusë, e zhvilluan Novichok duke filluar që nga vitet 1970. Sot, vetëm Rusia kombinon një rekord të vrasjeve të sponsorizuara nga shteti, me një motiv të bërë publik për përpjekjen për të vrarë Skripal, dhe stoqet e agjentëve nervorë Novichok.

Të hënën e kaluar, thirra ambasadorin rus në Londër, dhe i dhashë qeverisë së tij 36 orë për të na informuar nëse ndonjëra prej këtyre rezervave mungonte në inventar.

Më vjen keq të them se afati përfundoi, pa asnjë përgjigje nga Kremlini. Qeveria britanike ka nxjerrë të vetmin përfundim të besueshëm: Shteti rus ka tentuar vrasjen e një njeriu në një qytet britanik, duke përdorur një agjent nervor vdekjeprurës, të ndaluar sipas Konventës për Armët Kimike.

Të mërkurën, kryeministrja Theresa May, njoftoi dëbimin më të madh të diplomatëve rusë nga Britania gjatë 30 viteve të fundit, duke dëbuar 23 oficerë të padeklaruar të inteligjencës ruse.

Qeveria do të marrë tani një sërë masash për të mbrojtur Britaninë nga shtetet armiqësore, dhe për të çmontuar rrjetin rus të spiunazhit në vendin tonë.

Por kjo çështje shkon përtej një mosmarrëveshjeje dypalëshe. Nëse shteti rus është i përgatitur të përdorë një arme të ndaluar në një qytet britanik, atëherë Kremlini është i gatshëm të veprojë pa asnjë lloj kufizimi. E vërteta e hidhur, është se ajo që ndodhi në Salisbury, mund të kishte ndodhur kudo.

Unë e interpretoj këtë incident si pjesë e një modeli të sjelljes së pamatur nga ana e presidentit Vladimir Putin. 

Filli i përbashkët që bashkon helmimin në Salisbury me aneksimin e Krimesë, sulmet kibernetike në Ukrainë, sulmin kibernetik ndaj parlamentit gjerman dhe ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vendeve të tjera, është sfida e pamatur e Kremlinit ndaj rregullave thelbësore ndërkombëtare.

Më domethënësja nga të gjitha, Rusia ka bërë përpjekje të mëdha për të fshehur përdorimin e armëve kimike nga regjimi i presidentit sirian Bashar Al-Asad.

Tetorin e kaluar, një hetim ndërkombëtar arriti në përfundimin se forcat e Asadit, kishin përdorur agjentin nervor sarin kundër qytetit Khan Sheikun në prillin e 2017-ës.

Megjithatë, në vend që të dënonte Asadin, Moska e mori në mbrojtje duke vënë veton ndaj nisjes së një hetimi të ri ndërkombëtar, dhe duke detyruar mbylljen e saj.

Sa e lehtë bëhet për një shtet përdorimi i armëve kimike, kur qeveria e tij tashmë ka toleruar dhe ka tentuar të fshehë përdorimin e tyre nga të tjerët?

Unë do të nxjerr një lidhje mes kënaqësisë së Putinit ndaj mizorive të Asadit në Siri, dhe vullnetit të qartë të shtetit rus për të përdorur një armë kimike në tokën britanike. Ka një arsye për zgjedhjen e Novichok.

Në krenarinë e saj ruse, agjenti nervor u dërgon një sinjal të gjithë atyre, që mund të mendojnë ta kundërshtojnë sot Rusinë për represionin e saj të përshkallëzuar.

Mesazhi është i qartë: Ne do t’iu gjejmë, do t’iu kapim, do t’iu vrasim – dhe megjithëse do t’i mohojmë me përbuzje akuzat, bota do të dijë përtej dyshimit se ishte Rusia që e bëri atë.

Si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Rusia ka një detyrim të veçantë për të respektuar rregullat e sjelljes së mirë ndërkombëtare.

Kur bën të kundërtën dhe i shkel këto rregulla, Kremlini kërcënon vetë arkitekturën e sigurisë globale. 

Të gjitha vendet përgjegjëse, ndajnë detyrimin për të marrë një qëndrim parimor kundër kësaj sjelljeje. Masat kundërthënëse të njoftuara nga kryeministrja, nuk janë vetëm për sulmin në Salisbury.

Britania po përpiqet të mbështesë rregullat, mbi të cilat varet siguria e çdo vendi. Unë shpresoj dhe besoj se miqtë tanë do të qëndrojnë pranë nesh.

Shënim: Boris Johnson, është Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe.

PËRSHTATI TIRANA TODAY

Tags: kercenonPerëndiminputinvrasjeve

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Pse ka ngecur propaganda e Rilindjes?

Tahiri nën hetim të trefishtë, Bylykbashi: Marku të hapë dosje për shitblerjen e votës në Tiranë

Rama nis taksimin e pronës në ditën e gënjeshtrës, ja qytetet me faturën më të lartë

Rama nis taksimin e pronës në ditën e gënjeshtrës, ja qytetet me faturën më të lartë

Standardi i zgjedhjeve në Shqipëri më i dobët se në vendet e Afrikës dhe Azisë

Standardi i zgjedhjeve në Shqipëri më i dobët se në vendet e Afrikës dhe Azisë







JU REKOMANDOJMË

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026
Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

Trump: SHBA pezullon sulmet ndaj Iranit pas bisedimeve “produktive”

12:17 | 23/03/2026
Rrëzimi i avionit në Nju Jork/ Gjendet e gjallë një stjuardesë, ishte lidhur në sedilje

Rrëzimi i avionit në Nju Jork/ Gjendet e gjallë një stjuardesë, ishte lidhur në sedilje

21:46 | 23/03/2026




TË FUNDIT

Prokuroria e Tiranës çon në gjyq disa persona, mes tyre administratorin e kompanisë TIBO
Aktualitet

Prokuroria e Tiranës çon në gjyq disa persona, mes tyre administratorin e kompanisë TIBO

by mirseda
12:52 | 27/03/2026
0

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për disa persona dhe 5 shoqëri, të cilat akuzohen për mashtrim,...

Ngrica dhe acar! Reshje intensive bore në Llogara, probleme me qarkullimin e mjeteve

Ngrica dhe acar! Reshje intensive bore në Llogara, probleme me qarkullimin e mjeteve

12:23 | 27/03/2026
Urdhër-arrest për drogë, aktorja turke kthehet dhe përballet me drejtësinë

Urdhër-arrest për drogë, aktorja turke kthehet dhe përballet me drejtësinë

12:08 | 27/03/2026
“Jemi të pafajshëm!”/ Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin për Belerin dhe bashkëpunëtorin

“Jemi të pafajshëm!”/ Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin për Belerin dhe bashkëpunëtorin

12:05 | 27/03/2026
Ibrahimaj: Do monitorohen edhe çmimet e shportës, masa deri në stabilizim

Ibrahimaj: Do monitorohen edhe çmimet e shportës, masa deri në stabilizim

11:49 | 27/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com