Vladimir Frolov, “Moscow Times”/Duke pasur parasysh paqëndrueshmërinë e marrëdhënieve SHBA-Rusi, takimi i presidentëve Putin dhe Trump në samitin e G20-ës, qe i destinuar të ishte i suksesshëm. E si mund të ishte ndryshe? Me një pritshmëri të ulët, çdo gjë tjetër përveç ndonjë zënke presidenciale, do të interpretohej si një zgjidhje diplomatike.
Por, ndërsa ka ende probleme të mëdha në këtë raport, është e rëndësishme të shihen rezultate e prekshme të takimit, të matura nga thellësia dhe gjerësia e çështjeve të mbuluara. Nga këto parametra, takimi presidencial rezultoi një zhgënjim.
Takimi bëri të qartë se për sa pak gjëra bien dakord të dy liderët. Trump dhe Putin qenë të ngulitur në pozicionet e tyre. Asnjëri nuk ishte i përgatitur për të shqyrtuar kompromise serioze. Ishte diçka jo realiste të pritej që takimi i parë, do të prodhonte një vizion strategjik për të ardhmen e marrëdhënieve dypalëshe.
Por, Putin dhe Trump, mund të ketë shpallur një kornizë për diskutimet e vazhdueshme, më e afërmja gjatë samitit vjetor të APEC-ut në muajin nëntor.
Zhvillimi i vetëm pozitiv, është një armëpushim lokal në një front dytësor të luftës
në jug-perëndim të Sirisë. Por, edhe kjo marrëveshje, varet nga vullneti i mirë e aktorëve që nuk janë palë në të, duke përfshirë presidentin sirian Bashar Asad dhe Iranin. Të dy ka të ngjarë të shkelin çdo që ajo shkon kundër interesave të tyre.
Presidenti Putin përshëndeti armëpushimin si një hap të madh përpara, por disa hapa të tjera në bisedimet e paqes të ndërmjetësuara brenda vitit të kaluar, nuk zgjatën më shumë se një muaj. S’ka pasur përparim në Ukrainë. Moska është e etur ta shesë emërimin e një të dërguari të posaçëm amerikan në Ukrainë, si një hap të madh përpara.
Për Rusinë, kjo sinjalizon pranimin se Ukraina është një çështje që duhet të vendoset mes Moskës dhe Uashingtonit. Në realitet, emërimi nuk është një mjet për të vendosur fatin e Ukrainës pas shpinës së saj. Dhe i dërguari i ri amerikan, Kurt Volker, është një skifter në raport me ndërhyrjen ruse në Ukrainë.
Ka pasur zero progres në Korenë e Veriut. Moska dhe Kina, duan që të dyja që Shtetet e Bashkuara të pranojnë një Kore të Veriut bërthamore, të aftë për të frenuar sulmet amerikane. Për Rusinë, programet bërthamore dhe raketore të Phenianit, janë një lloj kontrolli mbi fuqinë globale amerikane.
Uashingtoni ka dy opsione të mbetura për frenimin e Koresë së Veriut – ndërtimin e sistemit të mbrojtjes raketore në Azi, dhe vendosjen e sanksioneve mbi kompanitë që bëjnë biznes me vendin komunist. Por Moska është e përqendruar në zvarritjen e të dyjave.
Së fundmi, ka një bllokim në çështjet dypalëshe, duke përfshirë ndërhyrjen ruse në zgjedhjet amerikane, sigurinë diplomatike dhe sanksionet. Nuk pati asnjë angazhim mbi Traktatin New Start që skadon në 2021, apo përpjekjet për të shpëtuar Traktatin INF, si një gur themeli për sigurinë evropiane.
Putin ka fituar një element të rëndësishëm: Trump sinjalizoi se është i etur të harrojë konfliktin mbi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale, pa e detyruar Moskën të paguajë ndonjë çmim të madh.
Por, Ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov, mund ta ketë zmadhuar reagimin e Trump, duke thënë se presidenti amerikan pranoi garancinë e Putinit se Kremlini nuk u përzje në zgjedhjet presidenciale.
Komentet e Lavrov nuk do të priten mirë as në Kongresin Amerikan, dhe kjo mund ta nxisë këtë të fundit të miratojë sanksione të reja për ndërhyrjen ruse. Propozimi për të krijuar një grup pune për sigurinë kibernetike, është një mënyrë e mirë për ta adresuar këtë çështje problematike, por ajo nuk do të mund të zhdukë plotësisht mundësinë e sulmeve të ngjashme.
Putini humbi ndërkohë një element të fortë poshtërues për Trump. Ai nuk arriti të sigurojë shkonfiskimin e pronave diplomatike ruse, të njohura gjithashtu si daça. Me sa duket, Trump nuk ndjeu se Putini i dha terren të mjaftueshëm për ndërhyrjen e Rusisë dhe sigurinë diplomatike. Ai ishte një takim i dy kundërshtarëve strategjikë, të cilët mezi gjetën një mënyrë për të biseduar mbi dallimet e tyre – ky është një “sukses” që të dyja palët janë të etura për ta shitur për audiencat e tyre të brendshme.
Por, dialogu dhe diskutimet, nuk janë qëllimet e politikës. Ato janë një mjet për gjetjen e zgjidhjeve. Dhe ato kërkojnë kompromise të dhimbshme mbi interesat thelbësore, për të cilën asnjëra palë nuk është gati.
Duke shkuar përpara, marrëdhënia do të mbetet kundërvënëse. Moska mund të moderojë mesazhin e saj në media. Ajo mund të ndalojë së akuzuari SHBA-në për bashkëfajësi me terroristët në Siri.
Por në thelb, rendi i ditës do të mbetet i diskutueshëm. Progresi i vërtetë, do të kërkojë rregullime serioze të politikave, ose tërheqje mbi çështje të tilla si Ukraina dhe Koreja e Veriut.
Përshtati për Tirana Today, Alket Goce