Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Pushteti vendor braktis bibliotekat, gjithçka në mëshirë të fatit

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Pushteti vendor braktis bibliotekat, gjithçka në mëshirë të fatit

Shtëpia e librit në vendin tonë është degraduar ndër vite. Bibliotekat anembanë vendit janë lënë në mëshirë të fatit me godina të amortizuara, me libra të vjetër, me lagështirë dhe pa asnjë titull të ri të shtuar. Të lëna në varësi të pushtetit vendor, me shumë pak fonde në dispozicion, ofrojnë vetëm libra të vjetër, gjë që ka sjellë që gjithnjë e më pak lexues t’u drejtohen. Këtë e vërteton edhe studimi më i fundit i INSTAT, ku nxjerr që lexueshmëria në Shqipëri është në nivele katastrofike, ku 1 milion shqiptarë nuk kanë lexuar asnjëherë asnjë libër.

“Fiks Fare” bëri një vëzhgim në disa qytete për të parë nga afër gjendjen e këtyre bibliotekave. Thuajse të gjitha bibliotekat në vend vuajnë për mungesë fondesh, kanë tituj librash shumë të vakët dhe ambiente të amortizuara. Braktisjes nuk i ka shpëtuar as Biblioteka Kombëtare.

Biblioteka e Durrësit “në dyluftim” me kabllot elektrikë

Kjo bibliotekë është hapur për të parën herë në 1945 dhe në vitin 2018 është në po të njëjtat ambiente. Mes lagështirës, fondi i kësaj biblioteke që dikur ishte 5000 tituj, sot ka arritur 270 mijë, në po të njëjtën sipërfaqe e në kushte edhe më të degraduara. Ajo që vihet re në këtë bibliotekë është se nga momenti në moment ajo mund të përfshihet nga flakët, për shkak se sistemi elektrik i ka të gjitha kabllot jashtë.

Biblioteka e Pogradecit, 8 vite pa një libër të ri

Biblioteka e qytetit të Pogradecit “Mitrush Kuteli” nuk mbetet pas përsa i përket degradimit. Aktualisht, uji pikon nga të gjitha anët, ngrohje nuk ka, librat janë të lagur dhe të dëmtuar. Duke qenë se këto 8 vitet e fundit nuk është blerë asnjë titull i ri dhe librat ekzistues janë dëmtuar prej ujit, fondi i librave në këtë bibliotekë është zvogëluar jashtëzakonisht shumë, duke bërë që ajo të ketë më pak libra se bibliotekat e 3 shekujve më parë.

Biblioteka e Vlorës noton në ujë

E themeluar më 1946, me rreth 50 mijë ekzemplarë titujsh, biblioteka e Vlorës “Shevqet Musaraj”, pas vitit 1997 është shkatërruar pothuajse plotësisht. Nga 120 mijë ekzemplarë librash, revistash dhe koleksionesh ajo është katandisur sot në 23 mijë.

Gjatë 30 viteve të fundit biblioteka e Vlorës ka lëvizur në disa godina. Në vitin 2000, atë e zhvendosën në dy katet e poshtëm të një pallati me pesë kate në lagjen “28 nëntori” të qytetit të Vlorës, ku gjendet edhe sot. Këto mjedise u përshtatën për salla biblioteke, por për vetë pozicionin që ka, biblioteka është përmbytur disa herë gjatë viteve të fundit me pasojë humbjen e 5000 titujve. Përgjegjësi i bibliotekës sqaron për “Fiks Fare” se fondi që bashkia u ka vënë në dispozicion për blerjen e librave të rinj varion nga 1 deri në 3 milion lekë, fond i pamjaftueshëm. Madje nga buxheti i vogël, libërlidhësja bën njëkohësisht edhe sanitaren.

Por, nën ujë përfundoi edhe Biblioteka Kombëtare ku planet e librave të varur në tela për t’u tharë u bënë virale në rrjetet sociale. Edhe pse një bibliotekë me fonde edhe më të mëdha se të tjerat prapë nuk u kursye nga reshjet e shiut, si pasojë e amortizimit të godinës. “Fiks Fare” këmbënguli disa herë që të mund të xhironte brenda ambienteve të BKSH-së, por kjo nuk i është lejuar. Me një përgjigje me shkrim BKSH shkruan se gjendja aktuale mbetet kritike.

TË LIDHURA

Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Edi Rama
Politikë

Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Edi Rama

22:37 | 22/01/2026
EMRAT/ Zyrtarë të institucioneve në grupin e WhatsApp për materialet e hakeruara në SPAK
Aktualitet

EMRAT/ Zyrtarë të institucioneve në grupin e WhatsApp për materialet e hakeruara në SPAK

22:06 | 22/01/2026
Buzhala: Familja Kastrati po i bën Shqipërisë dhe shqiptarëve një nder të jashtëzakonshëm
Aktualitet

Buzhala: Familja Kastrati po i bën Shqipërisë dhe shqiptarëve një nder të jashtëzakonshëm

21:31 | 22/01/2026
Next Post
Kosova shënon dhe dy supergola me Zenelin e Rrahmanin (Video)

Kosova shënon dhe dy supergola me Zenelin e Rrahmanin (Video)

Vetingu në politikë/ Vasili: Njeriu më i sinqertë është Rama!

Vasili: Rama i kapur prej gryke, del hapur kundër SHBA-ve për Tahirin

Panucci i qeshur pas fitores, ka dhe një mesazh enigmatik për Dukën

Panucci i qeshur pas fitores, ka dhe një mesazh enigmatik për Dukën







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026




TË FUNDIT

Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Edi Rama
Politikë

Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Edi Rama

by mirseda
22:37 | 22/01/2026
0

Ivanka Trump, vajza e presidentit Donald Trump, pas qëndrimit prej ditës së djeshme në Vlorë për të...

EMRAT/ Zyrtarë të institucioneve në grupin e WhatsApp për materialet e hakeruara në SPAK

EMRAT/ Zyrtarë të institucioneve në grupin e WhatsApp për materialet e hakeruara në SPAK

22:06 | 22/01/2026
Buzhala: Familja Kastrati po i bën Shqipërisë dhe shqiptarëve një nder të jashtëzakonshëm

Buzhala: Familja Kastrati po i bën Shqipërisë dhe shqiptarëve një nder të jashtëzakonshëm

21:31 | 22/01/2026
Royal Haskoning DHV pjesë e tenderit të Portit të Ri të Durrësit, NATO dhe BE kundër

Royal Haskoning DHV pjesë e tenderit të Portit të Ri të Durrësit, NATO dhe BE kundër

20:50 | 22/01/2026
Për herë të parë pas një shekulli, liturgjia dhe bekimi i ujit në shqip në Maqedoninë e Veriut

Për herë të parë pas një shekulli, liturgjia dhe bekimi i ujit në shqip në Maqedoninë e Veriut

19:47 | 22/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com