Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Puhie Demaku përmes një postimi në facebook, ka bërë të ditur se do të largohet nga Lëvizja Vetëvendosje.
“Pas zhvillimeve te fundit ne skenën politike ne vendin tone, kam analizuar ne hollesi angazhimin tim ne jetën publike dhe dua te ju njoftoj se për arsye krejtësisht personale, do ta pauzoj angazhimin tim te drejtpërdrejtë ne politike”, ka thënë Puhie Demaku.
Ndër të tjera ajo ka thënë se 6 vite në Lëvizjen Vetëvendosje kanë qenë një rrugëtim i jashtëzakonshëm.
Puhie Demaku, është deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë nga zgjedhjet e 2014-së, dhe deri më tani ka ushtruar disa profesione si: Zëvendës Instruktore për Politika Ndërkombëtare dhe Shkenca Politike në Universitetin e Marylend, Këshilltare e Zëvendës Kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe për një kohë ka punuar gjithashtu edhe për organizatën Amerikane USAID.