Qeveria e Surinamit ka vendosur anulimin e njohjes së shtetit të Kosovës.
Ishte ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç ai që gjatë një konference njoftoi vendimin e autoriteteve të Surinamit për “tërheqjen e njohjes” së pavarësisë së Kosovës.
Mediet serbe kanë publikuar edhe dokumentin, i cili përmban revokim të njohjes së pavarësisë së Kosovës, e cila kishte ndodhur në korrik të vitit 2016.
Nga ana tjetër, Ministria e Jashtme e Kosovës ka mohuar anulimin e njohjes nga Surinami, madje shprehen se “tërheqja e njohjes” as që ekziston si koncept në të drejtën ndërkombëtare.
“Tërheqja e njohjes nuk ekziston si koncept në të drejtën ndërkombëtare. Pra është shpifje”, ka thënë Zyberaj, këshilltar i ministrit të Jashtëm Behgjet Pacolli.
Në notën diplomatike që Misioni Diplomatik i Surinamit i ka dërguar Misionit Diplomatik të Serbisë shkruhet se ky mision “ka nderin t’ia përcjellë vendimin e Qeverisë së Republikës së Surinamit për revokimin e njohjes së Kosovës e Metohisë si një shtet i pavarur”, dhe se për këtë vendim është njoftuar edhe MPJ e Kosovës.
Surinami e ka njohur pavarësinë e Kosovës më 8 qershor, 2016.