Paris Saint-Germain njihet për çmenduritë që bën në merkato, pasi në atë verore bëri dy transferimet më të shtrenjta në histori. Duke transferuar Neymar për një vlere rekord 222 milion euro dhe Mbappe për 180 milion euro. Por duket se sheiku i parisienëve nuk do të ndalet me kaq dhe këtë herë sytë i ka kthyer nga mesfushori i Lazios, Sergej Milinkoviç-Saviç.
Gjiganti parisien është i gatshëm të paguajnë 170 milionë euro për të nënshkruar mesfushorin e Lazios Sergej Milinkoviç-Saviç, raporton Corriere dello Sport. Milinkoviç-Saviç ka zhvilluar një sezon mbresëlënës për Lazion, dhe tashmë ka tërhequr interes nga rivalët e Premier League, Chelsea, Manchester City dhe Manchester United, së bashku me Barcelonën. 22-vjeçari ka insistuar se është i lumtur në Lazio, por PSG mund të provojë si me lojtarin ashtu edhe klubin e Serie A me një ofertë të madhe.