Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Pse ushtarakët francezë po kthehen kundër Emanuel Makronit?

5 vjet ago
in Bota, Kryesore
Franca drejt rihapjes në 11 maj, Macron bën paralajmërimin e fortë

Nga Gavin Mortimer “The Spectator”

Emanuel Makron ishte të dielën në Strasburg, ku mbajti një fjalim në Konferencën mbi të Ardhmen e Evropës. Kjo është një temë që i pëlqen shumë presidentit të Francës:duke folur për utopinë, për të cilën ai beson ende se mund të arrihet nga Bashkimi Evropian.

Ai ndihet i rëndësishëm dhe i plotfuqishëm, dhe gjendet mes njerëzve që ndajnë të njëjtat ide me të,sikurse është DavidSasoli presidenti i parlamentit Evropian, i cili deklaroi:“Kjo konferencë është për qytetarët e zakonshëm. Evropa nuk është vetëm për elitat, dhe as nuk u përket vetëm atyre”.

Ekziston një ngjashmëri me Toni Blerin në përkushtimin qenësor të Makron ndaj BE-së, dhe nuk do të jetë aspak befasi nëse presidenti francez do të arrijë atë që nuk e bëri ish-kryeministrit britanik,që një ditë të bëhet Presidenti i Evropës.

Sigurisht, që për të do të ishte një jetë më e lehtë sesa drejtimi i Francës. Por atmosfera e konferencës të së dielës u prish disi pasi u publikua një tjetër letër e hapur drejtuar kreut të shtetit nga ushtria franceze.

Vetëm 2 javë më parë revista konservatore “ValeursActuelles”, botoi një letër të nënshkruar nga qindra ushtarakë në pension, të cilët e paralajmëronin presidentin Makron se nëse nuk merren masa urgjente vendi rrezikon të zhytet në një luftë civile.

Ketë herë ishte radha e më shumë se 2.000 ushtarëve në shërbim aktiv të shprehnin tronditjen e tyre për atë që ata e konsiderojnë si shkatërrimin e Francës. Fjalët e tyre do të kenë shokuar dhe shqetësuar jo pak zyrtarët nëpër korridoret e Elizesë.

Zhan–Lyk Melensho, lideri i ekstremit të majtë të partisëFrance Insoumise, ka shprehur zemërimin e tij, duke premtuar se nëse vjen në pushtet ai do ta“spastrojë” ushtrinë nga këta kryengritës.

Marinë Lë Pen shprehu sërish “respekt” për ushtrinë, duke deklaruar “besimin” e saj tek ata në një intervistë televizive dhënë të dielën në mbrëmje. Lë Pen shtoi se “problemi me Makronin në krye të vendit, është se pasiguria tani dominon kudo në Francë”.

Në fakt, në këtë pikë edhe mbështetësi më i patundur i Makron do ta mbështeste Lë Pen. Vetëm javën e fundit një polic u qëllua për vdekje nga një person i dyshuar si trafikant droge në Avinjon, teksa pati trazira në Luin dhe Frejus, dhe në Distriktin 19 të Parisit, bandat rivale të drogës shkëmbyen zjarr kundra njëra-tjetrës me mortaja të prodhuara në mënyrë artizanale mbrëmjen e së hënës.

Një grup banorësh të zonës postuan në internet pamjet e shpërthimit dhe akuzuan të indinjuar Makron dhe Ana Hidalgon, kryebashkiaken e Parisit, për braktisjen e zonës në mëshirë të bandave të drogës. “Ju duhet të veproni, dhe shumë shpejt madje”-shpreheshin ata në postimin e tyre.

Ky është në fakt edhe mesazhi i letrës së fundit drejtuar Makron nga ushtria e tij. Por fakti

që nënshkruesit fillestarë të letrës janë mesa duket burra dhe gra në shërbim aktiv në ushtrinë franceze, do të alarmojë jo pak qeverinë.

Duke folur për shërbimin e tyre ndaj Francës në Mali, Afganistan dhe gjetkë, ku disa ishin dëshmitarë të vdekjes së shokëve të vrarë në aksion, ata lëshojnë një akuzë tepër të rëndë kundër presidentit të tyre:“Ata e kanë sakrifikuar jetën e tyre për të shkatërruar Islamizmin radikal, ndaj të cilit ju keni bërë lëshime në atdheun tonë”.

Shumë nga burrat dhe gratë që e nënshkruan letrën, kanë marrë pjesë në operacionin “Sentinel”, kur trupat e ushtrisë u vendosën në Paris në janarin e vitit 2015 pas masakrës

së kryer në zyrat e revistës satirike “Charlie Hebdo”, dhe për shkak të kësaj ata thonë se kemi parë me sytë tanë getot e braktisura… ku Franca nuk ka asnjë domethënie, përveçseështë një objekt sarkazme, përbuzje apo urrejtje”.

Kjo letër, ashtu si e para, ngre shqetësimin për gjendjen e Francës, që sipas tyre është copëtuar nga konfliktet e brendshmes. “Nëse shpërthen një luftë civile, ushtria do të ruajë rendin në truallin e vet … lufta civile po shpërthen në Francë dhe ju e dini mirë këtë gjë”- shkruajnë ushtarakët.

Letra përfundon duke i kërkuar Makron dhe qeverisë së tij që të veprojnë, në vend se të synojnë të fitojnë pikë politike apo të luajnë me “emocion mbi komandën”: “Ne nuk po flasim për zgjatjen e mandateve tuaja apo pushtimin e të tjerëve. Por po flasim për mbijetesën e vendit tonë, mbijetesën e vendit tuaj”.

Macron e trashëgoi këtë sfidë madhore nga paraardhësit e tij, të cilët për dekada me

radhë mbyllën sytë përballë “territoreve të humbura”në brendinë e qyteteve, me gjithë paralajmërimet e përsëritura për të vepruar.

Megjithatë tani dhuna është përhapur shumë, dhe urrejtja është thelluar, e ndihmuar dhe nxitur nga mediat sociale dhe politika e identitetit. Emanuel Makron ka bërë më shumë se

sa çdo president tjetër për të tentuar dhe luftuar ekstremistët, por duket se kjo nuk është e mjaftueshme.

“A mund ta shpëtojë ushtria Francën?”ishte titulli kryesor në kopertinën e revistës “Valeurs Actuelles” në numrin e kësaj jave. Një numër njerëzish në rritje në Francë besojnë se Makron nuk mundet, dhe se ushtria mund të jetë shpresa e tyre e fundit.

burimi: https://www.spectator.co.uk/article/why-french-soldiers-are-moving-against-macron

Përshtatur për Tirana Today

Tags: Emanuel MacronFranceUshtaraket franceze

TË LIDHURA

Tenderi i AKSHI-t/ Garë formale, “Infosoft” përfiton 800 mijë euro falë tërheqjes së rivalëve
Aktualitet

Tenderi i AKSHI-t/ Garë formale, “Infosoft” përfiton 800 mijë euro falë tërheqjes së rivalëve

23:19 | 13/11/2025
Forcat amerikane godasin anijen me trafikantë droge në Karaibe, 4 të vrarë, asnjë i mbijetuar
Bota

Forcat amerikane godasin anijen me trafikantë droge në Karaibe, 4 të vrarë, asnjë i mbijetuar

22:53 | 13/11/2025
Tragjike në Stamboll/ Vdesin dy fëmijë, u helmuan me ushqim
Bota

Tragjike në Stamboll/ Vdesin dy fëmijë, u helmuan me ushqim

22:08 | 13/11/2025
Next Post
Kinema / Nëse po kërkoni një film Tirana Today jep rekomandimin për sot

Si u ndërtua Hollivudi, kryeqendra e kinemasë botërore

Jep dorëheqjen zv. Drejtori i Policisë së Tiranës

Tiranë / Vetëdorëzohet autori i dyshuar i vras*es dhe njëri nga shokët

SHBA-të sanksione të reja kundër Rusisë, dëbojnë 10 diplomatë

Biden: Moska mban përgjegjësi për sulmin ndaj tubacionit







JU REKOMANDOJMË

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

16:19 | 05/11/2025
TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

09:54 | 11/11/2025
Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

14:27 | 07/11/2025
Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025




TË FUNDIT

Tenderi i AKSHI-t/ Garë formale, “Infosoft” përfiton 800 mijë euro falë tërheqjes së rivalëve
Aktualitet

Tenderi i AKSHI-t/ Garë formale, “Infosoft” përfiton 800 mijë euro falë tërheqjes së rivalëve

by mirseda
23:19 | 13/11/2025
0

Imagjinojnë se tre atletë përgatiten për një garë të rëndësishme vrapimi. Për fituesin është një premio shumë...

Forcat amerikane godasin anijen me trafikantë droge në Karaibe, 4 të vrarë, asnjë i mbijetuar

Forcat amerikane godasin anijen me trafikantë droge në Karaibe, 4 të vrarë, asnjë i mbijetuar

22:53 | 13/11/2025
Tragjike në Stamboll/ Vdesin dy fëmijë, u helmuan me ushqim

Tragjike në Stamboll/ Vdesin dy fëmijë, u helmuan me ushqim

22:08 | 13/11/2025
E gjetur e vdekur në lumin Shkumbin, viktima është një 55-vjeçare e larguar nga një qendër sociale

E gjetur e vdekur në lumin Shkumbin, viktima është një 55-vjeçare e larguar nga një qendër sociale

21:52 | 13/11/2025
Poloni, prokurorët kërkojnë paraburgim për ish-ministrin e Drejtësisë

Poloni, prokurorët kërkojnë paraburgim për ish-ministrin e Drejtësisë

21:38 | 13/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com