Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Pse shkruajnë shkrimtarët? Ja arsyet që jep George Orwell

9 vjet ago
in Kryesore, Kultura, Të Gjitha
Pse shkruajnë shkrimtarët? Ja arsyet që jep George Orwell

Kush e di se sa herë një shkrimtari i është kërkuar të shpjegojë pse filloi të shkruajë. Dhe kush e di sa herë ju ka qëlluar të lexoni përgjigje të ndryshme ndaj kësaj pyetje. Tani lexoni atë që thotë George Orwell. Babai i kryeveprave si “Ferma e Kafshëve” dhe “1984”, i cili botoi në vitin 1946 një ese të shkurtër me titull ”Pse shkruaj”, në të cilën u përpoq t’i përgjigjej saktësisht kësaj pyetje.

Eseja fillon me rindërtimin fëmijërisë së shkrimtarit, në përpjekjen e tij për të shpjeguar se si përvojat e fëmijërisë e kanë nxituar të shkruajë, duke i përshkruar ato si mikro-trauma thelbësore për të drejtuar cilindo shkrimtar.

Këtë e shpjegon më mirë vetë Orwell: Po jap të gjitha informacionet bazike, pasi nuk mendoj se mund të vlerësohen motivet e një shkrimtari, pa njohur diçka nga zhvillimi i tij i hershëm. Tema që zgjedh, do të përcaktohet nga epoka në të cilën ai jeton- kjo është edhe më e vërtetë në kohërat e trazuara dhe revolucionare si e jona aktualisht – por para se të fillojë të shkruajnë, do të ketë fituar një qasje emocionale, ndaj së cilës nuk mund të largohet asnjëherë plotësisht.

Është padyshim detyra e vet të disiplinojë temperamentin e tij, dhe të shmangë ngecjen në një fazë papjekurie, në një lloj gjendje shpirtërore perverse, por nëse largohet tërësisht nga ndikimet e tij të hershme, do të ketë vrarë impulsin e tij për të shkruar .

Duke lënë mënjanë nevojën për të fituar jetesën e përditshme, unë mendoj se ekzistojnë 4 arsye për të shkruar, sidomos për të shkruar në prozë. Ekzistojnë nivele të ndryshme tek çdo shkrimtar, dhe tek cilido shkrimtar, proporcionet mund të ndryshojnë me kalimin e kohës, në varësi të atmosferës në të cilën ai jeton.

Dhe ja se cilat janë 4 arsyet që nxitën Orwell-in të shkruajë, dhe që përfaqësojnë sipas tij motivet që shtyjnë nga pak të gjithë shkrimtarët:

  1. Egoizmi i pastër

Dëshira për t’u dukur i zgjuar, për të qenë në qendër të diskutimeve, për t’u mbajtur mend pas vdekjes, për të pasur mirënjohjen e duhur nga të rriturit që të snobonin dikur kur ishit fëmijë; Është hipokrite të pretendosh se kjo nuk është një arsye e vlefshme, dhe gjithashtu një nga më të fortat.

Shkrimtarëve e ndajnë këtë karakteristikë me shkencëtarët, artistët, politikanët, avokatët, ushtarët, biznesmenët e suksesshëm – me pak fjalë, me të gjithë shtresën superiore të njerëzimit. Masa e madhe e qenieve njerëzore nuk është kaq egoiste.

Pas tridhjetë vjetësh (pak a shumë), braktisin thuajse tërësisht kuptimin e të qenit individë, dhe jetojnë kryesisht për të tjerët, ose janë thjesht të mbytur nga pesha e punës së rëndë që kryejnë. Por ekziston edhe një pakicë njerëzish të talentuar dhe kokëfortë, që janë të vendosur për ta jetuar jetën e tyre deri në fund, dhe shkrimtarët i përkasin kësaj kategorie. Më duhet të pranoj se shkrimtarët seriozë, janë në përgjithësi më vanitozë dhe egocentrikë se sa gazetarët, edhe pse më pak të interesuar ndaj parave.

  1. Entuziazmi estetik

Perceptimi i bukurisë në botën e jashtme, ose ana tjetër e fjalëve dhe përdorimi i tyre i drejtë. Kënaqësia mbi mënyrën përmes së cilit një tingull ka ndikim tek një tjetër, për qëndrueshmërinë e nje prozë të mire, apo për ritmin e një historie të mirë.

Dëshira për të ndarë një përvojë, të cilën ju mendoni se është e vlefshme dhe s’duhet humbur. Motivimi estetik, është shumë i brishtë tek shumë shkrimtarë, por edhe një eseist apo një shkrimtar manualesh, do të ketë fjalët e tij të preferuara që e motivojnë për arsye jo të dobishme, apo ka ndjenja të përziera për tipografinë, gjerësinë e rreshtave etj. Duke u ngjitur mbi nivelin e një guide hekurudhore, asnjë libër është imun ndaj konsideratave estetike.

  1. Impulsi historik

Të duash t’i shohësh gjërat ashtu si janë, të gjesh fakte reale, dhe t’ia përcjellësh ato brezave.

  1. Qëllime politike

Termi “politike”, përdoret në kuptimin më të gjerë të mundshëm. Dëshira për ta shtyrë botën drejt një drejtimi të caktuar, për të ndryshuar idenë e njerëzve në lidhje me llojin e shoqërisë për të cilën duhet luftuar. Sërish, asnjë libër nuk është vërtet i lirë nga paragjykimet politike. Mendimi që arti s’duhet të ketë të bëjë aspak me politikën, është në vetvete një qëndrim politik.

Dhe në fund Orwell e përfundon esenë e tij me një deklaratë që ka të ngjarë të mbetet në mendjet e shumë shkrimtarëve: Të shkruarit nuk është një punë serioze. Ai është një gëzim dhe një festë. Ju duhet të argëtoheni teksa e kryeni atë. Shpërfillini shkrimtarët që thonë, “Oh, Zoti im, çfarë fjale? Oh, Jezu Krisht … “Tani, në djall shkoftë e gjitha! Kjo nuk është një punë. Nëse është një punë, ndalo dhe bëj diçka tjetër.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: egoizmi i pasterentuziazmi estetikGeorge Orwellshkrimtaretshkruajne

TË LIDHURA

Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja
Aktualitet

Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

22:58 | 18/04/2026
Ke qenë ushtari im”/ Fundi i miqësisë mes Mirit dhe Rogertit? Banorët përplasen ashpër në finale
Aktualitet

Ke qenë ushtari im”/ Fundi i miqësisë mes Mirit dhe Rogertit? Banorët përplasen ashpër në finale

22:09 | 18/04/2026
Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane
Të Gjitha

Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane

21:59 | 18/04/2026
Next Post
Dritan Ylli kërcënon ministrin e Drejtësisë: Bardhi do të japë llogari për të gjitha shkeljet e ligjit

Dritan Ylli kërcënon ministrin e Drejtësisë: Bardhi do të japë llogari për të gjitha shkeljet e ligjit

Simbolet e fushatës elektorale, Fuga: Ja pse Rama përdor trëndafilin dhe dy gishtat e PD-së  

Simbolet e fushatës elektorale, Fuga: Ja pse Rama përdor trëndafilin dhe dy gishtat e PD-së  

Meta: Rama mbushi vendin me drogë; është fotokopje e Berishës së parë

Meta: Rama mbushi vendin me drogë; është fotokopje e Berishës së parë







JU REKOMANDOJMË

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

21:54 | 18/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026




TË FUNDIT

Surprizat nuk kanë fund/ Mesazhe emocionuese për Ledion Liçon nga nëna dhe fëmijët e tij
Showbizz

Surprizat nuk kanë fund/ Mesazhe emocionuese për Ledion Liçon nga nëna dhe fëmijët e tij

by mirseda
01:12 | 19/04/2026
0

Surprizat në këtë finale nuk ishin vetëm për banorët, por edhe për moderatorin Ledion Liço. Ai u...

“Shpresoj që familja ime të jetë krenare”/ Rogerti në lot, finalisti surprizohet nga ish-banorët

“Shpresoj që familja ime të jetë krenare”/ Rogerti në lot, finalisti surprizohet nga ish-banorët

00:52 | 19/04/2026
Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari pyeten nga Ledion Liço: A do ta zëvendësonit njëri-tjetrin?

Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari pyeten nga Ledion Liço: A do ta zëvendësonit njëri-tjetrin?

00:14 | 19/04/2026
Emocione për Selin, finalistja ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj

Emocione për Selin, finalistja ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj

23:51 | 18/04/2026
Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

22:58 | 18/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com