Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Pse Rusia s’mund të lejohet të drejtojë ndonjëherë Interpolin

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
Pse Rusia s’mund të lejohet të drejtojë ndonjëherë Interpolin

Nga Uilliam Brauder

Muajin e shkuar, gruaja e Meng Honguei, një shtetas kinez dhe drejtues i Interpolit, raportoi se burri i saj ishte zhdukur gjatë një udhëtimi në Kinë. Kaluan 3 ditë, para se qeveria kineze të pranonte arrestimin, dhe vënien e tij nën hetim. Pas kësaj, Interpoli mori një njoftim për dorëheqjen e Meng. Nëse e ka shkruar apo jo ai atë letër, kjo nuk dihet.

Të shtunën e kaluar, filluan të qarkullojnë lajmet se një zyrtar rus, është kandidati kryesor për të zëvendësuar Meng si kreut i Interpolit. Në fillim mendova se kjo duhet të jetë një shaka. Rusia ka dëshmuar disa nga tendencat më kriminale të çdo vendi në botë.

Agjentët e saj, përdorën një armë kimike ushtarake në një sulm në Salisbëri të Britanisë së Madhe. Raketat ruse vranë 298 njerëz të pafajshëm në Fluturimin MH17 mbi Ukrainë. Dhe operativët e Kremlinit, kanë ndërhyrë me zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropë.

Rusia nuk duhet të jetë as në listën e vendeve, që mund të ofrojnë një lider për Interpolin.

Këtë javë, asambleja e përgjithshme e Interpolit në Dubai, do të vendosë se kush do të bëhet presidenti i ardhshëm i Interpolit. Votimi do të mbahet të mërkurën, dhe zgjedhja është midis oficerit të ministrisë së Brendshme ruse Aleksandër Prokopçuk dhe presidentit aktual të përkohshëm të Interpolit, një koreano-jugor i quajtur Kim Jong Yang.

Askush nuk duhet ta shikojë një rus të ngritur në këtë post, por unë kam një interes të veçantë personal që kjo të mos ndodhë. Në vitin 2012, ia dola të loboja që qeveria amerikane të miratonte Aktin Magnitski, të quajtur sipas kolegut tim Sergei Magnitski, i cili u burgos nga autoritetet ruse pas ekspozimit të korrupsionit të nivelit të lartë, dhe vdiq në paraburgim pasi u rrah nga policia, dhe iu mohua kujdesi mjekësor.

Ky ligj, i lejon Shteteve të Bashkuara të ngrijnë asetet financiare, dhe të anulojnë vizat për abuzuesit rusë të të drejtave të njeriut. Që atëherë, presidenti rus Vladimir Putin ka nisur të hakmarret kundër meje. Kjo hakmarrje ka marrë një numër formash, përfshirë kërcënimet me vdekje dhe planet për të më akuzuar për shpërdorime të paligjshme.

Por një nga më të dëmshmet, ka qenë përpjekja e përsëritur e Moskës për keqpërdorimin e Interpolit, në përpjekje për të më arrestuar dhe ekstraduar sërish në Rusi, ku ata me siguri do të më torturojnë dhe do më vrasin. Moska, u përpoq fillimisht ta përdorë Interpolin për të më arrestuar në majin e vitit 2013, me një kërkesë për një Njoftim të Kuq.

Interpoli e hodhi poshtë këtë, duke deklaruar se kërkesa ruse shkelte kushtetutën e Interpolit, pasi ajo ishte dukshëm e motivuar politikisht. Disa muaj më vonë, rusët u përpoqën sërish të merrnin një “Njoftim të Kuq” për mua – dhe sërish u refuzua. Pas dy refuzimeve të qarta, dikush mund të mendonte se Rusia do të hiqte dorë nga përpjekja për të keqpërdorur Interpolin, me synimin për të më arrestuar mua.

Në vend të kësaj, rusët ndryshuan taktikat e tyre. Në tetor 2017, parlamenti kanadez miratoi njëzëri versionin e vet të Aktit Magnitski. Në kundërpërgjigje, qeveria e Putinit mu qep sqërish nga pas, duke përdorur diçka të quajtur “njoftim për shpërndarje” të Interpolit.

Ky ishte gjithashtu një urdhër arresti i Interpolit, por i një lloji që kërkonte shumë më pak mbikëqyrje sesa një “Njoftim i Kuq”. Sërish, ndërhyri Interpoli, duke e cilësuar atë politikisht të motivuar. Pastaj, në maj të këtij viti, unë u arrestova në Madrid. Gjendesha atje i ftuar nga një prokuror i lartë spanjoll, për të dhënë prova kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave, që po ndodhin në Spanjë dhe lidhur me rastin Magnitski.

U arrestova në hotelin tim nga Policia Kombëtare Spanjolle, dhe u lirova nga paraburgimi, vetëm pas ndërhyrjes së Interpolit. Në një reagim ndaj incidentit të Madridit, zyrtari më i lartë i zbatimit të ligjit në Rusi, Juri Çaika, tha gjatë një konferencë shtypi në Moskë:”Ne do të dyfishojmë përpjekjet tona për të sjellë këtu Bill Brauder …Ai nuk duhet ta bëjë gjumin e qetë natën!”.

Të hënën në mëngjes, qeveria ruse hodhi një hap më tej. Zyrtarët në Moskë, mbajtën një konferencë shtypi, në të cilën ata më akuzuan në mënyrë absurde se isha përgjegjës për vrasjen e vetë Sergei Magnitskit, dhe më përshkruan si udhëheqës të një “grupi kriminal ndërkombëtar”, që duhej shkatërruar.

Në total, Rusia është përpjekur të përdorë Interpolin 7 herë, për të më arrestuar. Nëse ka pasur ndonjë rast, se përse Rusia nuk duhet të ketë ndonjë autoritet tek Interpol, ai rast jam unë. Megjithatë nuk jam i vetmi. Rusia ka kërkuar burgimin e shumë personave të lidhur me Mikhail Khodorkovskin, ish-kreun e gjigantit rus të naftës Jukos, dhe një kritik i hapur i Putinit.

Ajo po përndjek përkrahësit e Alekseit Navalny, aktivistit rus kundër korrupsionit. Çdo javë unë marr nga një telefonatë, nga një viktimë e re e abuzimit të Rusisë me sistemin e Interpolit. Unë jam duke bashkëpunuar me avokatë dhe viktima të tjerë, mbi një nismë të re ligjore, për të aplikuar rregullat e Interpolit, dhe për ta pezulluar Rusinë nga përdorimi i sistemit Interpol. Abuzimi i tij serial, është i mirë-dokumentuar dhe i pamohueshëm.

Do të qe një skenar absurd dhe kafkian, nëse në vend se të pezullohet Rusia nga Interpol, ndonjë nga kolegët e Putinit të bëhet udhëheqës i njërit prej institucioneve më të rëndësishme të zbatimit të ligjit në botë. Interpoli, luan një rol vendimtar në ndjekjen dhe kapjen e të arratisurve në mbarë botën.

Të lejosh që Interpoli të komandohet nga një prej diktatorëve më kriminalë në planet, nuk i shërben interesave të askujt tjetër, përvecse Kremlinit. Të gjitha kombet demokratike dhe transparente, duhet të bëhen bashkë dhe të përdorin ndikimin e tyre, për të siguruar që Interpoli të mos kryejë vetëvrasje, duke u bërë efektivisht një krah i mafias ruse./Bota.al

 

Tags: interpolirusi

TË LIDHURA

Ambasadori i Ukrainës: Do ta bindim Hungarinë për anëtarësimin në BE
Bota

Ambasadori i Ukrainës: Do ta bindim Hungarinë për anëtarësimin në BE

09:34 | 26/06/2025
Shtëpia e Bardhë do të kufizojë informacionin e klasifikuar që ndahet me Kongresin
Bota

Shtëpia e Bardhë do të kufizojë informacionin e klasifikuar që ndahet me Kongresin

08:42 | 26/06/2025
Analiza / A ka përfunduar vërtetë lufta mes Izraelit dhe Iranit?
Analizë

Analiza / A ka përfunduar vërtetë lufta mes Izraelit dhe Iranit?

23:07 | 25/06/2025
Next Post
Paralajmërimi i studentëve: Politika të na qëndrojë larg (video)

Paralajmërimi i studentëve: Politika të na qëndrojë larg (video)

Skandal/Fitoi tenderin e ‘Unazës së Re’, kompania falsifikoi letrën e sekretarit amerikan

Unaza e Re/ Mashtrimi me tenderin, ARRSH pezullon ndërtimin e lotit të parë

Bizneset në Tiranë ulin qepenat, i bashkohen studentëve

Bizneset në Tiranë ulin qepenat, i bashkohen studentëve

JU REKOMANDOJMË

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

17:51 | 19/06/2025
Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025




TË FUNDIT

Will Smith bën simbolin e shqiponjës me futbollistin shqiptar
Kryesore

Will Smith bën simbolin e shqiponjës me futbollistin shqiptar

by mirseda
10:58 | 26/06/2025
0

Ikona e kinemasë botërore, Will Smith, është fotografuar së fundmi duke bërë simbolin shqiptar të shqiponjës me...

Hetimi i zgjedhjeve të 11 majit, Dumani: Kemi sekuestruar prova të rëndësishme

Hetimi i zgjedhjeve të 11 majit, Dumani: Kemi sekuestruar prova të rëndësishme

10:49 | 26/06/2025
Opozita kërkon zgjedhjen e Avokatit të Popullit, Balla: Ju kujtoj që duhen 84 vota, që nuk i keni!

Opozita kërkon zgjedhjen e Avokatit të Popullit, Balla: Ju kujtoj që duhen 84 vota, që nuk i keni!

10:46 | 26/06/2025
Përfshihet nga flakët makina në Tiranë, zjarrfikësja në vendngjarje

Përfshihet nga flakët makina në Tiranë, zjarrfikësja në vendngjarje

10:18 | 26/06/2025
Arrestohet shoferi që aksidentoi 3 të miturit me monopatinë në bulevar

Arrestohet shoferi që aksidentoi 3 të miturit me monopatinë në bulevar

10:06 | 26/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com