Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Pse ndryshimi i regjimeve diktatoriale është një strategji e dështuar

9 vjet ago
in Të Gjitha
Pse ndryshimi i regjimeve diktatoriale është një strategji e dështuar

Charles V. Pena 

Tashmë, elita e politikës së jashtme amerikane duhet të kuptojë se ndryshimi i regjimeve diktatoriale është një ide e keqe. Të tria rastet e fundit – Afganistani, Iraku, dhe Libia – janë larg modeleve të suksesit. Afganistani është tanimë lufta më e gjatë e vazhdueshme e Amerikës, dhe me asnjë zgjidhje në horizont. Iraku vjen menjëherë pas tij, si një tjetër shembull i marrëzisë së përpjekjes për t’i imponuar demokracinë e stilit perëndimor, një shoqërie fisnore me një ndarje sunito-shiite.

Për më tepër, rrëzimi i Sadam Huseinit krijoi një boshllëk, që në fillim i dha hov Al-Kaedës në Irak dhe pastaj Shtetit Islamik. Libia doli të jetë një version në miniaturë i Irakut. Një tjetër diktator u rrëzua, por edhe ish-presidenti, Barak Obama, u detyrua të pranojë se ndryshimi i regjimit “nuk funksionoi”.

Kjo na çon tek Siria, një mision i vazhdueshëm ushtarak që është ende në punë e sipër. Qartazi, administrata e Obamës – me kombinimin e armatosjes së fraksioneve rebelëve anti-Asad, dhe goditjeve ajrore – nuk qe në gjendje të rrëzonte regjimin në Damask. Një pikëpamje në mesin e elitës së politikës së jashtme, është se ne duhet të bashkëpunojmë me partnerët lokalë në Siri, porse “duhet të zgjedhim partnerët e duhur”. 

Pikërisht, këta partnerët e duhur nuk është plotësisht të qartë se kush janë, dhe të dhënat tona dëshmojnë se zgjedhja e partnerëve të duhur në Afganistan dhe Irak, u jep mendimtarëve racionalë, arsye të pushojnë. Në fakt, nuk mund të ketë asnjë partner të duhur, dhe mbetet e dyshimtë të mendohet se është e mundur t’i krijosh ata, sikurse kanë sugjeruar disa.

Problemi me ndryshimin e regjimit nuk është nëse, ne mund të përdorim forcën ushtarake për të rrëzuar një regjim. Ne, sigurisht, e bëmë këtë në Afganistan, Irak dhe Libi – në mënyra të ndryshme dhe me kosto të ndryshme. Por, ndryshimi i regjimit nuk është thjesht edhe vetëm heqja qafe e një regjimi. Ka të bëjë me zëvendësimin e tij me një qeveri të re, të krijuar sipas shëmbëlltyrës sonë.

Kjo nuk është një çështje taktikash – por një çështje strategjie. Ndryshimi i regjimit është një strategji e dështuar. Kritika kryesore kundër ndryshimit të regjimit, është se ne nuk angazhojmë mjaftueshëm burime – zakonisht ushtrinë e SHBA – apo nuk harxhojmë kohë për një stabilizim post-konfliktit dhe rindërtimin e një qeverie të re, ku demokracia do të lulëzojë.

Problemi i vërtetë është arroganca e politikëbërësve në Uashington, që mishërohet në besimin se ky lloj ndryshimi mund të vijë nga forcat e jashtme, përkatësisht nga forcat tona të armatosura. Ajo çfarë na mësojnë Afganistani, Iraku, Libia është se heqja qafe e diktatorëve, nuk do të thotë se çlirimi, dhe liria do t’i zëvendësojë ata automatikisht, dhe vendet do të lulëzojnë.

Minimimalisht, rezultati më i menjëhershëm është një vakum pushteti me fraksionet e ndryshme – me pamundësinë për të përcaktuar motivet – që konkurrojnë për pushtet. Dhe, në qoftë se ata shkojnë në zgjedhje, s’duhet të habitemi kur ata që u besojmë se kanë prirje demokratike, të bëjnë zgjedhje shumë të ndryshme nga ato që ne presim.

Jo vetëm që shpenzimet janë në mënyrë të konsiderueshme më të mëdha nga ato që parashikojnë ithtarët e ndryshimit të regjimit (e mbani mend kur nënsekretari i Mbrojtjes, Paul Wolfowitz, parashikoi se lufta në Irak, në një farë pike do të vetëfinancohej?), por edhe rezultatet rrallë përputhen me parashikimet. Gjithashtu, ia vlen të kujtohet se ISIS-i është një produkt i ndryshimit të regjimit – një fakt që shpesh u shpëton ithtarëve të ndërhyrjeve ushtarake.

Rrëzimi i Sadam Huseinit në Irak, krijoi kushtet që i dhanë hov Al-Kaedës, e cila nga ana tjetër u shndërrua në ISIS. Përmbysja e regjimit të Damaskut, ka po aq të ngjarë të rezultojë në një vakum destabiliteti, që do të mbushet nga ISIS apo ngritja e ndonjë grupi tjetër islamik me një ideologji radikale – duke e përdorur pushtimin e huaj ushtarak, si një pretekst për tubimin e elementeve më radikalë në Islam, me okupatorin si objektiv kryesor.

Të gjitha këto janë arsye pse sondazhet parazgjedhore, paszgjedhore, dhe pas inaugurimit të presidentit Tramp, tregojnë se shumica e amerikanëve nuk besojnë se politika e jashtme e SHBA-së, gjatë 15 viteve të fundit – kur ka përqafuar ndryshimin e një regjimi – i ka bërë ata më të sigurt. Kjo është që na sjell sërish tek Siria.

Po, Bashar Asadi është një bandit dhe diktator brutal. Por, ai nuk është një kërcënim i drejtpërdrejtë ushtarak apo terrorist për Shtetet e Bashkuara. Kriteri i vetëm për të rrezikuar jetën e ushtarëve amerikanë në tokë të huaj, duhet të jetë siguria kombëtare e SHBA-së – kur atdheu amerikan apo mënyra amerikane e jetës është drejtpërsëdrejti e kërcënuar.

Pra, në vend të zhvillimit të rrugëve të reja dhe kreative – por të paprovuara – për të kryer ndryshimin e regjimit në Siri, apo kudo tjetër, udhëheqësit tanë të politikës së jashtme duhet të pranojnë budallallëkun dhe arrogancën, në raport me këtë çështje.

Shënim: Charles V. Peña është ekspert i sigurisë kombtare në SHBA dhe autor i librit “Fitorja e jo-luftës: një strategji të re për luftën kundër terrorizmit”.

“The American Conservative”

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce 

TË LIDHURA

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese
Rajoni

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

15:07 | 08/12/2025
Next Post
Lugina e Preshevës, marrëveshje me një investitor presitgjoz, hapen vende të reja pune

Lugina e Preshevës, marrëveshje me një investitor presitgjoz, hapen vende të reja pune

Basha me aleatët: Beteja jonë, për zgjedhje të lira e të ndershme. Të ndajmë politikën nga krimi

Ish-diplomati amerikan: Kosova ka Kushtetutë jo funksionale, duhet ndryshuar

Ish-diplomati amerikan: Kosova ka Kushtetutë jo funksionale, duhet ndryshuar







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

12:10 | 29/12/2025
Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

09:19 | 30/12/2025
Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

15:21 | 30/12/2025




TË FUNDIT

Pas 15 orësh radhë të gjata e kaos, rikthehet normaliteti në aksin Elbasan-Librazhd-Prrenjas
Aktualitet

Pas 15 orësh radhë të gjata e kaos, rikthehet normaliteti në aksin Elbasan-Librazhd-Prrenjas

by mirseda
10:11 | 03/01/2026
0

Pas një situate tejet problematike që zgjati nga orët e para të mëngjesit deri rreth orës 23:00...

Bombardimet në bazën ushtarake/ Venezuela shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Bombardimet në bazën ushtarake/ Venezuela shpall gjendjen e jashtëzakonshme

08:56 | 03/01/2026
“Ndjemë tym dhe aromë të djegur”/ E rëndë në Elbasan, një person gjendet thuajse i shkrumbuar

Zbardhet vr*sja me lëndë eksplozive në Shkodër, arrestohen 4 persona

10:52 | 02/01/2026
Aksident masiv në Rrugën e Kombit, përmbyset një furgon

Aksident masiv në Rrugën e Kombit, përmbyset një furgon

10:36 | 02/01/2026
Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët

Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët

22:39 | 31/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com