Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Pse kroatët valëvisin flamurin kuqezi? Ja kontributi heroik që dhanë shqiptarët

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Pse kroatët valëvisin flamurin kuqezi? Ja kontributi heroik që dhanë shqiptarët

Shqiptarët janë meritorë dhe për shtetin e ri kroat, pasi që kontributi i tyre zë vend në historinë më të re të këtij shteti që u shkëput me luftë nga ish-Jugosllavia. Në luftën përballë Serbisë, mijëra shqiptarë veshën uniformën e ushtrisë kroate. Sipas të dhënave të Shoqatës së Luftëtarëve Shqiptarë në Kroaci, rreth 3 mijë vullnetarë shqiptarë luftuan përkrahë forcave kroate, nga të cilët 86 ranë dëshmorë, 500 të plagosur, ndërsa mbi 40 akoma rezultojnë të zhdukur.

Kjo shoqatë çdo vit me nderime të larta duke përfshirë edhe autoritetet shtetërore kroate përkujtojnë luftën e viteve 1991- 1995 për çlirimin e vendit, shkruan INA. Por janë të dhëna të tjera që flasin se shqiptarët atje janë edhe rreth 30 mijë. Vite më parë gazetarët Daut Dauti dhe Enver Robelli në një shkrim mbi këtë temë kanë shkruar se shqiptarët në Kroaci janë një bashkësi që ka luftuar shumë dhe ka fituar pak.

Shqiptarët disa vite me radhë nuk ishin të organizuar politikisht dhe se nuk kishin asnjë deputet në Kuvendin e Kroacisë, për shkak të përçarjeve dhe proveniencave të ndryshme politike. Ata me vite përfaqësoheshin nga një deputet boshnjak i pakicave. Por gjatë dy cikleve të fundit zgjedhore ata arritën të përfaqësohen në Kuvend me deputeten Ermina Lekaj Përlaskaj.

Kush është Ermina Lekaj Përlaskaj?

Shqiptarja nga Kosova Ermina Lekaj Përlaskaj ka fituar si deputete e parë e shqiptarëve në Kroaci, edhe pse gjasat ishin që të shkojë edhe një kandidat tjetër shqiptar tetovari Idris Sulejmani me origjinë nga Tetova.

Ermina është një aktiviste e palodhshme e çështjes kombëtare, gjithnjë është angazhuar për mirëqenien e shqiptarëve të Kroacisë. E lindur në Kosovë, Ermina është arsimuar në Rjekë. Është juriste e diplomuar, si dhe ka të dhënë provimin e jurisprudencës dhe studimet pasuniversitare në Menaxhim të Marketingut. Falë përgatitjes profesionale ajo ka punuar si konsulente për prokurim publik ndërsa nga viti 2000 ka qenë e punësuar si drejtore për çështje juridike – ligjore, publike dhe kadrovike në Ujësjellësin Zhrnovnica d.o.o., në Novi Vinodolski.

Falë punës dhe angazhimit të saj Ermina vendosi të kandidojë për ulësen e deputetes në zonën elektorale XII, si kandidate e pavarur për pjesëtarët e minoriteteve kombëtare shqiptare, boshnjake, malazeze, maqedonase dhe sllovene. Dhe pas një fushate brilante, ajo arriti që të sigurojë mandatin e deputetes.

Historiku i shqiptarëve në Kroaci

Shqiptarët e Kroacisë përbëjnë njërën prej diasporave më të vjetra në këtë shtet të ri. Në bregdetin e këtij vendi shqiptarët kanë filluar të vendosen gjatë mesjetës së hershme, para vdekjes së Skënderbeut. Gjurmët e shqiptarëve edhe sot gjenden në rrethinën e Zarës, më saktësisht në Arbanas.

Njëri prej shkencëtarëve më të njohur të kësaj treve është ilirologu Aleksandër Stipçeviç, i cili ndërroi jetë viteve të fundit. Në një tubim me rastin e 600-vjetorit të lindjes së Skënderbeut, Stipçeviç kishte folur në gjuhën shqipe mbi figurën e heroit kombëtar të shqiptarëve. Përveç Stipçeviçit, edhe një personalitet tjetër në Kroaci ka prejardhje arbanase. Ai quhet Bozhidar Kallmeta dhe aktualisht është ministër i detit, turizmit, transportit dhe zhvillimit.

Kallmeta ka qenë me vite prefekt i qytetit të Zarës dhe njëri prej përkrahësve më të mëdhenj të gjeneralit të arratisur Ante Gotovina. Gjatë kohës kur Kallmeta sundonte Zarën kishte ndodhur një incident mes tij dhe presidentit kroat Stipe Mesiç, i cili kishte refuzuar ta takojë prefektin, nëse ky nuk e heq nga tavolina portretin e Gotovinës. Kallmeta nuk e kishte hequr.

Nga vitet tetëdhjetë e deri me pavarësnë dhe përfundimin e luftës, numri i shqiptarëve në këtë shtet ka qenë më i madh. Duke llogaritur numrin e atyre që kanë pasur punë dhe vendbanim të përkohshëm, shifra ka arritur deri në 120 mijë. Me shkatërrimin e tregut të punës dhe fuqisë financiare është zvogëluar edhe prania e shqiptarëve në këtë vend.

Si faktor shtesë, që ka zvogëluar këtë numër janë edhe problemet që kanë paraqitur organet zyrtare kroate rreth marrjes së shtetësisë, e cila, sipas shumë shqiptarëve, ka qenë një politikë e padrejtë dhe restriktive që është bërë ndaj tyre. Nga Mentor Mellova/(INA)

Tags: dhanëflamurinheroikKontributikroatëtkuqezishqiptaretvalëvisin

TË LIDHURA

Kreu i FSHF-së,uron Vitin e Ri 2026:Mirënjohje për të gjithë kontributorët e zhvillimit të futbollit
Aktualitet

Kreu i FSHF-së,uron Vitin e Ri 2026:Mirënjohje për të gjithë kontributorët e zhvillimit të futbollit

11:00 | 31/12/2025
Ronaldo nuk fshihet, tregon objektivat: Nuk lë futbollin pa arritur 1000 gola
Sport

Ronaldo nuk fshihet, tregon objektivat: Nuk lë futbollin pa arritur 1000 gola

18:44 | 30/12/2025
Armand Duka nderohet me mirënjohjen “Përkrenarja e Skënderbeut” nga agjencia “Presheva Jonë”
Sport

Armand Duka nderohet me mirënjohjen “Përkrenarja e Skënderbeut” nga agjencia “Presheva Jonë”

19:30 | 27/12/2025
Next Post
Foto/Gjendet e vdekur këngëtarja, e kishin vrarë me gërshërë

Foto/Gjendet e vdekur këngëtarja, e kishin vrarë me gërshërë

Ç’do ndodhë në Londër? Liderët e Ballkanit Perëndimor në rresht për një

Ç'do ndodhë në Londër? Liderët e Ballkanit Perëndimor në rresht për një

Tema e nxehtë Ronaldo-Juventus: Ja çfarë shkruajnë mediat kryesore

Tema e nxehtë Ronaldo-Juventus: Ja çfarë shkruajnë mediat kryesore







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

16:38 | 25/12/2025
Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

17:00 | 05/01/2026
Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

15:21 | 30/12/2025




TË FUNDIT

Deklarata e Ramës për imunitetin e Belinda Ballukut, Berisha: Akt antikushtetues dhe provokim i ulët
Politikë

Protesta para datës 20 shkurt? Berisha tregon detajet: S’heqim dorë!

by mirseda
13:05 | 06/01/2026
0

Kryetari i PD-së Sali Berisha deklaroi se opozita do të mbajë protestë para datës 20 shkurt, një...

Dallgët arrijnë deri në 7 ballë/ Pezullohet lundrimi në Vlorë, anullohen udhëtimet drejt Italisë

Dallgët arrijnë deri në 7 ballë/ Pezullohet lundrimi në Vlorë, anullohen udhëtimet drejt Italisë

12:04 | 06/01/2026
“Nuk jam naiv e budalla si Milosheviçi”/ Vuçiç provokon: Groenlanda? Po me Kosovën çfarë ndodhi

“Nuk jam naiv e budalla si Milosheviçi”/ Vuçiç provokon: Groenlanda? Po me Kosovën çfarë ndodhi

12:01 | 06/01/2026
Zjarri me 40viktima në Zvicër, zyrtarët flasin në konferencë: Kërkojmë falje,por nuk japim dorëheqje

Zjarri me 40viktima në Zvicër, zyrtarët flasin në konferencë: Kërkojmë falje,por nuk japim dorëheqje

11:56 | 06/01/2026
Aksident me vdekje në aksin Peqin-Elbasan, humb jetën këmbësorja

Aksident me vdekje në aksin Peqin-Elbasan, humb jetën këmbësorja

11:53 | 06/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com