pusulabetcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişcratosroyalbet kesintisiz giriştaraftarium24betasusjustin tvultrabettaraftarium24justin tvdeneme bonusujustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibombelugabahisgrandpashabetmatbet girişzenbetmarsbahiszenbetzenbetcasibomkulisbetpusulabetjojobet canlıbetplay1win giriş1winbetgit girişholiganbetromabet girişesbetgameofbet giriş1winbetbey girişsonbahisamgbahis girişamgbahiscasinowon girişamgbahismercurecasino girişcasinowonmarsbahis girişmatbet girişbelugabahisbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetsalvadorpalacebetteosbet1winbetgitromabetgameofbetradissonbetcratosroyalbetgrandpashabetimajbet girişimajbetmeritkingMercurecasinoholiganbetkulisbetcasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusuCasibomcasinowonjojobetibizabetpusulabetholiganbetjojobethititbetbahiscomcasibommatbetsuperbetinbettiltCasibomgrandpashabetromabetjojobet girişJojobetHoliganbetmeritbetgrandpashabet girişmarsbahiscasibomcasibom girişholiganbet girişholiganbet girişgrandpashabet girişcasibom
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Pse Kroacia dhe jo Shqipëria në finalen e Botërorit? (Video)

8 vjet ago
in Kryesore, Sport, Të Gjitha

Kroacia pas 1990-ës ka fituar pavarësinë dhe është shkëputur nga ish-Jugosllavia, një shkëputje që mori shkas nga “shkelmi i famshëm i Boban”. Po në ato vite edhe Shqipëria shembi regjimin komunist që e mbante të mbyllur prej vitesh. Larg politikës dhe pranë sportit, si janë zhvilluar këto dy shtete në aspektin sportiv në pothuajse tre dekada?

Në Shqipëri futbolli luhet akoma në nivel ‘amator’ dhe është shumë larg asaj çfarë duhet bërë për të arritur në nivelin e kompeticioneve europiane. Kategoria Superiore apo siç njihet ndryshe elita e futbollit shqiptar, deri në ditët e sotme është në një nivel të mjerueshëm, pasi nuk arrin të furnizojë ekipin kombëtar me lojtarë. Një shembull i ngritur më së miri, si Skënderbeu, u bë shembull nga UEFA për të gjithë botën si ekipi që kishte trukuar mbi 50 ndeshje në harkun e 10 viteve. Dënimi ishte i rëndë, me 10 vite pezullim nga kompeticionet europiane që organizon UEFA, që do të thotë edhe ndalim i promovimit të futbollit shqiptar apo talenteve.

LEXO EDHE: “Shkelmi i Boban”, që rrëzoi regjimin serb dhe “çoi” Kroacinë drejt finales (Video)

Ndërsa kombëtarja mund të quhet tjetër nivel, pasi vetëm dy vite kanë kaluar nga suksesi historik i pjesëmarrjes në Europianin e Francës në 2016-ën. Por suksesi nuk erdhi nga futbolli shqiptar, kujtojmë që nuk kishim asnjë lojtarë të formuar në futbollin shqiptar në Francë, të gjithë ishin rritur në ekipet europiane dhe kjo e tregon më së qarti pse kishim sukses. Ndërsa ai sukses do të mbahet mend gjatë, pasi dështimi në eliminatoret e Botërorit dhe paraqitjet e dobëta në miqësoret e fundit i kanë tulatur shpresat për një sukses të dytë.

Nga ana tjetër është Kroacia, që cilësohet si surpriza e Botërorit të Rusisë. Por a është vërtetë surprizë? Suksesi i fundit në një event të madh futbolli për kroatët ishte 20 vite më parë, pasi arritën në gjysmëfinale në Francë. Ndërsa tani shkruajnë historinë duke shkuar në finalen e Kupës së Botës dhe me shpresën e madhe për ta fituar.

Kroacia ka investuar në futboll, mbase jo në të gjithë futbollin vendas, por ka ngritur një ekip si Dinamo e Zagrebit e cila njihet si miniera e talenteve në Europë. Trajtimi dhe promovimi i lojtarëve është ajo që kroatët dinë ta bëjnë më mirë, pasi një popull me 4 milionë banorë ka ndonjë lojtar në çdo ekip të madh të futbollit europian. Kjo padyshim është meritë e futbollit vendas që di si ti trajtojë talentet që lindin dhe ka ndërtuar infrastrukturën e duhur për ti stërvitur, gjëra që mungojnë gjerësisht në Shqipëri. Padyshim që dhe kroatët kanë probleme në futbollin vendas, por çdo vit e kanë të sigurt një ekip në grupet e Champions League, kompeticionit më të madh për të promovuar lojtarët dhe futbollin kroat.

Kroacia po shkruan historinë me finalen e parë që do luajë në një botëror. Shumë shqiptarë i mbështesin, dhe për disa arsye. Afërsia gjeografike, armiqësia e përbashkët ndaj serbëve, lirimi i Ballist Morinës. Kroacia në finale, është simbol i shpresës se edhe të vegjlit mund t’ia dalin. Por futbolli shqiptar, vuan ende nga amatorizmi dhe niveli mjeran.

Këtë e dëshmon dënimi i Skënderbeut, dhe paraqitja e dobët e tjerëve në  kupat e Europës. Edhe kombëtarja noton në ujëra të turbullta, pas 2 humbjeve të turpshme në miqësore. Që prania në “Euro 2016” të mos na duket aksidentale, duhet shumë punë.

Por ato s’mund t’i drejtojë dot një FSHF e kapur nga politika dhe interesat financiare. Niveli i futbollit sot, pasqyron në përgjithësi atë të shoqërisë shqiptare. Dhe është e vështirë të parashikohet, se në cilin europian apo botëror të ardhshëm, do të bëjmë tifo për askënd tjetër veç kombëtares kuqezi.

TIRANA TODAY

TË LIDHURA

Aktualitet

Protesta, thirrje për Altin Dumanin: Rikthehu në SPAK dhe nis arrestimet

22:48 | 13/06/2026
Aktualitet

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, i dënuar me 15 vite burg

22:43 | 13/06/2026
Aktualitet

Shembull qytetarie në protestë, turma hap rrugën për ambulancën te “Brryli”

22:39 | 13/06/2026
Next Post

Shaqiri zbarkon në “Anfield”, ja sa pagoi Liverpool për shërbimet e tij (Video)

Ajka e Besit dhe Xhensilës merr dhuratën e parë nga një këngëtare

Neymar në Madrid? Reali del në komunikatë zyrtare: Ja situata







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Protesta, thirrje për Altin Dumanin: Rikthehu në SPAK dhe nis arrestimet

by mirseda
22:48 | 13/06/2026
0

Tashmë ka përfunduar protesta e 14-të përpara Kryeministrisë, ky qytetarët mblidhen çdo ditë në orën 18:00. Qytetarët...

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, i dënuar me 15 vite burg

22:43 | 13/06/2026

Shembull qytetarie në protestë, turma hap rrugën për ambulancën te “Brryli”

22:39 | 13/06/2026

2 javë protestë para Kryeministrisë/ Protestuesit sërish ndezin flakadanë në mes të turmës

22:31 | 13/06/2026

Tetë të arrestuar gjatë protestës kundër emigracionit në Liverpool

22:12 | 13/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com