Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Pse krerët e BE zgjodhën të mblidhen në Tiranë?

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Pse krerët e BE zgjodhën të mblidhen në Tiranë?

Nga: Ylli Pata

Prej shpalljes së vend për t’u mbledhur në Tiranë nga presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel, në opinionin publik nuk u analizua asnjë ditë se pse ndodhi kjo.

Pra që udhëheqësit e Gjermanisë, Francës, Italisë, pra të 27 vendeve të Bashkimit Europian vendosën që në Tiranë të mblidhen në një samit politik të nivelit të lartë. Jo vetëm që deri para pak kohësh ky akt politik as që nuk mendohej kurrë, por askush në Europë nuk e ka konsideruar një zhvillim të tillë.

Nëse Europa donte të jepte një masazh apo sinjal simbolik për Ballkanin, mund të mbante një samit në Greqi apo në Kroaci, siç ka ndodhur në të shkuarën. Në vitin 2003, në Samitin e Selanikut, nën presidencën greke të BE-së, u hap rruga politike për zgjerimin e Bashkimit Europian drejt Ballkanit. Në 2020-n, në kulmin e pandemisë së Covid 19, ku bota ishte nën Lockdown, liderët e 27 vendeve të BE-së hapën negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Nëse do të ishte një lëvizje thjesht simbolike, krerët e Europës mund të mblidheshin në Maqedoninë e Veriut apo në Mal të Zi, dy shtete që janë të kërcënuara realisht nga influenca agresive e Moskës, që vijon të jetë kërcënuese.

Mund të mblidheshin në Beograd, për t’i bërë karshillëk Vladimir Putinit, në një ndarje të thellë e të qartë me rastin e Ukrainës. Ose ose edhe në Bosnjë e Hercegovinë, një vend ku Bashkimi Europian e ka në protektorat. Bosnja drejtohet nga Përfaqësuesi i Lartë Ndërkombëtar, që është një zyrtar i emëruar nga 27 vendet anëtare, të cilët financojnë një buxhet vjetor nga paratë e taksapaguesve europiane.

Por u zgjodh Tirana, një kryeqytet që asnjëherë më parë nuk ka pasur këtë hapje kaq dy kanatesh prej Brukselit, apo Berlinit e Parisit, që janë influentët më të mëdhenj të vendimeve që merren nga Europa politike.

Kur kërkon një pse të këtij vendimi apo akti politik, asnjë kontekst tjetër nuk të vjen ndërmjen vetëm atij politik. E pikërisht politikisht duhet gjykuar ky zhvillim, i cili nuk ka asnjë faktor tjetër në morinë e argumenteve që mund të shtrohen apo vijnë spontanisht si mundësi logjike.

BE, që në vija të trasha nga mediat perëndimore mendohen si Berlini e Parisi, në fakt nuk është vetëm kështu. Pasi Europa politike realisht që ka peshë më shumë ai që financon pjesën më të madhe e që janë Gjermania e Franca, por BE-ja është edhe Italia, Spanja, Polonia e Hungaria, Republika Çeke, por edhe Bullgaria që bëri gjëmën prej dy vjetësh me Maqedoninë e Veriut. Apo edhe Rumania, e cila ndodhet në kufirin e zjarrit me Rusinë e Vladimir Putinit.

Samiti Europian i Tiranës, sipas të gjitha gjasave nuk është një vendim i marrë në momentin e fundit, por siç ndodh me një makineri gjigande dhe e komplikuar pushteti, ka qenë pjesë e një protokolli të përcaktuar të paktën prej një ose dy vitesh. E kjo jo pa arsye.

Shqipëria është një zgjedhje e qartë politike. E pikërisht si sinjal politik vjen edhe bojkoti nga Presidenti i Serbisë, i cili mungesën e samitit të Tiranës, e ka shpallur demonstrativisht si një qëndrim politik.

Kjo zgjedhje e BE nuk ka ardhur as rastësisht, e as për arsye bizarre. Bashkimi Eurpian ka investuar politikisht në Shqipëri një process të rëndësishëm antikorrupsion, siç është reforma në drejtësi. Bashkimi Europian ka në Shqipëri një trup të rëndësishëm institucional, që drejton dhe monitoron përzgjedhjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Shqipëri.

E këtë nuk e ka bërë sin ë rastin e Kosovës, ku së bashku me SHBA vendosën që të administrojnë  vendin që e çliroi dhe shpëtoi nga spastrimi etnik. Por që së bashku me aktorë politikë në Tiranë, e sidomos me publikun-shumicën e tij, vendosën që të ndërmarrin një akt politik. E pikërisht, duke qenë se BE e konsideron Shqipërinë, një vend që është pjesë e investimit politik të Europës, ka marrë vendimin që aty në kryeqytetin e Shqipërisë të shpërndajë mesazhe të rëndësishme në një nivel super të lartë politik.

Mesazhe që ka shumë gjasa që të jenë të forta, e sipas të gjitha gjasave do të jenë të tilla. Duke nisur nga përmendja e investimit të madh për SPAK e reformën në drejtësi, ku të kërkojnë një rekord të qartë të pandëshkueshmërisë. E sipas gjasave ky do të jetë edhe mesazhi kryesor i Samitit të Tiranës.

Ndaj dhe Sali Berisha me Ilir Metën duan të protestojnë kundër BE-së, për të treguar si dhe Vuçiçi, se ata nuk pajtohen me këtë politike. Se në fakt, ata nuk janë pajtuar prej kohësh me këtë politikë.

Kancelari gjerman Scholz, e ka lexuar në raportet që i janë dhënë se një diplomat nga më të mirët e Gjermanisë është linçuar, sharë e dhunuar verbalisht nga Ilir Meta kur ishte President, Sali Berisha dhe establishment i tij. Bernd Botschard sot është në ekipin diplomatic të kancelarit që do të marrë me vete në Tiranë. Pikërisht për t’i treguar Ilir Metës se kush është realisht Non Grata.

Georgia Meloni, kryeministrja e Italisë, vërtetë është një politikane e së djathtës dhe një kundërshtare politike e së majtës italiane. Por ajo si kryeministre e një vendi të madh, apo edhe si grua, nuk ja fal Berishës e Metës sharjet pa doganë ndaj Federica Mogherinit, e cila ishte shefe e diplomacisë së BE-së, kur u kryeqëzua me fjalor burgu nga media pranë Berishës e Metës.

Edhe një detaj tjetër, në Tiranë, më 6 dhjetor do të jetë prezente si zyrtare e rëndësishme e Brukselit dhe ajo: Romana Vlahutin, diplomatja që hapi “Kutinë e Pandorës” në Shqipëri e mori mbi vete sharje e fjalë të pista pa doganë nga “ajka” politike e mediatike e klubit Berisha-Meta. Ndaj dhe Berisha kërkon të protestojë, e këtu ka shumë arsye që ta bëjë…

 

Tags: Charles Michelpresidenti i Këshillit të BE-sëylli pata

TË LIDHURA

Dështon seanca e 6 e gjyqit, Kalaja: Veliaj jo vetëm që nuk u paraqit, por nuk lejon as avokatin.
Analizë

Dështon seanca e 6 e gjyqit, Kalaja: Veliaj jo vetëm që nuk u paraqit, por nuk lejon as avokatin.

11:42 | 13/01/2026
“S’kemi kohë për të humbur”, Gonzato: Kemi nevojë për drejtësi cilësore, duhen më shumë gjyqtarë
Aktualitet

“S’kemi kohë për të humbur”, Gonzato: Kemi nevojë për drejtësi cilësore, duhen më shumë gjyqtarë

10:46 | 12/01/2026
“Çfarë po i ngadalëson lidhjet ekonomike Izrael–Shqipëri”, opinion nga Jerusalem Post
Aktualitet

“Çfarë po i ngadalëson lidhjet ekonomike Izrael–Shqipëri”, opinion nga Jerusalem Post

10:46 | 08/01/2026
Next Post
BE: Kosova dhe Serbia të veprojnë në mënyrë evropiane përballë situatës në terren

BE: Kosova dhe Serbia të veprojnë në mënyrë evropiane përballë situatës në terren

“Kjo është një ditë e një rëndësie të madhe”, Berisha mbërrin në Kuvendin e PD-së

Shantazhi i Berishës ndaj ambasadorëve, gënjeshtra e radhës para zgjedhjeve 

Bëri shqiponjën dykrenare me duar në ndeshjen Serbi-Zvicër, shqiptarja: Serbët u tërbuan (VIDEO)

Bëri shqiponjën dykrenare me duar në ndeshjen Serbi-Zvicër, shqiptarja: Serbët u tërbuan (VIDEO)







JU REKOMANDOJMË

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

21:53 | 13/01/2026




TË FUNDIT

“Dalja nga Big Brother më ka mësuar…”/ Armaldo Kllogjeri: Miq që më kanë kthyer krahët
Showbizz

“Dalja nga Big Brother më ka mësuar…”/ Armaldo Kllogjeri: Miq që më kanë kthyer krahët

by mirseda
22:27 | 15/01/2026
0

Armaldo Kllogjeri ishte i ftuar diten e sotme ne ‘Ftese ne 5’, duke rrëfyer detaje të pathëna...

Shtëpia e Bardhë: Vendosja e trupave evropiane në Groenlandë nuk ndryshon asgjë për Trumpin

Shtëpia e Bardhë: Vendosja e trupave evropiane në Groenlandë nuk ndryshon asgjë për Trumpin

21:22 | 15/01/2026
Nis heqja e masave nga Bashkimi Evropian, akordohen mbi 400 milionë euro mbështetje për Kosovën

Nis heqja e masave nga Bashkimi Evropian, akordohen mbi 400 milionë euro mbështetje për Kosovën

21:19 | 15/01/2026
SHBA, liderja e opozitës në Venezuelë mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, nis takimi me Trump

SHBA, liderja e opozitës në Venezuelë mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, nis takimi me Trump

20:20 | 15/01/2026
Durrës/ Këmbësor i përplasur nga makina, jashtë rrezikut për jetën

Durrës/ Këmbësor i përplasur nga makina, jashtë rrezikut për jetën

19:58 | 15/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com