Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Pse jam kundër gjesteve politike të sportistëve

4 vjet ago
in Editorial - Opinione
Mustafa Nano: Protesta do përfundojë si gjëja më qesharake që është prodhuar ndonjëherë

Nga Mustafa Nano

Vitet e fundit, sportistët, dhe në veçanti futbollistët, janë kapur nga ngasja për të përcjellë mesazhe josportive gjatë aktivitetit të tyre sportiv. Madje, edhe gjatë ditëve të Kampionatit Europian, kjo është manifestuar po njësoj. Është manifestuar nga Christiano Ronaldo, i cili gjatë një konference për shtyp mori dy shishe me CocaCola, i zhvendosi dhe nxori në plan të parë një shishe me ujë. Ndërsa sot, Pogba, nën shembullin e Ronaldos, mori dy shishe të tjera, që nuk ishin me Coca-Cola, por me birrë, dhe ai (për arsye fetare këtë radhë) i nxori mënjanë. Por gjesti më i bujshëm, më spektakolar, ka qenë ai i përfaqësueses angleze, futbollistët e së cilës në ndeshjen me Kroacinë (që ishte ndeshja e parë për anglezët në këtë Europian), u ulën në gjunjë. Që të gjithë. Pa asnjë përjashtim. Fakti që ishin që të gjithë, tregon se gjesti nuk ishte spontan, por ishte i menduar mirë. Ishte i mirëllogaritur. Në fakt, të mirëllogaritura ishin edhe fishkëllimat që erdhën më pas. Ishin paralajmëruar që do të vinin. Pritej që fishkëllimat të ishin edhe më të shumta, por me sa duket, në momentin e fundit në kokën e tifozëve ka triumfuar ndjenja apo ideja patriotike se këta njerëz që po përfaqësonin Anglinë në një kompeticion të rëndësishëm ndërkombëtar, në këtë moment nuk duhet të kenë mbi shpatullat e tyre edhe presione ekstra. Presione që nuk u takon t’i kenë, presione që burojnë prej kësaj marrëdhënie të çuditshme, që tifozët donin të krijonin me skuadrën e tyre. Një marrëdhënie konflikti.

Ju kujtohet origjina e uljes në gjunjë e sportistëve? Ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2016. Gjatë një ndeshjeje futbolli amerikan, një lojtar i atjeshëm me emrin Colin Kaepernick, teksa po ekzekutohej himni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u ul në gjunjë. Pas ndeshjes, ai foli mbi gjestin që bëri dhe tha se: “Himni i Shteteve të Bashkuara, ashtu siç edhe çdo himn tjetër kombëtar, synon që të rrisë krenarinë kombëtare, krenarinë te njerëzit e në rastin konkret tek amerikanët, për t’u thënë këtyre të fundit, se i përkasin një kombi të madh, se i përkasin një kombi që ka bërë arritje të mëdha në histori. Por unë nuk ka se si dhe nuk ka se pse ta ndiej të njëjtën krenari për sa kohë që në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njerëzit me ngjyrë, të cilëve u përkas edhe unë, vazhdojnë të përbuzen, të përçmohen, të diskriminohen. Për sa kohë që racizmi është ende në fuqi”.

Gjesti i tij nuk mbeti i vetmuar. Atij iu bashkuan edhe të tjerë. Kryesisht sportistë me ngjyrë, por jo vetëm. Ulja në gjunjë u bë një sport brenda sportit. Dhe ky gjest mori përmasa të tjera, mori një kuptim tjetër, pas ngjarjes ku mbeti viktimë George Floyd. Gjesti u përhap edhe përtej kufijve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sidomos në Britaninë e Madhe dhe në vendet e Commonwealth-it. Dhe tok me këtë, u përhap edhe rezistenca ndaj këtij veprimi. Çdo veprim e ka një kundërveprim! Pra, situata u bë vetvetiu politike, për të ardhur në ditët e sotme, kur ai që ulet në gjunjë, ose ai që mbështet ata që ulen në gjunjë, është “i majtë”. Ndërsa të tjerët që nuk pajtohen me këtë veprim janë “të djathtë”.

Unë personalisht bëj pjesë te të djathtët në këtë rast. Dhe kjo për më shumë se një arsye. Pretendimi se në vendet e botës perëndimore ka ende racizëm, është një pretendim që qëndron. Por pretendimi tjetër, se racizmi në vendet perëndimore është endemik, sistemik, madje pandemik, është në poret e shoqërisë amerikane, ky lloj pretendimi, pra, ky është një teprim. Dhe ky teprim shkaktohet, apo provokohet, nga disa sportistë me ngjyrë, por jo vetëm. Këta të fundit, ndonëse janë me ngjyrë dhe ndonëse bëjnë pjesë te shoqëria që ata e kritikojnë, harrojnë që është e njëjta shoqëri që nuk i ka penguar, madje i ka lejuar, i ka inkurajuar që të bëhen të pasur, të famshëm, me ndikim dhe që të realizojnë vetveten. Është pak e çuditshme apo jo?

Dhe arsyeja e dytë, për të cilën unë bëj pjesë te të djathtët, ka të bëjë me faktin se ky gjesti i uljes në gjunjë ka marrë një simbolikë të fortë politike. Është bërë pjesë e një lëvizje, të drejtuar nga disa njerëz që kanë gjithashtu disa ide të qarta politike. Është fjala për njerëz që kanë mendimin se Marksi është gjeniu i njerëzimit. Kanë mendimi se marksizmi apo socializmi dhe komunizmi, që janë produkte të filozofisë dhe doktrinës marksiste, janë sistemet e duhura politike. Këta njerëz kanë mendimin se kapitalizmi është burimi i të gjitha të këqijave. Ata duan që historia të rishikohet mirë, e madje në momente dhe për arsye të caktuara, për figura të caktuara, ta kthejnë edhe me kokë poshtë. Ata janë duke kërkuar që të rrëzojnë monumente. Dhe një pjesë e këtyre monumenteve u përkasin njerëzve, që sipas standardit konvencional të vlerësimit të figurave e të ngjarjeve historike, janë konsideruar si nderi i njerëzimit. Ata mendojnë se ata që konsiderohen si “nderi i njerëzimit” duhen quajtur “turpi i njerëzimit”. Sipas meje, është e natyrshme që këta njerëz të kenë ide politike, ashtu siç është e natyrshme që të gjithë ne të kemi ide të ndryshme politike. Është e natyrshme që ndonjëherë të kemi edhe ide politike qartazi të gabuara. Secili bën zgjedhjet e veta. Por problemi është se stadiumi është stadium. Ne njerëzit shkojmë në stadium (madje paguajmë edhe biletën, që do të thotë se nxjerrim nga xhepi ca pará, nëpërmjet të cilave fryhet pikërisht xhepi i këtyre njerëzve) për t’u çlodhur, për t’u argëtuar, për t’u relaksuar, për ta hequr mendjen nga kokëçarje e vramendje impenjative. Ne shkojmë atje për të parë një ndeshje sportive dhe kjo është e gjitha. Kaq e vështirë është për t’u kuptuar kjo gjë?! Me sa duket, po!/panorama.al

Tags: Gjestmustafa nanopolitiksportistët

TË LIDHURA

‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki
Aktualitet

‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki

22:37 | 19/06/2025
A do të kthehet Irani në një fuqi bërthamore?
Editorial - Opinione

A do të kthehet Irani në një fuqi bërthamore?

20:45 | 18/06/2025
Do rritet nafta nga sulmi i Izraelit mbi Iran?
Editorial - Opinione

Do rritet nafta nga sulmi i Izraelit mbi Iran?

19:24 | 17/06/2025
Next Post
Dhjetë pasojat pozitive të pandemisë aktuale

Mbi 4 milionë vdekje nga COVI*D-19 në botë

“Më qëlloi me grusht, më shau nga familja”, Auron Tare flet pas dhunimit

"Më qëlloi me grusht, më shau nga familja", Auron Tare flet pas dhunimit

Gjeopolitika e Covid-19:Gjurmët e një Lufte të re të Ftohtë

Gjeopolitika e Covid-19:Gjurmët e një Lufte të re të Ftohtë

JU REKOMANDOJMË

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

10:34 | 16/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Nuk e fitojë dot Ferma Vip, por gjeti dashurinë! Erandi konfirmon romancën me ish-fermeren
Showbizz

Nuk e fitojë dot Ferma Vip, por gjeti dashurinë! Erandi konfirmon romancën me ish-fermeren

by mirseda
22:47 | 21/06/2025
0

Aktori Erand Sojli, një nga emrat më të komentuar të këtij edicioni të “Ferma VIP”, ishte sot...

U tha se është shtatzënë, reagon Armina Mevlani

U tha se është shtatzënë, reagon Armina Mevlani

22:32 | 21/06/2025
Digjet transformatori në nënstacionin elektrik, qindra banorë mbeten pa energji në Lezhë

Digjet transformatori në nënstacionin elektrik, qindra banorë mbeten pa energji në Lezhë

22:20 | 21/06/2025
A kërcënohet Shqipëria nga lufta Iran-Izrael? Ish-komandanti: Ja çfarë rrezikon rajonin

A kërcënohet Shqipëria nga lufta Iran-Izrael? Ish-komandanti: Ja çfarë rrezikon rajonin

22:18 | 21/06/2025
Zjarr masiv në pyjet e Mirditës, zjarrfikësit luftojnë me flakët në terren të vështirë

Zjarr masiv në pyjet e Mirditës, zjarrfikësit luftojnë me flakët në terren të vështirë

22:06 | 21/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com