Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Pse Erion Veliaj duhet ta firmosë dorëheqjen

4 muaj ago
in Politikë
Pse Erion Veliaj duhet ta firmosë dorëheqjen

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e humbi edhe betejën në kërkim të lirisë në Gjykatën e Lartë dhe do t’i duhet të presë në arrest në burg vijimin e hetimeve që Prokuroria e Posaçme po kryen ndaj tij. I konfirmuar në të tria shkallët e Gjyqësorit, arrestimi i Erion Veliajt, krahas anës ligjore dhe personale, tashmë risjell në qendër të diskutimit politik edhe fatin e mëtejshëm të Bashkisë së Tiranës, njësia më e madhe vendore e Shqipërisë.

Prej 10 shkurtit 2025, pra për pesë muaj, Kryeministri Rama ka refuzuar të ndërmarrë hapa që do të zgjidhnin çështjen e drejtimit të bashkisë së kryeqytetit. Në krye të saj vijon të jetë një nënkryetare e komanduar, ndërsa Erion Veliaj ishte në pritje të konsumimit të hapave ligjorë për masën e sigurisë të kërkuar nga SPAK-u dhe të konfirmuar nga gjykata. Tashmë hapat ligjorë për të fituar lirinë apo të paktën qëndrimin në shtëpi në pritje të gjykimit janë konsumuar për momentin dhe duket se topi ka kaluar te zgjidhjet politike.

1 – Mundësia e parë është që kryebashkiaku Veliaj të japë dorëheqjen, duke “kuptuar” rëndësinë e situatës dhe nevojën që Tirana të ketë një drejtim normal dhe të përditshëm. Kjo do ta dërgonte Tiranën drejt zgjedhjeve të parakohshme për pjesën e mbetur të mandatit të kryebashkiakut, pra për më pak se 2 vjet, derisa në pranverën e vitit 2027 të rivotohet

2 – Këshilli i Ministrave mund ta shkarkojë kryetarin e Bashkisë së Tiranës për të mundësuar dërgimin e njësisë vendore drejt zgjedhjeve. Një hap që duket vështirë të ndodhë në kushtet aktuale, pasi qeverisë i mungojnë arsyet e detajuara që përcakton Kushtetuta dhe kuadri ligjor. Gjithashtu, një hap i tillë do të dëshmonte divergjencat mes Ramës dhe Veliajt, i cili do të refuzonte “hapjen e krahut”, duke e detyruar Kryeministrin ta shkarkojë.

3 – Këshilli Bashkiak do të investohet për shkarkimin e kryebashkiakut Veliaj për mungesën në detyrë, siç kërkon tashmë edhe opozita. Një hap i tillë duket i vështirë të ndodhë, pasi përtej debatit ligjor mbi mundësinë që ka ose jo Këshilli Bashkiak të bëjë ose jo shkarkimin, largimi i Veliajt nga parlamenti i qytetit, duke plotësuar kërkesën e opozitës, do të shihej si një fitore e saj. Një dhuratë që askush në mazhorancë nuk do të donte t’ia bënte pakicës.

4 – Situata do të mbetet e njëjtë, me kompetenca të deleguara dhe një nga nënkryetarët që ushtron detyrën. Ky skenar ka funksionuar prej 5 muajsh, por ka vështirësitë e tij praktike të administrimit të qytetit dhe vëllimit të punës, jo të vogël. Tirana është një qytet i madh, ndërthyrje e shumë interesave ekonomike dhe jo vetëm, ndaj kërkon një ekip maksimalisht të angazhuar në krye.

Mes këtyre opsioneve, dorëheqja e Erion Veliajt duket se mbetet rruga më e mirë për të gjithë, me përjashtim të vetë kryebashkiakut të arrestuar, të cilit do t’i duhet të gjejë fjalë për të njoftuar largimin, por edhe të ndërtojë një strategji për të mbetur “në lojë” edhe pa post.

Sado të padrejta t’i duken vendimet e gjykatave apo më shumë akoma hetimet e SPAK-ut, Veliaj duhet të ngrihet në lartësinë e detyrave që ka mbajtur prej një dekade si ministër dhe kryebashkiak i metropolit. Bashkia e Tiranës nuk është një bashkim vullnetar njerëzish, por një institucion i rëndësishëm dhe posti i kreut të saj duhet trajtuar si një detyrë shtetërore.

Tirana meriton një kryebashkiak, meriton punë e vëmendje, angazhim e lodhje, shërbim e përulje ndaj qytetarëve. Që kjo të ndodhë, duhet që Veliaj ta firmosë dorëheqjen. Si një akt politik të mirëfilltë, nga ato që shenjojnë karrierat e politikanëve. / Nga Elton Metaj – CNA

TË LIDHURA

Rama: Marrëdhënie shumë miqësore me Kurtin, por dallime në këndvështrime
Politikë

Rama: Marrëdhënie shumë miqësore me Kurtin, por dallime në këndvështrime

21:01 | 25/10/2025
Princ Leka në Shkodër: “Koha për t’u rikthyer në fron, ju jeni vatër besimi e qëndrese”
Politikë

Princ Leka në Shkodër: “Koha për t’u rikthyer në fron, ju jeni vatër besimi e qëndrese”

15:59 | 25/10/2025
“Shaka me Aliyev, jo tallje me Trump”, Rama: Ishte humor miqësor
Politikë

“Shaka me Aliyev, jo tallje me Trump”, Rama: Ishte humor miqësor

11:38 | 25/10/2025
Next Post
Aksident fatal në gurore, ndërron jetë 38-vjeçari, ja dyshimet e para rreth ngjarjes

Aksident fatal në gurore, ndërron jetë 38-vjeçari, ja dyshimet e para rreth ngjarjes

I vuri zjarrin banesës së hallës së tij, arrestohet 24-vjeçari në Vlorë

I vuri zjarrin banesës së hallës së tij, arrestohet 24-vjeçari në Vlorë

“Mos mi prishni shtëpitë”/ Banori me aftësi të kufizuara futet nën fadromë në Theth

“Mos mi prishni shtëpitë”/ Banori me aftësi të kufizuara futet nën fadromë në Theth







JU REKOMANDOJMË

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

15:06 | 23/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025




TË FUNDIT

Trump para udhëtimit në Malajzi: Asnjë takim me Putinin pa marrëveshje paqeje
Bota

Trump para udhëtimit në Malajzi: Asnjë takim me Putinin pa marrëveshje paqeje

by mirseda
22:17 | 25/10/2025
0

Presidenti amerikan Donald Trump, në nisje të një udhëtimi në Malajzi, ka deklaruar se nuk do të...

Kosovë: Qeveria e re pritet të formohet të dielën; mund të ketë zgjedhje nëse dështon votimi

Kosovë: Qeveria e re pritet të formohet të dielën; mund të ketë zgjedhje nëse dështon votimi

22:14 | 25/10/2025
Lituania mbyll përsëri aeroportin e Vilniusit për shkak të dronëve në hapësirën ajrore

Lituania mbyll përsëri aeroportin e Vilniusit për shkak të dronëve në hapësirën ajrore

21:50 | 25/10/2025
Rama: Marrëdhënie shumë miqësore me Kurtin, por dallime në këndvështrime

Rama: Marrëdhënie shumë miqësore me Kurtin, por dallime në këndvështrime

21:01 | 25/10/2025
Pakistani paralajmëron për ‘luftë të hapur’ me Afganistanin nëse bisedimet dështojnë

Pakistani paralajmëron për ‘luftë të hapur’ me Afganistanin nëse bisedimet dështojnë

20:39 | 25/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com