Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Pse duhet pasur kujdes nga presidenca sllovene e BE-së

5 vjet ago
in Bota
Pse duhet pasur kujdes nga presidenca sllovene e BE-së

Nga Noah Buyon “Politico.eu”

Sllovenia mori të enjten presidencën e radhës së Këshillit të Bashkimit Evropian, dhe për 6 muajt e ardhshëm, qeveria e kryeministrit Janez Jança do të vendosë tonin e politikë-bërjes së BE-së. Por sjellja e tij do të duhet të shikohet me shumë kujdes.

Si autor i episodit më dramatik të prapësimit të standarteve demokratike në historinë e Sllovenisë që nga shpallja e pavarësisë, Jança e ka futur vendin e tij në të njëjtën rrugë si fqinji i tij hungarez, ku kryeministri Viktor Orban i ka kthyer shpinën demokracisë dhe vlerave evropiane.

Vetëm një dekadë më parë, pak para se Hungaria të merrte presidencën e Këshillit, media ndërkombëtare që ndiqte lëvizjet e hershme antidemokratike të Orbanit, dha paralajmërimet e para mbi lirinë e medias në vend.

Po ashtu gazetarët vunë në dukje se qeveria hungareze kishte instaluar si pjesë të “vitrinës” së saj në ndërtesën e Këshillit, një qilim që përmbante një hartë të kufijve të vendit para Luftës së Parë Botërore, një simbol i shquar nacionalist.

Orban zgjodhi periudhën e presidencës hungareze të BE-së për të miratuar një kushtetutë të re të “përmirësuar” për Hungarinë, duke menduar se zyrtarët e BE-së do të ngurronin ta kritikonin gjatë kohës që ai mbante presidencën. Pas 10 vitesh, ai e ka dëmtuar demokracinë hungareze përtej njohjes.

Organizata “Freedom House” e klasifikon tani Hungarinë si një “regjim hibrid”, i vetmi në BE. Tani historia duket se po përsëritet me Slloveninë. Jança akuzohet për minimin e çdo shtylle të demokracisë së vendit të tij, dhe sidomos të medias.

Si shenjë shqetësuese të asaj që mund të sjellin muajt e ardhshëm, qeveria e tij hoqi një stendë në Bruksel, për shkak se aty do të shfaqej një vepër nga një artist i mirënjohur slloven, i kthyer në kritikun e qeverisë.

Që kur u ngjit në pushtet për herë të tretë në fillim të vitit 2020, Jança e ka përdorur pandeminë e Covid-19 për të kufizuar të drejtat e organizatave mjedisore, si dhe i ka dhënë ushtrisë shumë kompetenca që i takojnë policisë.

Ai është përpjekur të nxjerrë jashtë ligjit Levica-n, partinë e tretë më të madhe të opozitës në vend; dëboi OJQ-të nga pronat e zotëruara nga shteti; ka refuzuar të financojë Agjencinë Sllovene të Medias, ka ndërhyrë në punën e prokurorisë së shtetit, si dhe Prokurorisë Publike Evropiane; është akuzuar për korrupsion dhe ka krijuar një klimë armiqësor – veçanërisht ndaj femrave që e urrejnë – përmes llogarisë së tij në Twitter.

Përpjekjet e tij kanë hasur në një rezistencë të brendshme shumë të fortë. Vetëm këtë vit, ai është përballur me 2 mocione mosbesimi, duke i mbijetuar të dyjave.

Por ndërsa Sllovenia, të cilën Freedom House e vlerëson si një “demokraci të konsoliduar”, ka ende një rrugë të gjatë për të bërë përpara se të bëhet si Hungaria e sotme, Budapesti është i vendosur të ndihmojë njeriun që udhëheq sot në Ljubljanë.

Oligarkët e lidhur me Orban kanë blerë disa media të njohura sllovene, përfshirë stacionin e dytë më të madh televiziv komercial të vendit, Planet TV. Kohët e fundit, shitja e portalit të shquar të lajmeve Siol.net u ndërpre papritmas, pasi një blerës hungarez ofroi më shumë.

Dhe qeveritë në të dyja anët e kufirit, vazhdojnë të ndajnë pikëpamje të përbashkëta mbi Xhorxh Sorosin, mbi pretendimet për manipulimin e zgjedhjeve presidenciale të SHBA-së në vitin 2020 etj.

Modeli hungarez, të cilin prej kohësh liderët evropianë nuk kanë qenë në gjendje ose nuk dëshirojnë që ta sfidojnë, po përhapet me shpejtësi. Nëse lejohet që ai të zbatohet në Slloveni – dhe për 6 muajt e ardhshëm, në Bruksel – BE do të pranojë haptazi praktikat antidemokratike si korrupsionin e madh dhe intolerancën e sanksionuar nga shteti.

Kjo është para së gjithash, një çështje parimore. Bashkimi Evropian pretendon të jetë një bllok i bazuar në vlera, dhe Jança po i shkel tashmë këto vlera. Por përhapja e modelit hungarez paraqet edhe vështirësi praktike.

Orban, në cilësinë e tij si kryeministër i Hungarisë, e ka penguar aftësinë e BE-së për të pasur qasje parimore në politikën e jashtme (p.sh për të drejtat e njeriut në Kinë) dhe për të promovuar qeverisje të mirë. Me gjithë fuqitë e kufizuara burokratike të Këshillit të BE-së, Jança mund t’i përkeqësojë këto probleme në gjashtë muajt e ardhshëm.

Jança thotë se sundimi i ligjit do të jetë përparësi e presidencës slloveneve të BE-së. Por problemi është se ai e kupton atë si një mekanizëm politik më shumë sesa si një parim të qeverisjes demokratike.

Kështu, deklarata në dukje e padëmshme në programin e presidencës slloveneve sipas së cilës “BE duhet të trajtojë t`i gjitha vendet anëtare… në mënyrë të barabartë”,duhet të lexohet në dritën e pohimit të mëparshëm të Jançës se “disa grupe politike… po kërcënojnë haptazi të përdorin instrumentin e quajtur gabimisht të “sundimit të ligjit”, që të disiplinojnë shtetet anëtare të BE-së”.

Për fat të mirë Komisioni Evropian ka mbështetur Agjencinë Sllovene të Shtypit, ndërsa Prokurorja Publike Evropiane Laura Koveshi e ka kritikuar qeverinë e Jançës për “mungesën e dukshme të bashkëpunimit të sinqertë”. Por jo të gjithë aktorët evropianë po flasin. Veçanërisht, Partia Popullore Evropiane (EPP), së cilës i përket Partia Demokratike Sllovene e Jançës, ka qëndruar e heshtur.

Modeli hungareze që mund të ketë rrënjë në Slloveni, nuk përputhet me “modelin evropian”.Udhëheqësit evropianë nuk duhet të kenë ndaj Jançës të njëjtën sjellje të butë si me homologun e tij hungarez. Modeli i demokracisë “jo-liberale” të Orban nuk mund të lejohet të përhapet.

Burimi: https://www.politico.eu/article/slovenia-eu-presidency-begins-prime-minister-janez-jansa-european-union

Përshtatur për Tirana Today

Tags: bepresidenca sllovenesloovenia

TË LIDHURA

Zelensky: Raundi i ardhshëm i bisedimeve të paqes Rusi-Ukrainë mund të mbahet në SHBA
Bota

Zelensky: Raundi i ardhshëm i bisedimeve të paqes Rusi-Ukrainë mund të mbahet në SHBA

22:51 | 05/02/2026
Izrael, kabineti i Sigurisë në takim urgjent përpara bisedimeve SHBA-Iran
Bota

Izrael, kabineti i Sigurisë në takim urgjent përpara bisedimeve SHBA-Iran

19:47 | 05/02/2026
Skadon traktati bërthamor, SHBA dhe Rusia nisin negociata për rinovim
Bota

Skadon traktati bërthamor, SHBA dhe Rusia nisin negociata për rinovim

17:53 | 05/02/2026
Next Post
Surprizon analisti Bushati, zbulon vendimet për të cilat mbështet Ramën

Asgjë për demokracinë nga fronti i Perëndimit

Prokurorët, në ‘grackën’ e drejtësisë. Kush qëndron pas mandat-arresteve?

Prokurorët, në ‘grackën’ e drejtësisë. Kush qëndron pas mandat-arresteve?

Trafikonin dro*ë, dy ish-shoqëruesit e Saimir Tahirit arrestohen nga SPAK







JU REKOMANDOJMË

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:29 | 04/02/2026
Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026




TË FUNDIT

Zelensky: Raundi i ardhshëm i bisedimeve të paqes Rusi-Ukrainë mund të mbahet në SHBA
Bota

Zelensky: Raundi i ardhshëm i bisedimeve të paqes Rusi-Ukrainë mund të mbahet në SHBA

by mirseda
22:51 | 05/02/2026
0

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se raundi i ardhshëm i bisedimeve të paqes me Rusinë...

‘Babi e dëboi mamin prej shtëpisë’/ DJ Gimbo i rrëfen Selinit për ndarjen e prindërve të tij

‘Babi e dëboi mamin prej shtëpisë’/ DJ Gimbo i rrëfen Selinit për ndarjen e prindërve të tij

21:53 | 05/02/2026
Përkeqësim i motit në Durrës, reshje intensive nga e premtja. SHMU bën thirrje për masa

Përkeqësim i motit në Durrës, reshje intensive nga e premtja. SHMU bën thirrje për masa

21:47 | 05/02/2026
Leonora Jakupi përballet me një incident serioz, hajdutët i futen në banesë

Leonora Jakupi përballet me një incident serioz, hajdutët i futen në banesë

21:40 | 05/02/2026
Selin flet për raportin me DJ Gimbon: Kur jam më të, jetoj!

Selin flet për raportin me DJ Gimbon: Kur jam më të, jetoj!

21:34 | 05/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com