Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Stil Kuriozitete

Pse bomba me hidrogjen është më e rrezikshme se atomikja

9 vjet ago
in Kuriozitete, Stil, Të Gjitha
Pse bomba me hidrogjen është më e rrezikshme se atomikja

Koreja e Veriut tha sot se testoi me sukses një bombë termobërthamore, një bombë hidrogjeni e cila shkaktoi një tërmet me 6.3 ballë. Po çfarë është një bombë me hidrogjen? Dhe pse, nëse konfirmohet, ky shpërthim i ri do të ishte veçanërisht shqetësues?

EDHE ME SHKATERRIMTARE.

Bomba me hidrogjen ose Bomba-H është arma më shkatërruese bërthamore e krijuar ndonjëherë nga njeriu. Në aspektin ushtarak, konsiderohet një evolucion i bombës atomike “të thjeshtë” dhe funksionon me një reaksion të fuzionit termobërthamor, jo shumë ndryshe nga ajo që ndodh brenda Diellit.

Kjo armë është shumë më e fuqishme se bombat atomike që goditën Hiroshimën dhe Nagasakin.

DALLIMI.

Një bombë “tradicionale” atomike është e bazuar në procesin e ndarjes në zinxhir të bërthamës atomike të një materiali të zbërthyeshëm (si urani 235 apo plutoni 239), e cila ndodh në mënyrë të pakontrolluar dhe lëshon një sasi të madhe energjie.

NJË FAZË E MËTEJSHME.

Në Bombën-H shtohet edhe një fazë: ​​zbërthimi atomik përdoret për të krijuar një shpërthim të parë dhe për të shkaktuar reaksionet e fuzionit bërthamor (më i dhunshëm) që gjenerojnë temperaturat dhe trysni, në gjendje për të transformuar hidrogjenin që përbahet në një serbator brenda bombës në helium, në një mënyrë të ngjashme me atë që ndodh me Diellin. Prandaj Bomba-H shpesh quhet një bombë atomike “me dy faza”.

KRAHASIMI.

Janë pikërisht dy fazat e shpërthimit që e bëjnë edhe më të rrezikshme se një bombë atomike: në qoftë se një pajisje konvencionale bërthamore ka një fuqi shpërthyese prej 15-20 kilotonë, bomba me hidrogjen e testuar më 1 nëntor, 1952 nga amerikanët në ishullin Elugelab, në Paqësor (i ashtuquajturi “Mike Test”), i pati një fuqi prej 11 megaton, 800 herë më shumë se bomba e Hiroshimës, dhe një valë të nxehti që arriti një rreze 56 km. Në fakt, elementi më shkatërrues dhe i rrezikshëm në rastin e një bombe me hidrogjen është shpërthimi, jo rrezatimi.

JO PËR TË GJITHE.

Nëse teknologjia për një bombë termonukleare është e njohur – Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Sovjetik dhe Britania e kanë zhvilluar atë në vitet 1960 – pak më pak të ditura dhe më komplekse janë ndërtimi dhe gjetja e hidrogjenit të nevojshëm.

HISTORIA E BOMBES-H.

Në vitet ’50. zhvillimi i bombës atomike nga ana e sovjetikëve u dha krahë fajkonjve në Amerikë për të promovuar një armë edhe më shkatërruese bërthamore: bombën me hidrogjen, ose bombën H.

Avokati i saj ishte fizikani i lindur në Hungari, Eduard Teller, i cili edhe u përpoq të bënte komplot kundër Robert Oppenheimerit, babait të bombës atomike amerikane. Ky i fundit, në fakt, besonte se bomba atomike ishte tashmë një pengesë e mjaftueshme për të dekurajuar çdo sulm ndaj SHBA. Por udhëheqësit ushtarakë dhe politikë të Uashingtonit tashmë kishin vendosur ta “hiqnin qafe”, si pengesë.

Pra, projekti i ri iu besua një grupi të përbërë nga dy fizikantë amerikanë, Richard Garuin dhe Eduard Teller, si dhe një matematikan polak, Stanislav Ulam. “Po të mos kishim punuar ne,” tha Garuin, “shkencëtarët ushtarakë do ta kishin bërë vetë. Dhe gjithçka do të përfundonte në duart e ushtrisë, pa asnjë mundësi kontrolli të jashtëm”.

ISHULLI I SHKATERRUAR. Më 1 nëntor 1952, Shtetet e Bashkuara kryen testin “Mike”, i cili zhduku plotësisht Elugelabin, një ishull të Paqësorit. Një vit pas u erdhi radha rusëve. Më shumë se armë ishin, në fakt, instrumente të shfarosjes: nëse atomikja e Hiroshimës kishte shkatërruar një qytet dhe vrarë 200,000 njerëz, një mega bombë me 11 megatonë mund të fshijë një metropol me 20 milionë banorë, transmeton bota.al.

SAKHAROV, BABAI I BOMBES-H SOVJETIKE. Ka një histori brenda historisë së bombës me hidrogjen dhe ka të bëjë me një shkencëtar me reputacion, Andrej Sakharov (1921-1989). Kur ishte vetëm 27 vjeç, ai ndodhej tashmë në Arzamas-16, një qytet i fshehtë ku sovjetikët ndërtuan arsenalet e tyre bërthamore. Ai ishte babai i Bombës-H sovjetike, që u zhvillua për të mbrojtur atdheun e tij. Por në vitin 1961, ai ndryshoi mendje. Së pari planifikoi një test në atmosferë me një bombë prej 100 megaton, pastaj kuptoi se ky test do të shkaktonte një kontaminim radioaktiv dhe përgjysmoi fuqinë e bombës. Në fund, ai nisi të mbrojë të drejtat e njeriut dhe u bë disident: u arrestua, u izolua në Gorkij, i mbikëqyrur nga Kgb. Ai fitoi Çmimin Nobel për Paqe në vitin 1975, por nuk mundi ta tërhiqte atë. U lirua në vitin 1986 falë Gorbaçovit. ” Focus” 

Tags: atomikjabombahidrogjenrrezikshme

TË LIDHURA

Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme me tatim 5% – Çfarë duhet te dini
Aktualitet

Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme me tatim 5% – Çfarë duhet te dini

14:31 | 24/02/2026
Sot dita e dashurisë! Çfarë është festa e Shën Valentinit dhe nga e ka prejardhjen?
Kuriozitete

Sot dita e dashurisë! Çfarë është festa e Shën Valentinit dhe nga e ka prejardhjen?

08:51 | 14/02/2026
WhatsApp denoncon përpjekjen e autoriteteve ruse për të “bllokuar plotësisht” funksionimin e saj
Kuriozitete

WhatsApp denoncon përpjekjen e autoriteteve ruse për të “bllokuar plotësisht” funksionimin e saj

09:15 | 12/02/2026
Next Post
Gjermani, duel i fortë televiziv midis Angela Merkel dhe Martin Schulz

Gjermani, duel i fortë televiziv midis Angela Merkel dhe Martin Schulz

Pitt dhe Jolie anulojnë divorcin, vendosin për një fillim të ri

Pitt dhe Jolie anulojnë divorcin, vendosin për një fillim të ri

Berlin, samsung prezanton panairin e teknologjisë

Berlin, samsung prezanton panairin e teknologjisë







JU REKOMANDOJMË

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Kaos në tregun e naftës: Çmimi në nivelin më të lartë të dy viteve
Bota

Kaos në tregun e naftës: Çmimi në nivelin më të lartë të dy viteve

by mirseda
22:46 | 06/03/2026
0

Çmimet globale të naftës janë rritur në nivelin më të lartë në më shumë se dy vjet,...

SHBA-të paralajmërojnë rritje të sulmeve ndaj Iranit, bëjnë gati bombarduesin më të madh amerikan

SHBA-të paralajmërojnë rritje të sulmeve ndaj Iranit, bëjnë gati bombarduesin më të madh amerikan

22:32 | 06/03/2026
Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve

Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve

22:25 | 06/03/2026
Rusia mund të zhvendosë eksportet e LNG nga Evropa në Azi në 2026

Rusia mund të zhvendosë eksportet e LNG nga Evropa në Azi në 2026

22:03 | 06/03/2026
Guterres: Lufta në Lindjen e Mesme mund të dalë jashtë kontrollit

Guterres: Lufta në Lindjen e Mesme mund të dalë jashtë kontrollit

21:41 | 06/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com