Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Pse armëpushimi Izrael-Hamas, nuk nënkupton fundin e luftimeve

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Pse armëpushimi Izrael-Hamas, nuk nënkupton fundin e luftimeve

Nga: Dania Koleilat Khatib “Arab News”

Egjipti ka ndërmjetësuar një armëpushim midis Hamasit dhe Izraelit. Presidenti i SHBA-së, Xho Bajden e vlerësoi administratën e tij për “diplomacinë e qetë dhe të pandalshme” që mundësoi arritjen e marrëveshjes, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, u bëri thirrje të dy palëve të rifillojnë negociatat e paqes dhe nxiti dërgimin e ndihmës humanitare në Gaza.

Sidoqoftë, armëpushimi nuk do të thotë fundi i mizorive, por ai është thjesht mbyllja e një raundi në një konflikt afatgjatë. Nuk do të ketë një armëpushim të qëndrueshëm apo paqe, në rast se nuk ka një marrëveshje përfundimtare midis palestinezëve dhe izraelitëve, dhe Izraeli është pala e vetme që mund të mundësojë një marrëveshje të tillë.

Ndërsa media perëndimore i mbuloi bombardimet 11-ditore, duke i cilësuar si një përplasje midis Izraelit dhe Hamasit, realiteti është shumë më i thellë se sa kaq. Bëhet fjalë për njerëzit që janë lodhur duke qenë të pushtuar, poshtëruar, dhe duke u mohuar të drejtat e tyre themelore.

Situata nuk është më e qëndrueshme, dhe politikat izraelite kanë punuar në drejtim të konsolidimit të statuskuosë deri në atë pikë, sa që zgjidhja me 2 shtete doli fare nga diskursi politik. Izraelitët sot janë më të pasigurt se kurrë pasi raketat e Hamasit, ishin në gjendje që të depërtojnë në sistemin e tyre mbrojtës anti-raketor “Kupola e Hekurt”, dhe tani grupimi militant po e pasuron arsenalin e tij me dronë.

Gjithsesi, mënyra e duhur për të hequr qafe Hamasin nuk është të bombardosh pa dallim Gazan. Përkundrazi, kjo do t’i nxisë të gjithë banorët e Gazës që të tubohen rreth Hamasit. Elementi thelbësor për të mposhtur Hamasin është të thahet inkubatori i tij social, dhe kjo mund të bëhet vetëm duke arritur një zgjidhje përfundimtare dhe të drejtë të konfliktit, që mund të garantojë sigurinë dhe dinjitetin e palestinezëve.

Izraeli i shtyu palestinezët të zgjedhin Hamasin, kur e neutralizoi thuajse fare Autoritetin Palestinez dhe kur tregoi paaftësinë e tij për të mbajtur premtimin e një shteti për palestinezët. Raunde të shumta negociatash në 30 vite, kanë sjellë vetëm akoma më shumë grabitje të tokave dhe vendbanime të reja izraelite në territoret palestineze.

Dhe dëbimi i disa familjeve palestineze në lagjen Shejh Jarrah në Jerusalemin Lindor, ishte pika që derdhi gotën. Politika izraelite synon që t’i qetësojë palestinezët përmes disa rregullimeve të përkohshme, duke shpresuar se një ditë ata do të heqin dorë nga ajo që Izraeli e konsideron si një kërkesë maksimaliste, që është një shtet palestinez.

Por kjo nuk do të ndodhë. Palestinezët nuk do ta pranojnë asnjëherë pushtimin, dhe ata nuk do të largohen nga toka e tyre. Identiteti i tyre si palestinezë është ngulitur në vetëdijen e tyre kombëtare. Politika e ndjekur sot nga Izraeli, nuk do ta bëjë atë më të sigurt; përkundrazi, do ta bëjë vendin më të prekshëm nga sulmet.

Duke ruajtur shkakun e pakënaqësisë, Tel Avivi po i vendos vetëm përkohësisht kapakun  përplasjeve. Ndërkohë, zemërimi i njerëzve po zien. Nga ana tjetër, Izraeli po ushtron presion për një zgjidhje me një shtet. Në këtë rast, do të humbasë ajo që duan Izraelitët, pra që të kenë një shtet hebre.

Problemi kryesor është se nuk ka një udhëheqje izraelite që mund të përballet me realitetin, dhe të flasë sinqerisht me qytetarët e saj. Secili nga politikanët shqetësohet për mbijetesën e vet politike. Secili nga ata shqetësohet se një zgjidhje me dy shtete dhe fundi i pushtimit do të jetë një vetëvrasje politike.

Në vend se të marrin vendime racionale, sot politikanët e Izraelit janë duke iu drejtuar grupimeve të kolonëve, dhe po zgjedhin të përdorin një populizëm të shfrenuar. Nëse bombardimet ndalen sot, a do të mbarojnë protestat? A do të zhduken tensionet midis izraelitëve hebrenj dhe palestinezëve që jetojnë në Izrael?

Kjo nuk ka gjasa të ndodhë. Luftimet e fundit, kanë lënë pas plagët e tyre jo vetëm në trupat e njerëzve në Gaza dhe Izrael, por edhe në zemrat e atyre që i mbijetuan përplasjeve në të dyja kampet. Mosbesimi është më i fortë se kurrë më parë, hidhërimi dhe pasiguria gjithashtu.

Ndërsa udhëheqësit botërorë po bëjnë thirrje që të dyja palët të rinisin bisedimet e paqes, negociatat ka të ngjarë të mos prodhojnë asnjë rezultat, siç ka ndodhur edhe gjatë 30 viteve të fundit. Izraeli duhet të dalë me një zgjidhje që të jetë përfundimtare.

Dhe askush nuk mund ta ofrojë këtë zgjidhje përveç Izraelit. SHBA-të janë përpjekur disa herë dhe dështuan. Barak Obama u përpoq të arrinte një zgjidhje, por menjëherë u tërhoq pasi u përball me sjelljen agresive të udhëheqësit izraelit Benjamin Netanjahu.

Si zëvendëspresident i Obamës, Bajden i dinte shumë mirë vështirësitë e përfshirjes në konfliktin palestinezo-izraelit. Prandaj politika e tij nuk synonte zgjidhjen e konfliktit, por në rastin më të mirë mbajtjen e tij nën kontroll. Arabët propozuan Nismën Arabe të Paqes 19 vjet më parë, vetëm për të parë refuzimin e saj nga Ariel Sharon, pavarësisht nga fakti se nisma e tyre pati një mbështetje e globale.

Izraeli duhet të mendojë përtej përplasjeve aktuale. Ai duhet të mendojë se si mund t’i japë fund konfliktit, në mënyrë që fëmijët e tij të rriten gjithashtu në paqe. Është e qartë se shtypja për dekada me radhë nuk i ka dobësuar palestinezët (dhe mbështetësit e tyre), apo t’i ketë rraskapitur.

Përkundrazi, i ka bërë më të vendosur. Edhe pse bërja e një propozimi të tillë mund të jetë vetëvrasje politike, politikani izraelit që e bën këtë gjë, do të ketë një mbështetje globale, dhe nga miratimi ndërkombëtar mund të fillojë ndërtimin e një baze mbështetësish në Izrael. Përballja e fundit tregoi gjithashtu se Palestina është ende një kauzë shumë e dashur në zemrën e çdo arabi dhe çdo myslimani.

Dhe pas çdo raundi të ri të përplasjeve, dëmi nuk do të kufizohet vetëm në Palestinë dhe Izrael, por do të sjellë rritje të tensioneve, të cilat rajoni ynë kaq i paqëndrueshëm duhet t’i shmangë. Përplasjet duhet të jenë një zile zgjimi për izraelitët, dhe duhet t’i kujtojnë politikanëve të tyre që të përballen me realitetin para se të jetë tepër vonë.

Burimi i lajmit: arabnews. Përshtati TIRANA TODAY

Tags: Izrael-HamasLuftime

TË LIDHURA

Zbulohen problemet me këmbët e Trump, çfarë është pamjaftueshmëria venoze?
Bota

Zbulohen problemet me këmbët e Trump, çfarë është pamjaftueshmëria venoze?

21:55 | 17/07/2025
Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin për masën e sigurisë arrest me burg për Beccetin
Bota

Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin për masën e sigurisë arrest me burg për Beccetin

16:07 | 17/07/2025
Gjeorgjia rrezikon liberalizimin e vizave, BE: Qeveria po shkel vlerat evropiane
Bota

Gjeorgjia rrezikon liberalizimin e vizave, BE: Qeveria po shkel vlerat evropiane

22:07 | 16/07/2025
Next Post
Shqipëri/ Policia arreston egjiptianin me rrezikshmëri të lartë

Shqipëri/ Policia arreston egjiptianin me rrezikshmëri të lartë

Zgjedhjet në PD/ Ibsen Elezi zyrtarizon kandidaturën përballë Bashës

Zgjedhjet në PD/ Ibsen Elezi zyrtarizon kandidaturën përballë Bashës

Pandemia nuk i ndal, fluks turistësh nga Kosova në Morinë

Pandemia nuk i ndal, fluks turistësh nga Kosova në Morinë

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

16:45 | 21/07/2025
Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare

E rëndë në Shëngjin/ Ra në kontakt me rrymën elektrike dhe u rrëzua nga skela, humb jetën 32-vjeçari

18:44 | 19/07/2025
Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

15:49 | 18/07/2025




TË FUNDIT

Nxehtësia ekstreme një kërcënim i padukshëm që përshpejton plakjen biologjike
Aktualitet

Nxehtësia ekstreme një kërcënim i padukshëm që përshpejton plakjen biologjike

by mirseda
09:32 | 26/07/2025
0

Ndërsa valët e të nxehtit vazhdojnë të djegin pjesë të Hemisferës Veriore, shkencëtarët po zbulojnë një tjetër...

“42-vjeçari plagoset duke shuajtur zjarrin në Kopaçez të Delvinës, niset me urgjencë në spitalin e djegieve në QSUT”

“42-vjeçari plagoset duke shuajtur zjarrin në Kopaçez të Delvinës, niset me urgjencë në spitalin e djegieve në QSUT”

09:28 | 26/07/2025
Banorët e Delvinës: ‘Fatkeqësi e jashtëzakonshme, na janë djegur të gjitha, s’kemi as ujë, as drita.’”

Banorët e Delvinës: ‘Fatkeqësi e jashtëzakonshme, na janë djegur të gjitha, s’kemi as ujë, as drita.’”

09:07 | 26/07/2025
“Dita më e nxehtë sot, me temperatura deri në 43°C. Ministria e Mbrojtjes: Rrezik maksimal për zjarre në të gjitha qarqet.”

“Dita më e nxehtë sot, me temperatura deri në 43°C. Ministria e Mbrojtjes: Rrezik maksimal për zjarre në të gjitha qarqet.”

09:04 | 26/07/2025
Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare

Sarandë: Citroeni përplaset me motor, 27-vjeçari dërgohet me helikopter në Tiranë

18:43 | 25/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com