Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

PS propozon ndryshime në ligjin për Policinë e Shtetit, hiqen konkurset për drejtuesit

2 javë ago
in Aktualitet

Partia Socialiste ka propozuar ndryshime në ligjin për Policinë e Shtetit, duke synuar lehtësimin e procedurave për emërimet në nivelet drejtuese dhe rritjen e efektivitetit në strukturat policore.
Drafti i paraqitur këtë të mërkurë parashikon heqjen e konkurseve për drejtuesit e departamenteve, drejtorive vendore dhe shefat e komisariateve, me argumentin se proceset aktuale janë të tejzgjatura, burokratike dhe pa produktivitet.

Po ashtu, ndryshimet ligjore parashikojnë mundësinë që ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë të rikthehet në strukturat e policisë pas përfundimit të mandatit, si dhe uljen e afatit për ngritjen në gradë të efektivëve që kanë rezultate të larta në punë.
“Procedura e përzgjedhjes së drejtuesve të strukturave të nivelit të lartë policor, është kthyer në pengesë në vetë ushtrimin e veprimtarisë së tyre, kanë ulur ndjeshëm reagimin dhe produktivitetin e veprimtarisë qoftë administrativ po ashtu dhe atë operativ, për shkak të një procesi konkurrimi të tejzgjatur në kohë dhe pa produktivitet përzgjedhje. Zhvillimi i këtij procesi, ka shtuar procedurat burokratike, formale dhe aspak efektive për përzgjedhjen e drejtuesve në pozicione të larta drejtuese, atë të zëvendësdrejtorit të përgjithshëm, drejtorit të departamentit, drejtuesit vendor dhe deri tek shefi i një komisariati.

Një ish-Drejtor i Përgjithshëm nuk është thjesht një emër, por përfaqëson një investim dekadash të shtetit, me njohuri të larta akademike dhe eksperiencë edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare. Vlerësimi për krijimin e hapësirave ligjore për vijimin e tij në strukturat policore, mundëson që kjo eksperiencë të mos humbasë, por të përdoret në funksione këshillimore, pedagogjike në Akademi, apo si oficer kontakti. Kjo i përgjigjet nevojës që dija menaxheriale të vijojë t’i shërbejë institucionit, pa cenuar autoritetin e drejtuesit pasardhës”, thu het më tej.

Një afat prej 5 vitesh për secilën gradë, vlerësohet më shumë si kriter formal dhe i tejzgjatur, duke krijuar një demotivim te profesionistët që prodhojnë rezultate. Në këtë këndvështrim, me synimin për një sistem më fleksibël, vlerësohet ulja e afatit të qëndrimit në këto grada, duke shmangur kohën si element formal dhe zhvendosur fokusin te performanca.

Nuk ka sens që një punonjës policie i zoti, i cili jep rezultate në hetimin e krimit apo në rendin publik, t’i nënshtrohet një afati kaq të gjatë, ndërkohë që ka nevoja emergjente për të plotësuar vendet vakante në nivelin drejtues”, saktësohet në relacion.

TË LIDHURA

Aktualitet

Polici u vra gjatë një operacioni, kolegu u plagos, ministri i Brendshëm dënon aktin kriminal

09:49 | 04/06/2026
Aktualitet

Ngjarja në Maliq, Rama shpall ‘Dëshmor i Atdheut’ efektivin e vrarë: Ndëshkim maksimal për autorin

09:33 | 04/06/2026
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 82
Aktualitet

Dosja “Balluku”/ Igli Tare paraqitet në SPAK

09:31 | 04/06/2026
Next Post

Tërmeti me magnitudë 4.4 godet Italinë, mbyllen shkollat në disa zona të Napolit

“Saranda, si Palermo”/ “Shpërthen” deputetja e PD, Zhupa: Policia, bashkëpunim me krimin

“Ministri Gogu të kërkojë falje”/ Vokshi: Shpërndau një lajm të pavërtetë, IBAR nuk është miratuar!







JU REKOMANDOJMË

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026

Alarmi i minutës së fundit/I ka shënuar dy herë Izraelit, por Shqipëria zbret sonte pa “armën” e saj

14:36 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Polici u vra gjatë një operacioni, kolegu u plagos, ministri i Brendshëm dënon aktin kriminal

by mirseda
09:49 | 04/06/2026
0

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka dënuar ngjarjen e rëndë që ndodhi në Maliq ku gjatë një...

Ngjarja në Maliq, Rama shpall ‘Dëshmor i Atdheut’ efektivin e vrarë: Ndëshkim maksimal për autorin

09:33 | 04/06/2026
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 82

Dosja “Balluku”/ Igli Tare paraqitet në SPAK

09:31 | 04/06/2026

Tragjedia në Lezhë, këta janë 2 të rinjtë nga Kosova që u mbytën në det. Njëri prej tyre futbollist

09:29 | 04/06/2026

Rama nxjerr pamjet e Zvërnecit plot mbeturina: Duan ta mbajnë kështu, por projekti e kthen

09:03 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com