Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Prova izraelite që fundosi Ervis Martinajn

7 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Prova izraelite që fundosi Ervis Martinajn

Në të gjitha mediat u publikua lajmi se Gjykata e Apelit ndryshoi masën e sigurisë për Ervis Martinajn, nga “burg me afat 30 ditë” në “burg pa afat”. Kujtojmë së Martinaj u arrestuar pas një përplasje me armë me një të vrarë në ish-bllok.

Pas vendimit të gjykatës ndaj Martinajt, Prokuroria nuk bëri asgjë publike se cila ishte prova që la pas hekurave Martinajn, sepse ai për pak po i shpëtonte drejtësisë.

Burime për Tirana Today deklaruan se prova që fundosi Martinajn janë mesazhet që ai i ka dërguar grupit të tij. Mesazhet janë gjetur në telefonin “iPhone” të Martinajt.

I njëjti burim konfirmon se janë ekspertët izraelitë ata që kanë zhbllokuar telefonin dhe aty janë gjetur mijëra mesazhe.

Prokuroria ka zbardhur të gjitha mesazhet, por më i rëndësishmi është një mesazh që është dërguar pak kohë para se të ndodhte ngjarja në ish-bllok.

Martinaj u dërgon mesazh shokëve të tij që duhet të vijnë në lokal me armë. Kjo është provë vendimtare që e implikon Martinajn mbi akuzën “vrasje e mbetur në tentativë”,  dhe fakton akuzat e Prokurorisë.

Me këtë provë kyçe Martinaj e ka të pamundur që të shpëtojë drejtësisë shqiptare ashtu si kishte bërë më parë.

Kujtojmë se Martinaj i cili po ashtu mbeti i plagosur në përleshjen e cila ndodhi në fillim të tetorit. Veç akuzës kryesore Prokuroria po e heton edhe për “zhvillim bastesh të paligjshme”, “pastrim parash” e akuza të tjera.

Fillimisht gjykatësi Artan Gjermeni në Shkallën e Parë vendosi masë sigurie me afat 30 ditë, duke kërkuar më shumë prova nga prokuroria. Në Apel Hysni Demiraj ka pranuar pretendimin e prokurorit Gent Xholi që përfaqësoi akuzën, dhe ka hequr kufizimet kohore mbi masën e sigurisë.

Bashkë me Martinajn me masë sigurie arresti me burg është edhe Eljon Hato, i cili po ashtu u plagos gjatë përleshjes, në të cilën mbeti i vrarë Fabjol Gaxha. Mbrojtësit kërkuan lirimin e tyre duke pretenduar se ata nuk kishin qenë pjesë e përplasjes me armë.

Po ashtu i arrestuar për përplasjen me armë  është dhe Geldo Hoti, ndërsa në kërkim janë Ervin Mata, Fabio Allushi, Meviol Bilo dhe Ajaks Boshnjaku. Këta të fundit janë nën akuzë për vrasjen e Gaxhës.

Nga personat e identifikuar si të përfshirë në përplasje Martinaj është me precedentë penalë. Ai  është akuzua për një vrasje në vitin 2015, por u dënua për një akuzë të lehtë me vetëm 1 vit e katër muaj. Martinaj po ashtu u përmend edhe gjatë dëshmive në gjyqin ndaj Emiljano Shullazit, ndërsa rezulton se ka një dënim me tre muaj burg për “organizim lojrash të paligjshme të fatit”.  TIRANA TODAY

Tags: ervis martinajnfundosiizraeliteprova

TË LIDHURA

Tritol në një biznes në Shkodër, detajet e para
Aktualitet

Tritol në një biznes në Shkodër, detajet e para

22:41 | 09/12/2025
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen
Aktualitet

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
Korçë: 85-vjeçarja rrëzohet nga ballkoni, bie mbi kondicioner; është jashtë rrezikut për jetën
Aktualitet

Korçë: 85-vjeçarja rrëzohet nga ballkoni, bie mbi kondicioner; është jashtë rrezikut për jetën

22:10 | 09/12/2025
Next Post
“Si po përpiqet të përçajë qeveria banorët e Astirit”

“Si po përpiqet të përçajë qeveria banorët e Astirit”

“E kam gati De Biasin”, tensionohet situata në ‘çiftin’ Duka-Panucci

“E kam gati De Biasin”, tensionohet situata në ‘çiftin’ Duka-Panucci

Shoqatat evropiane angazhohen për të mbrojtur gjelin e egër në Berat

Shoqatat evropiane angazhohen për të mbrojtur gjelin e egër në Berat







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

21:31 | 03/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019




TË FUNDIT

Joz Marku ngre pikëpyetje me reagimin e tij për rolin si opinionist në BBVA Fan Club
Showbizz

Joz Marku ngre pikëpyetje me reagimin e tij për rolin si opinionist në BBVA Fan Club

by mirseda
22:45 | 09/12/2025
0

Emri i Joz Markut është përfolur së fundmi si një nga opinionistët e mundshëm të Big Brother...

Tritol në një biznes në Shkodër, detajet e para

Tritol në një biznes në Shkodër, detajet e para

22:41 | 09/12/2025
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
Korçë: 85-vjeçarja rrëzohet nga ballkoni, bie mbi kondicioner; është jashtë rrezikut për jetën

Korçë: 85-vjeçarja rrëzohet nga ballkoni, bie mbi kondicioner; është jashtë rrezikut për jetën

22:10 | 09/12/2025
Publikohen emrat e zyrtarëve nën masa pas prishjes së pallatit

Publikohen emrat e zyrtarëve nën masa pas prishjes së pallatit

21:40 | 09/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com