Protestuesit kanë sulmuar me vezë dhe mollë Bashkinë e Tiranës. Në shenjë ironie, ata kanë hedhur mollë, për shkak të emrit të një prej zyrtarëve të arrestuar të bashkisë, Redi Molla, si pjesë e një skeme korruptive.
Ndërkohë, këshilltarët e opozitës në Këshillin Bashkiak janë përplasur me policinë, pasi nuk i kanë lejuar ata që të futen në ambientet e këtij institucioni.
Sakaq, qytetarët kanë tentuar të futen në institucion.