Pas njoftimit se qeveria do të ndryshojë emrin e autostradës nga “Aleksandri i Madh” në “Miqësi”, ka patur protesta para Kuvendit të Maqedonisë. Protesta është organizuar nga shoqata patriotike, ndërsa mes thirrjeve:“Miqësia harrohet, Aleksandri mbetet përgjithmonë” kanë kundërshtuar propozimet e bëra.
Në parkun “Gruaja luftarake”, është ngritur një kamp në të cilin nënshkruhet peticion kundër vendimeve të Qeverisë dhe Kuvendit. Demonstruesit gjithashtu kanë kërkuar ndërprerjen e negociatave për ndryshimin e emrit-shkruan Almakos.
Organizatorët janë shprehur se protestat janë paralajmëruese, ndërkohë ata shprehen kundër politikave anti-maqedonase.
“Kjo është një protesta e popullit maqedonas dhe të gjitha shoqatat që jemi këtu po hyjnë në një unitet koalicioni me popullin tonë maqedonas. Ata do ti shkojnë deri në fund betejës së tyre të drejtë për ruajtjen e identitetit të tyre shekullor, historisë, kulturës dhe emrit “, tha Ana Bubinkova Mihajlovska, kryetarja e Shoqatës Qytetare” Rilindja “.
“Me votimin e tij rrënohen themelet e një shteti, që çon drejt destabilizimit dhe federalizimit të tij, do të rriten urrejtjet etnike dhe do të prishet shoqërua”, thonë organizatorët.
Ata janë shprehur se protesta e tyre është vazhdimësie gjashtë muajve, ndërkohë gjatë ditës së hënë kanë njoftuar se do të vijojnë sërish protestat me qëllim kundërshtimin e propozimeve që cenojnë integritetin e maqedonasve.