Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Prona intelektuale, s’duhet të pengojë furnizim e drejtë të vendeve me vaksina

4 vjet ago
in Bota, Kryesore
Prona intelektuale, s’duhet të pengojë furnizim e drejtë të vendeve me vaksina

Nga Pedro Sanchez “Financial Times”

Covid-19 ka sjellë pasoja të rënda negative për botën. Por ndërsa vajtojmë për miliona viktima, tani mund të shohim dritë në fund të tunelit falë përshpejtimit të fushatave të vaksinimit. Asnjëherë më parë njerëzimi nuk ka zhvilluar në një hapësirë ​​kaq të shkurtër kohore vaksina të sigurta dhe efektive kundër një sëmundjeje të re.

Përparimi shkencor na dha shpresë. Por kjo ndjenjë e shpresës, është shpërndarë në mënyrë të pabarabartë. Ne mbetemi ende shumë larg synimit për të garantuar një qasje të drejtë dhe të përballueshme tek vaksinat nga të gjitha vendet e botës.

Virusi po vazhdon që të përhapet i pakontrolluar në disa vende dhe rajone, duke rritur rrezikun e mutacioneve të reja të rrezikshme. Askush nuk do të jetë i sigurt, derisa të sigurt të jenë që të gjithë. Dhe kjo nuk është vetëm çështje e drejtësisë, por çelësi kryesor për të luftuar pandeminë në një mënyrë efikase dhe efektive.

Deri në fund të këtij muaji, do të jenë prodhuar në total 2 miliardë doza vaksine anti-Covid. Por do të na duhen rreth 11 miliardë doza, për të imunizuar 70 për qind të popullsisë së botës. Ndërkohë Covax, programi i blerjes kolektive të vaksinave i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, do të shpërndajë vetëm 145 milionë doza në fund të qershorit, ose 100 milionë më pak se sa pritshmëria fillestare.

Prodhimi dhe qasja tek vaksinat duhet të rritet në mënyrë eksponenciale dhe urgjente. Debati se çfarë duhet bërë që të ndodhë kjo gjë mbetet i polarizuar. Kostot e inovacionit të ilaçeve janë shumë të larta, ndërsa ato imituese janë relativisht të ulëta. Zhvillimi i një ilaçi zgjat 10 vjet dhe kushton mesatarisht mbi 2.5 miliard dollarë.

Në kohëra normale, patentat luajnë një rol kryesor në nxitjen e inovacionit. Por këto nuk janë kohë normale. Ne gjendemi në mesin e një pandemie të madhe, ndaj duhet të përdorim të gjitha mjetet që kemi në dispozicion, për t’i dhënë fund sa më shpejt që të jetë e mundur.

Në këtë kontekst, prona intelektuale nuk mund të jetë një pengesë për të siguruar një qasje të barabartë dhe universale tek vaksinat anti-Covid. Është kjo arsyeja pse duhet arritur urgjentisht konsensusi, siç kanë kërkuar disa vende, mbi propozimin e SHBA-së për një pezullim të përkohshëm të disa detyrimeve të marrëveshjes mbi pronësinë intelektuale Trips, për vaksinat kundër Covid-19.

Për më tepër, në përgatitje të emergjencave të ardhshme shëndetësore, ne duhet që të rishikojmë përshtatjen e rregullave globale me të drejtat e pronësisë intelektuale. Megjithatë, të drejtat e pronësisë intelektuale janë vetëm një pjesë e ekuacionit.

Mbi 80 patenta janë përfshirë në krijimin e një vaksine mARN, prodhimi i së cilës përfshin 280 përbërës të ndryshëm, që burojnë nga 86 furnizues nga 19 vende, ku ruajtja dhe shpërndarja e tyre kërkon një logjistikë shumë komplekse.

Kjo është arsyeja pse Spanja po propozon një iniciativë gjithëpërfshirëse për të lehtësuar transmetimin e teknologjisë dhe ekspertizës së nevojshme, për të hequr të gjitha pengesat për rritjen e prodhimit dhe përshpejtimin e shpërndarjes së vaksinave.

Së pari, derisa të arrihet marrëveshja në Organizatën Botërore të Tregtisë, ne duhet të vendosim në dispozicion të gjithë mekanizmat e disponueshëm për të stimuluar kompanitë farmaceutike që të hyjnë në marrëveshje të licencimit vullnetar, si dhe bashkimin e të gjitha formave të njohurive në lidhje me koronavirusin.

Takimi i ardhshëm i G20 mbi shëndetin global, dhe Asambleja Botërore e Shëndetit duhet të shfrytëzohen si mundësi për ta inkurajuar këtë industri të transferojë njohuritë e nevojshme.

Së dyti, është thelbësore që të shfrytëzohen plotësisht kapacitetet ekzistuese prodhuese, duke hequr pengesat tregtare, dhe duke siguruar funksionimin e duhur të zinxhirëve të furnizimit. Ne duhet të shmangim ekzistencën e burimeve të papërdorura dhe të identifikojmë me shpejtësi si tepricat ashtu edhe mungesat e artikujve thelbësorë, duke ndihmuar kësisoj në optimizimin e shpërndarjes së furnizimeve.

Ndërkohë, nevojiten masa specifike dhe urgjente për lehtësimin e tregtisë. Të gjitha vendet duhet të angazhohen për të lehtësuar ose hequr çdo pengesë për tregtinë, përfshirë detyrimet e importit dhe ndalimet e eksportit, përgjatë zinxhirit të vlerës së prodhimit, duke mbuluar si vaksinat që nuk janë ende në fazën përfundimtare të prodhimit ashtu edhe lëndët e para dhe përbërësit e nevojshëm për t’i prodhuar ato.

Së treti, duhet të përshpejtohet transportimi dhe shpërndarja e vaksinave, si midis vendeve ashtu edhe brenda tyre. Covax duhet t’i jepet mbështetja financiare dhe jo-financiare që i nevojitet, për të përmbushur qëllimin e shpërndarjes së të paktën 2 miliardë dozave deri në fund të këtij viti.

Po kështu, duhet të mbështetet shtylla “lidhëse e sistemeve shëndetësore” e kornizës globale të bashkëpunimit të OBSH-së, për të ndërtuar kapacitetin e nevojshëm të përpunimit, ruajtjes dhe shpërndarjes së vaksinave.

Shpërndarja e vaksinave për të gjithë, është hapi i parë për t’i dhënë realisht fund pandemisë. Përparimi shkencor na ka dhënë mjetet e duhura për ta vendosur nën kontroll pandeminë më vdekjeprurëse që është parë ndër breza. Tani, si qeveritë ashtu edhe sektori privat duhet të përballen me këtë sfidë. Ne të gjithë duhet të luajmë rolin tonë. Nuk ka asnjë alternativë tjetër.

Shënim:Pedro Sanchez, është kryeministër i Spanjës.

burimi: https://www.ft.com/content/32c98baf-945d-4b3e-8c54-99756d0bf574

Përshtatur për Tirana Today

Tags: COVID-19Financial Timespedro sanchezSHBA

TË LIDHURA

Vrasje për pensionin e nënës: Dy vëllezër mbysin babain dhe fshehin trupin në arkë
Aktualitet

Vrasje për pensionin e nënës: Dy vëllezër mbysin babain dhe fshehin trupin në arkë

22:34 | 06/06/2025
Mjeku i njohur dënohet me 21 vite për abuzim seksual me pacientët
Bota

Mjeku i njohur dënohet me 21 vite për abuzim seksual me pacientët

22:14 | 06/06/2025
Ndahet papritur nga jeta ish-bashkëshorti i Grida Dumës
Aktualitet

Ndahet papritur nga jeta ish-bashkëshorti i Grida Dumës

21:42 | 06/06/2025
Next Post
Gjermani/ Të Gjelbrit dhe kandidatja e tyre për kancelare shënojnë rritje

Liria e medias në Ballkanin Perëndimor është një çështje gjeopolitike

Speciale / Përmbledhje e situatës futbollistike nëpër Europë : 13 maj 2021

Speciale / Përmbledhje e situatës futbollistike nëpër Europë : 13 maj 2021

Rikthehet Liga e Kampioneve/ Ja cilët janë favoritët për të fituar trofeun

Futboll / Finalja e Championsit transferohet në Portugali me 12,000 tifozë

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Vrasje për pensionin e nënës: Dy vëllezër mbysin babain dhe fshehin trupin në arkë
Aktualitet

Vrasje për pensionin e nënës: Dy vëllezër mbysin babain dhe fshehin trupin në arkë

by mirseda
22:34 | 06/06/2025
0

Një ngjarje e rëndë regjistruar në Itali nga ku mësohet se 2 vëllezër të moshave 34 dhe...

Xhaka për natën e Beogradit: Flamuri duhej mbrojtur, De Biazi na përloti

Xhaka për natën e Beogradit: Flamuri duhej mbrojtur, De Biazi na përloti

22:30 | 06/06/2025
Kur është koha e duhur për t’i ujitur bimët tuaja gjatë verës?

Kur është koha e duhur për t’i ujitur bimët tuaja gjatë verës?

22:22 | 06/06/2025
Mjeku i njohur dënohet me 21 vite për abuzim seksual me pacientët

Mjeku i njohur dënohet me 21 vite për abuzim seksual me pacientët

22:14 | 06/06/2025
Kombëtarja shqiptare mbyll përgatitjet për ndeshjen me Serbinë

Kombëtarja shqiptare mbyll përgatitjet për ndeshjen me Serbinë

22:09 | 06/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com