Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Prokuroria e Përgjithshme reagon për ish-sigurimsin që u bë anëtar i KLP-së

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Prokuroria e Përgjithshme reagon për ish-sigurimsin që u bë anëtar i KLP-së

Prokuroria e Përgjithshme ka reaguar sot zyrtarisht pas akuzave dhe denoncimit të PD-së, se prokurori Bujar Sheshi qe u zgjodh anetar i KLP-se, ka qenë ish-sigurims, me pseudonimin “Venus” që në kohën e gjimnazit.

Prokuroria e Pergjithshme, sqaron me nje deklaratë per mediat, se në kohën që ai është zgjedhur anëtar i KLP nuk ka qenë në dijeni të të shkuarës së tij, pasi “pergjigja e ardhur nga Autoriteti i Dosjeve i eshte njoftuar KLP-së me shkresën nr. 2873/ 3, datë 25. 01. 2019 dhe Komisionit të Pavarur për Koordinimin, Monitorimin dhe Ndjekjen e Zbatimit të Ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, pranë Kuvendit të Shqipërisë, me shkresën nr. 2873/ 2, datë 25. 01. 2019”.

Prokuroria thekson sot se “Vonesa në kthimin e përgjigjes nga AISSH dhe plotësimi i deklaratës individuale të nënshkruar prej prokurorit Bujar Sheshi, përkundrejt përgjegjësisë ligjore, që nuk përputhet në përmbajtje me Vendimin e AISSH, janë objekt i një hetimi të thelluar nga prokuroria kompetente”.

REAGIMI I PROKURORISE SE PERGJITHSHME

Duke marrë shkas nga rasti i bërë publik para disa ditësh, për anëtarin e KLP-së, prokurorin Bujar Sheshi, Prokurori i Përgjithshëm, i bën me dije opinionit publik se:

Me marrjen dijeni prej KPK-së, për moskalimin me sukses të procesit të Rivlerësimit të disa prokurorëve, kandidatë për KLP nga radhët e prokurorive të apeleve, me qëllim plotësimin e vendit vakant në KLP, me datë 24. 09. 2018, Prokurori i Përgjithshëm shpalli thirrjen për paraqitjen e shprehjes së interesit.

Pas thirrjes së parë, duke mos pasur asnjë kërkesë për kandidim, më datë 12. 10. 2018 u shpall thirrja e dytë, pas së cilës, më datë 25. 10. 2018 ka shprehur interesin prokurori Bujar Sheshi, duke dorëzuar deklaratën për shprehjen e interesit dhe dokumentet bashkëlidhur.

Pjesë e dokumenteve të dorëzuara prej kandidatit Bujar Sheshi, ishte deklarata e tij individuale, e nënshkruar, përkundrejt përgjegjësisë ligjore, si detyrim ligjor i nenit 108, pika 3, shkronja “d” e ligjit nr. 115/2016, sipas të cilës, nuk ka qenë anëtar, bashkëpunëtor apo i favorizuar i ish-Sigurimit të Shtetit deri më datë 02 Korrik 1991 si dhe Formulari përkatës i Autoritetit të Informimit mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH).

Me shkresën nr. 2873, datë 26. 10. 2018, Prokurori i Përgjithshëm i është drejtuar AIDSSH, për të verifikuar kandidaturën e prokurorit Bujar Sheshi, në ushtrim të funksioneve të tij, në zbatim të nenit 29, pika 1 të Ligjit nr. 45/ 2015 “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit”.

Një verifikim i tillë, është kryer edhe për të gjithë kandidatët e tjerë dhe personave të ngritur në detyrë, me shkresën numër 933/ 1, datë 29. 03. 2018, shumë kohë pasi atyre u është verifikuar dhe konstatuar plotësimi i kushteve ligjore për të qenë kandidat për anëtar të KLP-së prej Komisionit të ngritur për këtë qëllim nga Prokurori i Përgjithshëm paraardhës, me Urdhrin nr. 18, datë 17. 01. 2017.

Sipas këtij urdhri, i ngritur në bazë të nenit 109, pika 1, të ligjit nr. 115/ 2016, “Për organet e qeverisjes vendore”, komisioni ka për detyrë verifikimin e plotësimit të kushteve ligjore nga kandidatët prokurorë që kanë shprehur interes për t’u zgjedhur anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ky komision, mbi bazën e rezultateve të nxjerra për çdo kandidat, brenda afateve ligjore, harton listën me emrat e kandidatëve që plotësojnë kriteret.

Ky verifikim, përveçse është kryer në ushtrim të veprimtarisë dhe funksioneve të Prokurorit të Përgjithshëm, është kryer edhe duke marrë shkas nga shkresa e AISSH nr. 225, datë 15. 03. 2018 sipas së cilës verifikimi ishte i detyrueshëm dhe ishte kryer për çdo kandidat për KLP dhe KLGJ duke përfshirë edhe përfaqësuesit e shoqërisë civile, avokatisë apo pedagogëve. Përgjigja në këtë rast ka ardhur për të gjithë emrat e kërkuar, sipas Vendimit të AISSH nr. 332/ 3 prot., datë 02. 05. 2018.

Në rastin e kandidatit për KLP, prokurorit Bujar Sheshi, Prokurori i Përgjithshëm, i ka kërkuar Komisionit verifikimin e të gjitha kushteve ligjore parashikuar në nenin 108 të Ligjit nr. 115/2016, dhe, njëkohësisht i ka dërguar për verifikim AISSH,  formularin përkatës të plotësuar dhe nënshkruar prej kandidatit në respektim të nenit 29 të Ligjit 45/ 2015.

Pasi është njohur me Relacionin e Burimeve Njerëzore datë 01. 11. 2018, sipas të cilit prokurori Bujar Sheshi plotëson kushtet dhe kriteret ligjore për të qenë kandidat i KLP, në kushtet kur verifikimi në AISSH nuk ishte një prej kritereve të parashikuar në ligj, brenda afateve ligjore të detyrueshme, Prokurori i Përgjithshëm ka vijuar me procedurën për organizimin e Mbledhjes së Përgjithshme si hapi përfundimtar për ngritjen e KLP-së.

Përgjigja e ardhur nga AISSH me shkresën nr. 1030/ 6, datë 23. 01. 2019, i është njoftuar KLP-së me shkresën nr. 2873/ 3, datë 25. 01. 2019 dhe Komisionit të Pavarur për Koordinimin, Monitorimin dhe Ndjekjen e Zbatimit të Ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, pranë Kuvendit të Shqipërisë, me shkresën nr. 2873/ 2, datë 25. 01. 2019.

Vonesa në kthimin e përgjigjes nga AISSH dhe plotësimi i deklaratës individuale të nënshkruar prej prokurorit Bujar Sheshi, përkundrejt përgjegjësisë ligjore, që nuk përputhet në përmbajtje me Vendimin e AISSH, janë objekt i një hetimi të thelluar nga prokuroria kompetente.

TË LIDHURA

Vdekja nga duart e policëve/ Apeli rikthen çështjen e Agon Zejnullahut në Gjykatën Themelore
Aktualitet

Vdekja nga duart e policëve/ Apeli rikthen çështjen e Agon Zejnullahut në Gjykatën Themelore

18:33 | 21/07/2025
Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit
Aktualitet

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

20:43 | 19/07/2025
Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin
Aktualitet

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

19:49 | 19/07/2025
Next Post
Shqiptari kërcënon Guardiolën: Do ti vërtetoj se sa gaboi me mua

Shqiptari kërcënon Guardiolën: Do ti vërtetoj se sa gaboi me mua

Fenomeni Giveaway dhe një mundësi e artë për të dashuruarit këtë Shën Valentin

Fenomeni Giveaway dhe një mundësi e artë për të dashuruarit këtë Shën Valentin

Rezarta Shkurta dhe nipi i Enver Hoxhës braktisin Shqipërinë (video-foto)

Rezarta Shkurta dhe nipi i Enver Hoxhës braktisin Shqipërinë (video-foto)

JU REKOMANDOJMË

Çfarë po ndodh? Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën

Çfarë po ndodh? Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën

20:04 | 16/07/2025
“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

20:32 | 17/07/2025
Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

15:49 | 18/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025




TË FUNDIT

Vdekja nga duart e policëve/ Apeli rikthen çështjen e Agon Zejnullahut në Gjykatën Themelore
Aktualitet

Vdekja nga duart e policëve/ Apeli rikthen çështjen e Agon Zejnullahut në Gjykatën Themelore

by mirseda
18:33 | 21/07/2025
0

Gjykata e Apelit ka anuluar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë- Dega në Lipjan, e cila më...

Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

16:45 | 21/07/2025
Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

20:43 | 19/07/2025
Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

19:49 | 19/07/2025
Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare

E rëndë në Shëngjin/ Ra në kontakt me rrymën elektrike dhe u rrëzua nga skela, humb jetën 32-vjeçari

18:44 | 19/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com