8 maj 2026 – Kryeministri Edi Rama ndodhet këtë të premte në Durrës, pasi ka nisur zyrtarisht EU4Municipalities II. Për Ramën, ky projekt nuk mishëron thjesht një mbështetje financiare, por përbën një investim strategjik të Bashkimit Europian për të nxitur rritjen e kapaciteteve të bashkive.
“Përmes tij, institucionet të rrisin kapacitetet njerëzore, që janë edhe problemi ynë më i mprehtë i kësaj kohe dhe i kohëve që vijnë, në rast se nuk fokusohemi me të gjithë forcën sot te adresimi i tij”, deklaroi kreu i qeverisë, duke shtuar se anëtarësimi në familjen europiane është aq sa bekim për Shqipërinë, edhe një sfidë e madhe.Më herët, ambasadori i BE-së në vend, Silvio Gonzato, theksoi se ky program është i prekshëm dhe sjell përfitime në nivel vendor.
“Më duket si deja vu se ishim në Durrës edhe javën e shkuar, ku u çel Muzeu Arkeologjik. Javën e shkuar u thashë se ai ishte një ndër programet e preferuara, ndërsa sot u them se edhe ky projekt për bashkitë më pëlqen, sepse i vendos qytetarët në qendër të rrugëtimit të Shqipërisë drejt BE-së.”















