Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

PROFIL/Erdogan, miku i rremë i të gjithëve  

8 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha
PROFIL/Erdogan, miku i rremë i të gjithëve   

 

Nga Stephan Richter “The Globalist”/Presidenti turk, njeh vetëm një besnikëri – atë ndaj vetes së tij. Nuk është për t’u habitur, që ai është i paaftë dhe vepron si një “piroman” i lindur në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Mesa duket, tani ai beson se ai është mjeshtër i çështjeve globale, dhe mund të vërë një vend kundër tjetrit, nëpërmjet trillimeve të tij. Pavarësisht rëndësisë, Turqia, nuk ka gjithsesi peshën e duhur në arenën ndërkombëtare, për ta bërë diçka të tillë.

Një njeri kaq i fiksuar pas vanitetit të vet të pakufishëm si Erdogan, nuk është dikush që i shërben mirë kombit të tij. Presidenti turk, e ka zvogëluar shumë sasinë e respektit që Turqia kishte fituar deri pak vite më parë në botë.

Rexhep Taip Erdogan, është i famshëm për pretendimin se ndjek një politikë të jashtme të “zero problemeve” në Lindjen e Mesme. Dhe të pretendosh zero probleme në Lindjen e Mesme, është një bast tepër i guximshëm për t’u vënë.

Zaten, fqinjësia në këtë rajon është e mbushur plot me marrëdhënie djallëzore dhe me konflikte. Nuk është çudi që vizioni i tij u shpalos shumë keq. Në këtë proces, Erdogan vringëlloi shpatën me çdo komb në rajon, nga Egjipti në Siri dhe Irani deri në Irak.

Erdogan, “Piromani” në veprim

Për të mos u shqetësuar nga dështimi i tij i plotë në përmbushjen e premtimit të tij, Erdogan filloi të krijojë tensione të mëdha tek kombet kryesore, përtej fqinjësisë së tij të afërt. Së pari, ai e donte Rusinë, pastaj u zotua ta përçmonte atë. Pastaj, e dashuroi sërish. E njëjta gjë vlen edhe për Shtetet e Bashkuara.

Ishte një mik i madh, por kur – duke pasur parasysh akuzat e rreme – Uashingtoni nuk e ekstradoi Fetullahun Gylenin, ai nuk la gjë pa thënë për Uashingtonin.

Dëshira e tij për të vepruar si një tregtar matrapaz, ka lënë një shije të hidhur tek shumë udhëheqës anembanë botës. Erdogan është shumë më transaksional, edhe se sa Donald Trump.

Gjermania nuk pati një trajtim më të mirë se sa kombet e tjera, me presidentin turk që tha se gjermanët po vepronin si nazistët modernë.

Në modelin e tij klasik bipolar, kur Erdogan pa pasojat negative ekonomike të përbuzjes së pabazë ndaj Gjermanisë, ai bindi ministrat e tij  ta donin sërish Berlinin.

Mjerisht, ai është rrethuar me një numër kaq i madh burrash që nuk ia prishin për asgjë, saqë i mungon çdo lloj ndjenje realizmi. Dhe asnjë nga oborrtarët e tij, për shkak të frikës se do të shkarkohet, s’ka guximin t’i tregojë të vërtetën e thjeshtë.

Për rrjedhojë, Erdogan nuk po e sheh se Turqia “e tij” është aktualisht ajo me të cilën po luhet, dhe jo anasjelltas. Putin i Rusisë, është rasti më i qartë i dikujt që e përçmon Erdoganin. Ndërsa ky i fundit e konsideron atë të barabartë, Putini luan sipas dëshirës me nevojtarë si Erdogan.

Hezitimet perëndimore

Vendet perëndimore nuk janë aq të pakufizuara, pjesërisht për shkak se ato i ekzagjerojnë opsionet që zoti Erdogan ka në dispozicion, përtej NATO-s dhe Perëndimit.

Sigurisht, ai mund të rikthejë kokën nga Rusia dhe Arabia Sauditë, por asnjë nga këto kombe nuk do t’i sigurojë kombit të tij mirëqenien dhe integrimin në ndarjen ndërkombëtare të punës, siç mund të bëjë Perëndimi.

Për këtë arsye, në vend se të vazhdojë t’i bihet rrotull, ka ardhur koha të flitet më qartë dhe më drejtpërdrejti me zotin Erdogan.

Atij i duhet thënë se mundësitë e tij reale janë shumë të kufizuara. Se të gjithëve po u sos durimi. Dhe t’i bëhet gjithashtu e qartë se është krejtësisht amatore të angazhohesh në lojëra shumë transparente, për të kundërvënë kombet kundër njëri-tjetrit. 

Macron në rolin e një shpëtimtari? 

Me sa duket do të duhet edhe një dekadë tjetër, që Berlini politik të kuptojë se në shumë nivele ka vetëm një interes dhe një besnikëri – të ndihmojë myslimanët liberalë që ndodhen nën një kërcënim të fortë në Turqinë e Erdoganit (dhe gjetkë). Kjo është arsyeja e sugjerimit të analistit turk Soner Cagaptay, që Emmanuel Macron në emër të pjesës tjetër të Evropës, të mund rikthejë presidenti turk me këmbë në tokë.

PËRSHTATI TIRANA TODAY

Tags: erdogangjithëvemikumodelipiromanProfilrreme

TË LIDHURA

Vendimi për pagat/ Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e gjyqtarëve
Aktualitet

Vendimi për pagat/ Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e gjyqtarëve

16:56 | 17/02/2026
Moti i rënduar krijon probleme në Delvinë, rrëshqitjet e dheut arrijnë shtëpitë e banorëve
Aktualitet

Moti i rënduar krijon probleme në Delvinë, rrëshqitjet e dheut arrijnë shtëpitë e banorëve

16:22 | 17/02/2026
Kukësi nën reshje shiu e dëbore, rënie gurësh në aksin Dushaj–Lekbibaj
Aktualitet

Kukësi nën reshje shiu e dëbore, rënie gurësh në aksin Dushaj–Lekbibaj

16:18 | 17/02/2026
Next Post
Video/Rrezikoi të pësonte gol, aktrimi i portierit po bën xhiron e botës

Video/Rrezikoi të pësonte gol, aktrimi i portierit po bën xhiron e botës

SHBA/I ngacmoi vajzat, babai sulmon doktorin pedofil (Video)

SHBA/I ngacmoi vajzat, babai sulmon doktorin pedofil (Video)

Metamorfoza e Mourinhos, nga “Special One” në “Special Two”

Metamorfoza e Mourinhos, nga “Special One” në “Special Two”







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026




TË FUNDIT

Vendimi për pagat/ Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e gjyqtarëve
Aktualitet

Vendimi për pagat/ Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e gjyqtarëve

by mirseda
16:56 | 17/02/2026
0

Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin për çështjen e pagave të gjyqtarëve, duke vendosur që të pranojë pjesërisht...

Tashmë zyrtare! Finalja e Big Brother VIP Kosova do të ketë kaq banorë në garë për fitoren

Tashmë zyrtare! Finalja e Big Brother VIP Kosova do të ketë kaq banorë në garë për fitoren

16:26 | 17/02/2026
Moti i rënduar krijon probleme në Delvinë, rrëshqitjet e dheut arrijnë shtëpitë e banorëve

Moti i rënduar krijon probleme në Delvinë, rrëshqitjet e dheut arrijnë shtëpitë e banorëve

16:22 | 17/02/2026
Kukësi nën reshje shiu e dëbore, rënie gurësh në aksin Dushaj–Lekbibaj

Kukësi nën reshje shiu e dëbore, rënie gurësh në aksin Dushaj–Lekbibaj

16:18 | 17/02/2026
Shpërndanin lëndë narkotike, në pranga 3 të rinj në Shkodër

I skaduar që në prillin e kaluar, Dogana e Durrësit bllokon 7.6 ton miell

15:16 | 17/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com