Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Profil/ John Steinbeck, autori amerikan me Nobel dhe Pulitzer

5 vjet ago
in Kryesore

Një shkrimtar i arrirë amerikan i cili fitoi çmimin Nobel në Letërsi dhe çmimin Pulitzer për librin e tij, ‘Vilet e zemërimit’ (1939), John Steinbeck shkroi thellësisht mbi problemet ekonomike me të cilat përballej klasa rurale gjatë Depresionit të Madh. Interesimi i tij i thellë për këtë temë dhe vërtetësia burojnë nga përvojat e tij si punëtor para se të zgjidhte të shkruarit si karrierë.

John Ernst Steinbeck, Jr, i lindur në Salinas, Kaliforni, në 27 Shkurt 1902, ishte nga një familje e klasës së mesme me origjinë gjermane dhe irlandeze. Ai ndoqi Universitetin e Stanfordit por u largua pa u diplomuar. Ai shkoi në Nju Jork në vitin 1925 duke u përpjekur ta vendoste veten në shoqëri si shkrimtar. Sidoqoftë, vendosi të kthehej në Kaliforni pas përpjekjes së dështuar. Kohë pas kohe ndërsa shkruante, Steinbeck punonte dhe si punëtor për të mbuluar shpenzimet e tij. Gjatë kësaj periudhe ai u bë i vetëdijshëm për situatën dhe hidhërimin që solli Depresioni i Madh me të cilin përballej klasa punëtore.

Romanet e hershme të Steinbeck-ut; Kupa e Artë (1929), Kullotat e Parajsës (1932) dhe Për një Zot të panjohur (1933) nuk i sollën atij shumë sukses. Sidoqoftë, Tortilla Flat (1935) i dha Steinbeck-ut shijen e parë të famës dhe popullaritetit duke fituar medaljen e artë të Klubit të Komonuelthit të Kalifornisë. Romani, me një nuancë humori, është një histori që sillet rreth një grupi meksikano-amerikan. Është kthyer në film me të njëjtin titull në 1942. Tortilla Flat u pasua nga: Në Luftën e Dyfishtë (1936), një histori në lidhje me një grevë pune në fermë. Tjetra që u botua ishte novela ‘Of Mice and Men’ (Për miun e njeriun) (1937) gjithashtu përshtatur në film dhe versione teatrale, romani sjell historinë e një marrëdhënie të ndërlikuar midis dy punëtorëve emigrantë.

Në vitin 1930, John Steinbeck botoi romanin e tij më të vlerësuar nga kritika, Vilet e zemërimit. Libri më i shitur fitoi Çmimin Pulitzer në 1940-ën dhe u publikua si film po atë vit. Tek “Vilet e zemërimit”, Steinbeck shkroi historinë e një familje qiramarrese të zhvendosur nga Oklahoma në Kaliforni me shpresën për të fituar jetesën duke punuar si punëtorë emigrantë. Historia është një portret i sistemit të pamëshirshëm ekonomik bujqësor.

Në 1941-shin, Steinbeck bashkëpunoi me biologun e pavarur detar Edward F. Ricketts për të botuar “Detin e Kortezit” që përmbante informacione të mbledhura gjatë udhëtimit të Steinbeck në Gjirin e Kalifornisë me Ricketts-in në 1940-ën. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Steinbeck shërbeu si korrespondent i luftës dhe gjithashtu shkroi për Norvegjinë nën regjimin nazist në librin e tij “Hëna është poshtë” (1942). Disa nga veprat e pasluftës së Steinbeck-ut përfshijnë Cannery Row (1945), Perla (1947) dhe Bus Wayward (1947).

Megjithëse “Vilet e zemërimit” mbetet romani më i famshëm i Steinbeck-ut, disa nga përpjekjet e tij të tjera të famshme përfshijnë Burning Bright (1950), Lindja e Edenit (1952), Winter of Our Discountment (1961), and Travels ëith Charley (1962). Shumë nga historitë e tij janë bërë në filma nga të cilët janë të njohur Lindja e Edenit (1955), Perla (1948) dhe Red Pony (1949).

Në vitin 1962, Steinbeck mori Çmimin Nobel për shkrimet e tij realiste dhe imagjinare, karakterizuar nga një humor dashamirës dhe një perceptim i mprehtë shoqëror. Dy vjet më vonë mori Medaljen Presidenciale të Lirisë nga Presidenti Lyndon B. Johnson. John Steinbeck vdiq në Nju Jork në 20 dhjetor 1968. /TIRANA TODAY

Më poshtë 10 thënie nga autori:

“Pyes veten se sa njerëz më ka zënë syri gjatë gjithë jetës time dhe nuk i kam parë kurrë.”

“Të gjitha gjërat e mëdha dhe të çmuara janë të vetmuara”.

“Dhe pse nuk duhet të jesh me patjetër perfekt, mundesh me qënë gjithsesi i mirë”.

“Unë besoj se një grua e fortë mund të jetë më e fortë edhe se një burrë, veçanërisht në rastin kur në zemrën e saj ka dashuri. Them se një grua e dashuruar është e pashkatërrueshme ”.

“Kur një dritë fiket bëhet më shumë errësisë sesa sikur ajo dritë të mos kishte qenë kurrë ndezur”.

“Lufta është një simptomë e dështimit të njeriut si kafsha që mendon.”

“Kam lindur i humbur dhe nuk e kam me qejf të më gjejnë.”

“Ka më shumë bukuri e vërteta, edhe kur është bukuri ngjethëse”.

“Besoj se nuk ka kurrë mjaftueshëm libra.”

“Imagjinata do të më sigurojë një pasaportë për në ferr ndonjë ditë.” /TIRANA TODAY

Tags: autorishkrimtarishkrimtari amerikansteinbeckxhon shtajnbek

TË LIDHURA

Aktualitet

POPULLI VENDOS/ “Rama të japë dorëheqjen?”, protestuesit aprovojnë me kartonë jeshilë

22:53 | 09/06/2026
Aktualitet

Interesi i mediave të huaja për protestën në Shqipëri, flet eksperti i ekonomisë

22:23 | 09/06/2026
Aktualitet

Tubim 4 orë/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Edi Rama dorëhiqu, gënjeshtrave iu erdhi fundi!

22:17 | 09/06/2026
Next Post

Rritet numri i të infekturave me koronavirus në 24 orët e fundit

Muzika e Lungo Mares në Vlorë

Varianti Delta ''pushton'' SHBA-të, përbën 83% të rasteve të reja me Covid-19







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

POPULLI VENDOS/ “Rama të japë dorëheqjen?”, protestuesit aprovojnë me kartonë jeshilë

by mirseda
22:53 | 09/06/2026
0

Vijon qendra e protestuesve para Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Me thirrjen ‘populli vendos!’ dhe thirrjet për dorëheqje...

Interesi i mediave të huaja për protestën në Shqipëri, flet eksperti i ekonomisë

22:23 | 09/06/2026

Tubim 4 orë/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Edi Rama dorëhiqu, gënjeshtrave iu erdhi fundi!

22:17 | 09/06/2026

Tensione në Hormuz,Irani paralajmëron forcat e huaja të largohen pas kërcënimeve të SHBAsë për sulme

21:46 | 09/06/2026

Sheshi ‘vlon’ nga ovacionet: Arresto Belindën, pa dhënë dorëheqje nuk ndalojmë

21:26 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com