Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Profil / ‘El Loco’ Marselo Bielsa: Njeriu-futboll që revolucionarizoi futbollin

4 vjet ago
in Bota, Kryesore, Sport
Profil / ‘El Loco’ Marselo Bielsa: Njeriu-futboll që revolucionarizoi futbollin
El Loco – Marselo Bielsa
‘Lidsi i pisët’ ishte një pseudonim të cilin kampionët e trefishtë të ligës nga Yorkshire e fituan gjatë viteve të asaj që u perceptua nga publiku cinik britanik si “lojë antisportive”. Nëse kjo lloj loje është një gjë e mirë apo e keqe varet në mënyrë direkt sesi ti e koncepton futbollin. është folur shumë për ‘mënyrën e duhur’ të të luajturit futboll në ditët e sotme, dhe për hir të së vërtetës Lidsi i ditëve të hershme ishte një skuadër jashtëzakonisht e suksesshme.
Sot gati gjysmë shekulli më vonë loja e shfaqur në Elland Road vështirë se mund të ishte më e ndyshme. Ata e humbën ngjitjen në Premier vitin e kaluar duke shfaqur futbollin ndoshta më të sofistikuara që Championshipi anglez ka parë prej shumë vitesh. Me një stil që përmban presionin lartë, lëvizjen fluide, besim në aftësitë individuale dhe qasjen graduale në portën e kundërshtarit, elemente kryesore që rikthyen karakterin dominant në skuadër. Këtë vit, ata e kanë tentuar përsëri dhe, me siguri, nëse kampionati rifillon ata do të dëshirojnë të mos riprodhohet dhimbja e vitit të kaluar, ajo e humbjes së play-off-it ndaj Derby-t të Frank Lampardit. Por, kush është truri që qëndron pas këtij ndryshimi rrënjësor, 360 gradë dhe krejtësisht transformues në kulturën futbollistike të Leeds-it?
Marcelo Bielsa lindi në Rosario, Argjentinë në 1955 dhe konsiderohet gjerësisht se është një nga mendjet më të mëdha në futbollin e sotëm. Ndikimi i tij në skuadrat që ka drejtuar ka qenë pothuajse i paprecedentë dhe është etiketuar si një nga më të mirët nga emra si Pep Guardiola, Mauricio Pochettino dhe Jorge Sampaoli. Në karrierën e tij menaxheriale mbi 30 vjeçare, Bielsa ka menaxhuar dhjetë klubie dhe dy ekipe kombëtare. Një mbrojtës në kohën kur luante vetë, Bielsa luajti për Neëell’s Old Boys, Instituto dhe Argentino para se një dëmtim i përsëritur e detyroi të dilte në pension të parakohshëm kur ishhte vetëm 25 vjeç. Disa kanë hipotetizuar se duke u detyruar të tërhiqet herët në karrierën e tij, Bielsa pati më shumë kohë për t’u përqëndruar në anën menaxheriale të lojës. Duke vëzhguar nga jshtë dhe jo nga nxehtësia e lojës, Bielsa ishte në gjendje të analizonte lojën në mënyrë studimore, duke krijuar një grup të veçantë ideshë dhe parimesh që më vonë do të bëheshin shtylla kurrizore e filozofisë së tij menaxheriale.
Teksa qasja e tij taktike ka ndryshuar me kalimin e viteve dhe formacionet që ai ka provuar kanë kaluar nga një në tjetrin, ka disa veçori të cilat kanë qenë konstante gjatë gjithë kohës së tij si trajner. Ai është një nga të parët e kundër-presionit i cili po shijon një rilindje kaq romantike gjatë viteve të fundit pas përdorimit të tij nga dy menaxherët përcaktues të epokës aktuale, Jurgen Klopp dhe Pep Guardiola. Ekipet e tij luajnë gjithmonë me atë që mund të duket në përshtypjen e parë si një vijë mbrojtëse e lartë, që do të thotë se kur kundërshtari ka topin loja e tyre i bllokon dhe ata detyrohen të qarkullojnë topin në hapsira shumë më të ngushta. Për të përballuar këtë lloj presingu lartë, lojtarët kundërshtarë duhet të jenë tepër të aftë me top teknikisht dhe të kenë një kontroll të shkëlqyeshëm dhe shpejtësi në pasim dhe mendim.
Një nga aspektet më mbresëlënëse të ekipit të Bielsa’s Leeds United është se ai ka ndryshuar plotësisht mënyrën si luajnë në krahasim me menaxherin paraardhës, Paul Heckingbottom, duke shpenzuar shumë pak. Shpenzimet e tyre ishin vetëm 10 milion sezonin e kaluar dhe në 19-20 nuk kanë shpenzuar absolutisht fare për prurjet në ekip. Kjo qasje është dëshmi e aftësisë së Bielsës si menaxher-trajner – ai i bën lojtarët më të mirë. Fjalë të mira mbi aftësitë e tij të famshme kanë janë thënë pothuajse nga të gjithë lojtarët e tij tek Leeds United.
Moduli
Me siguri, gjëja që e solli Bielsën në vëmendjen e menaxherëve më të mëdhenj të futbollit dhe e bëri atë një figurë kulti në botën e futbollit në të gjithë globin ishte përdorimi nga ana e tij i formacionit 3-3-3-1 (ndonjëherë paraqitet si 3-3-1-3 në varësi të mënyrës se si avancojnë lojtarët e krahëve) i cili që nga atëherë është bërë i njohur si ‘formacioni Bielsa’ për nder të tij. Ai e përdori për herë të parë këtë sistem në kohën kur ishte trajner i ekipit kombëtar të Argjentinës nga 1998 në 2004. Formacioni e ndihmoi ekipin në finalen e Copa America në 2004 që e humbën me penallti , ku skuadra e tij përbëhej nga emra si Javier Zanetti, Carlos Tevez dhe Javier Mascherano . Para se të arrinte në këtë fazë, Argjentina luajti një futboll mahnitës në një mënyrë që ishte shumë përpara kohës së vet. Katër rreshtat e lojtarëve (tre mbrojtës, tre mesfushorë, dy krahë, mesfushor me sulm qendror dhe një sulmues) nënkuptonin se Argjentina mund ta bënte tranzicionin nga mbrojtja në sulm me një shpejtësi alarmante, taktikë e cila ishte shkatërruese si në kundërsulm ashtu edhe kur ata e mbanin kundërshtarin të tërhequr. Sistemi lejon disa vrima në mbrojtje, siç dhe pritet nga një formacion me vetëm tre mbrojtës dhe pa mbrojtës krahu, por ata ishin në gjendje ta kompensonin këtë duke shënuar më shumë se kundërshtari. Në tre ndeshjet e fazës në grupe që ata luajtën në turneun e vitit 2004, ata shënuan dhjetë gola. Në fazën me eleminim direkt, ata shënuan pesë gola kundër Kolumbisë dhe Brazilit, dy nga skuadrat më të mira në turne.
Sistemi 3-3-3-1 kërkonte një grup aftësish shumë të veçanta nga lojtarët e tij. Formacioni kërkon që lojtarët e tij të jenë dinamikë – sulmuesit duhet të jenë në gjendje të mbrojnë dhe mbrojtësit duhet të jenë në gjendje të sulmojnë. Për sa i përket forcës përpara, 3-3-3-1 kishte merita të konsiderueshme. Argjentina dukej se kishte më shumë lojtarë sesa kundërshtarët e tyre në çdo pjesë të fushës. Kjo lehtësoi vrapimet pa top që Bielsa dëshironte dhe kur ishte në zotërim, që lojtarët e tij gjithmonë të ishin në gjendje të gjenin një pasim. Bielsa vazhdoi të përdorë 3-3-3-1 ose ndonjë variacion të tij në kohët e tij si menaxher i Kilit dhe Marseille-s. Ishtë pa diskutim një nga formacionet më ikonike taktike në futbollin e asaj periudhe dhe, megjithëse trajneri argjentinas tani kryesisht është larguar prej tij, ai rreshtim gjithmonë do të jetë sinonim i emrit të Bielsës.
Mes skuadrave të Kilin dhe Marsejës, Bielsa kaloi dy sezone me Athletic Bilbaon.
Kjo aventurë ishte në shumë mënyra emblematike në karrierën e tij edhe pse humbi në finale si të Europa League ashtu edhe të Copa del Ray. Ai nuk ka fituar ndonjë titull madhor jashtë Amerikës së Jugut madje edhe në fillimet e tij si trajner humbi në finalen e Copa Libertadores me Old Boys-at e Neëell-it. Dështimi i Leeds në fund të sezonit 18-19 me mosngjitjen direkte që i detyroi të luanin në play-off ku, siç u përmend, ata humbën në gjysmëfinale ishte një tjetër finalizim i keq në raport me objektivat finalë për “El Loco”-n. Në një farë mënyre, kjo “mani” për t’u penguar në pengesën e fundit i shton enigmat e Bielsa-s.
Por, a buron dështimi i skuadrave të tij nga ndonjë mangësi taktike? Sigurisht që ekziston një argument për të argumentuar këtë fakt. Atë nuk e quajnë kot”El Loco” (i çmenduri) . Gjatë gjithë karrierës së tij, ai ka luajtur vazhdimisht me lojtarë jashtë pozitës në mënyrë që t’i përshtsë më mirë ata me sistemin e tij të lojës. Mesfushorët mbrojtës si Gary Medel dhe Ibrahim Amadou u vendosën si qendra në gjysmën e kohës së Bielsës respektivisht me Athletic Bilbaon dhe Lillen ndërsa Arturo Vidal, një nga mesfushorët më të mirë që qarkullonte në arenën botërore në atë kohë, ishte vendosur si mbrojtës krahu. Pra, a është kjo intuitë largpamëse apo çmenduri pa kuptim metamorfik?
Qasja taktike e Bielsës është rrjedhshmëria, sulmet dhe mbrojtja kolektive dhe kohezioni. Ai është aq i pazakontë si menaxher sepse ai ka parimet e tij në lidhje me lojën dhe nuk i ka modeluar ato nga hiçi. Modernizimi që i ka sjellë lojës në përgjithësi respektohet jashtëzakonisht shumë në të gjithë notën e futbollit. Shoqëruar me personalitetin e tij tërheqës, Bielsa është me të vërtetë një magazinë produktesh taktike dhe një karakter futbolli mahnitës.
Përgatiti: /Totila Kotorri– Tirana Today
Tags: argjentinasiel locoleedsmarselo bielsatotila kotorritrajnerët

TË LIDHURA

Trafik i rënduar në autostradën Tiranë-Durrës, ja ku është piku
Aktualitet

Trafik i rënduar në autostradën Tiranë-Durrës, ja ku është piku

18:46 | 14/05/2025
6 shqiptarë të kapur në Belgjikë për grabitje në Francë
Aktualitet

6 shqiptarë të kapur në Belgjikë për grabitje në Francë

17:02 | 14/05/2025
Berisha cakton vendin, orarin dhe sloganin e protestës së 16 majit
Aktualitet

Berisha cakton vendin, orarin dhe sloganin e protestës së 16 majit

16:45 | 14/05/2025
Next Post
Raporti: Gjermania, shënjestra kryesore e dezinformimit rus në BE

Ja si po zhvillohet lufta e spiunëve rusë në Evropë

Meta: Ja cila është e vetmja rrugë për rivendosjen e llogaridhënies në vend

Përgjimi i Lames/ Meta: Pres nga Drejtësia të nisë menjëherë hetimet

Tom Doshi: Marrim 6 mandate në zgjedhjet e 25 prillit

Tom Doshi: Marrim 6 mandate në zgjedhjet e 25 prillit

JU REKOMANDOJMË

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

13:09 | 13/05/2025
Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

20:00 | 13/05/2025
PS humbet “bastin” për 5 me 0, demokratët fitojnë bindshëm Kavajën

PS humbet “bastin” për 5 me 0, demokratët fitojnë bindshëm Kavajën

09:38 | 13/05/2025
PS del përtej parashikimeve, drejt mandatit të 12/ Fitorja erdhi nga Fieri, prodhon 18 mandate

PS del përtej parashikimeve, drejt mandatit të 12/ Fitorja erdhi nga Fieri, prodhon 18 mandate

19:23 | 12/05/2025




TË FUNDIT

‘Thyem një barrierë 20-vjeçare’, Shabani: Mbi 50 mijë qytetarë kanë votuar ndryshimin
Politikë

‘Thyem një barrierë 20-vjeçare’, Shabani: Mbi 50 mijë qytetarë kanë votuar ndryshimin

by mirseda
19:21 | 14/05/2025
0

Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” duket se ka siguruar një mandat në Parlamentin e ri shqiptar, dhe në...

Trafik i rënduar në autostradën Tiranë-Durrës, ja ku është piku

Trafik i rënduar në autostradën Tiranë-Durrës, ja ku është piku

18:46 | 14/05/2025
Humbja në zgjedhje! Berisha mbledh drejtuesit politikë, çfarë do diskutohet

Humbja në zgjedhje! Berisha mbledh drejtuesit politikë, çfarë do diskutohet

18:37 | 14/05/2025
Partitë dhe kandidatët nuk respektuan lirinë dhe transparencën mediatike

Partitë dhe kandidatët nuk respektuan lirinë dhe transparencën mediatike

18:23 | 14/05/2025
Vota e diasporës! PS udhëheq bindshëm, ja votat për secilin qark

Vota e diasporës! PS udhëheq bindshëm, ja votat për secilin qark

18:20 | 14/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com