Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Profesor Serwer: Ndryshimi i mandatit të Gjykatës Speciale do ishte veprim i pamenduar mirë

8 vjet ago
in Të Gjitha
Profesor Serwer: Ndryshimi i mandatit të Gjykatës Speciale do ishte veprim i pamenduar mirë

Analisti Daniel Serwer, studiues në Qendrën tha për Marrëdhënie Transatlantike në Universitetin, Johns Hopkins tha për Zërin e Amerikës, se nuk do të ishte një vendim i matur shfuqizimi i ligjit për Gjykatën Speciale për krime lufte. Zoti Serwer komentoi edhe për votën e Shqipërisë për rezolutën në Kombet e Bashkuara.

Çfarë pasojash do të kishte për Kosovën shfuqizimi i mundshëm i ligjit për Gjykatën e Posaçme për krime lufte?
Mendoj se evropianët dhe amerikanët e bënë mjaft të qartë se pasojat për marrëdhëniet e Kosovës me Brukselin dhe me Uashingtonin do të ishin të mëdha. Nuk mendoj se kjo i intereson Kosovës. Nga ana tjetër, Kosova është shtet sovran dhe ka të drejtën të bëjë gabimet e një vendi sovran.

Si do ta gjykonit ju këtë lëvizje?
Nuk më duket se ishte një lëvizje e mençur. Kosova është një vend sovran, një demokraci dhe anëtarët e parlamentit mund të ngrenë çdo çështje që dëshirojnë. Por kjo nuk do të thotë se ishte një veprim i mençur ngritja e çështjeve të tilla. Mendoj po ashtu se ishte një veprim mjaft i papeshuar për Kosovën që të hapte çështjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. Por parlamentet përgjigjen përpara popullit, jo përpara meje.

Po, por Shtetet e Bashkuara e kishin investuar dhe e kanë mbështetur krijimin e kësaj gjykate dhe e kanë mbështetur Kosovën gjithmonë. Në këtë kuptim, çdo të thotë ky hap që bie ndesh me qëndrimin amerikan?
Po, ashtu siç ka thënë edhe ambasadori (Delawie) dhe kjo do të kishte pasoja edhe në marrëdhëniet me Bashkimin Evropian. Do të ishte një veprim shumë i papeshuar të ndryshosh mandatin e Gjykatës. Sigurisht, ne ende nuk e dimë se si do të reagojë Gjykata, por që ajo të nisë punën, standardet duhet të jenë shumë të larta. Le ta themi hapur: arsyeja që ajo ekziston janë të metat e sistemit gjyqësor në Kosovë. Ajo nuk do të ekzistonte nëse Kosova do të kishte bërë atë që duhej bërë për të vendosur sundimin e ligjit.

Cilat mendoni ju janë arsyet e kësaj nisme?
Ata përpiqen t’i shpëtojnë përgjegjësisë dhe sidomos nuk duan që Ushtria Çlirimtare e Kosovës të ndotet nga akuzat për veprime të jashtligjshme. Por siç e shikoj unë, do të ishte shumë më keq që individë të caktuar të mos vihen para përgjegjësisë për veprime të tilla, gjë që do të përlyente krejt emrin e kësaj organizate. Në qoftë se ka njerëz që kanë qenë përgjegjës për veprime ilegjitime, ata duhet të sillen para drejtësisë.

Por si i përgjigjeni diskutimeve që kjo çështje ka ngritur në Kosovë se kjo gjykatë do të dënojë viktimat dhe jo agresorët, meqë do të trajtojë vetëm krimet e shqiptarëve? A mendoni se ka rrezik që kjo mund të vendosin njëfarë barazie të përmasave të krimeve siç thonë kritikët në Kosovë?
Në kohë lufte, veprimet e paligjshme janë zakonisht të dyanshme e jo të njëanshme. Fakti që ke ngritur flamurin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, e mbrojtjes së shqiptarëve nga regjimi autokratik dhe i egër serb, nuk do të thotë se nuk ke bërë asgjë të gabuar në mënyrën se si e ke zhvilluar këtë luftë. Kjo është diçka që njerëzit duhet ta kuptojnë. Nuk mund të marrësh meritën e “kalorësit të bardhë” thjesht për arsye se ke patur një kauzë të drejtë. Jo vetëm që kauzën duhet ta kesh të drejtë, por edhe mesazhin.

Por veteranët e UÇK-së që e kanë nisur këtë nismë thonë se është diskriminuese ndaj shqiptarëve …
Serbët në fakt më thonë të kundërtën: më shumë serbë janë mbajtur përgjegjës në Gjykatën e Hagës për ish-Jugosllavinë sesa çdo vend tjetër. Pra, nuk mendoj se kemi njëanshmëri nëse e shikon tablonë në tërësi.

Po, por edhe përmasat e krimeve janë të ndryshme. Fushata kundër shqiptarëve ishte shtetërore nga ana Serbisë …
Mendoj se është e drejtë. Mendoj se kjo ishte pikërisht arsyeja se përse pati më shumë serbë që u sollën përpara Gjykatës. Por mesa duket ende ka disa krime për të cilat njerëz të caktuar nuk janë mbajtur përgjegjës dhe nuk mund të mbaheshin përgjegjës në Gjykatën për ish-Jugosllavinë, sepse ato ndodhën pasi mbaruan formalisht luftimet. Dhe kjo është ajo që po bën Gjykata e re e posaçme. Ajo po merret me krime që ndodhën pas luftës dhe disa prej tyre mund të kenë ndodhur jashtë Kosovës dhe Serbisë, prandaj juridiksioni i Gjykatës do të jetë një problem sidoqoftë. Shihni: shumë serbë janë mbajtur përgjegjës, relativisht pak shqiptarë janë mbajtur përgjegjës, nëse ka patur veprime të jashtëligjshme nga pjesëtarë të UÇK-së dhe unë besoj se ka patur. Ka patur një numër njerëzish, duke përfshirë shqiptarë, që janë vrarë pas mbarimit të luftës në atë që mund ta quajmë në thelb një luftë të brendshme mes shqiptarëve. Dhe nëse disa nga këta njerëz kanë qenë civilë dhe jo luftëtarë, dikush duhet të mbahet përgjegjës.

Zoti Serwer, Shqipëria votoi në favor të një rezolute në Kombet e Bashkuara që shprehte kundërshtimin ndaj vendimit të administratës amerikane për ta njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit. Si do ta gjykonit votën e Shqipërisë ndërkohë që administrata kishte paralajmëruar se do të kishte pasoja për ato vende që nuk mbështetën qëndrimin amerikan?
Nuk besoj se do të ketë pasoja. Mendoj se ishte një kërcënim i zbrazët. SHBA sigurojnë shumë rezultate të mira në OKB. Vetëm javën e kaluar, SHBA siguruan një rezolutë mjaft të mirë që impononte sanksione të reja kundër Koresë së Veriut. Nuk mendoj se OKB-ja do të ndëshkohet dhe as Shqipëria. Mendoj se ishte diçka që ia ulte reputacionin administratës së Shteteve të Bashkuara duke bërë një kërcënim të tillë. Ata duhet ta kishin parashikuar se do të kishte një kundërshtim të fortë ndaj vendimit për Jerusalemin dhe duhet ta kishin pranuar këtë. Kjo rezolutë e Asamblesë së Përgjithshme nuk ka fuqi ligjore, pra në fakt nuk ka ndonjë peshë. Ishte gabim nga ana e amerikanëve që i vunë asaj një theks aq të madh. Nëse nuk do ta kishin bërë këtë, rezoluta do të ishte miratuar qetësisht dhe askush nuk do ta kishte vënë re./voa/

Tags: dryshimiGjykatës Specialei pamenduarmandatitProfesorSerwerVeprim

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
PD në krizë ekonomike, Basha heq 10 vetë nga administrata

Vdekja e Florencit/Basha: Lajm i kobshëm, pastë paqen e përjetshme

Një milion euro për Bugattin i vitit 1991

Një milion euro për Bugattin i vitit 1991

Haradinaj: Demarkacioni do rrëzohet, kërkohet korrigjimi i tij

Haradinaj: Demarkacioni do rrëzohet, kërkohet korrigjimi i tij







JU REKOMANDOJMË

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026




TË FUNDIT

Po lëviznin me makinë/ Dy gazetarë libanezë vriten nga një sulm izraelit në jug të Libanit
Bota

Po lëviznin me makinë/ Dy gazetarë libanezë vriten nga një sulm izraelit në jug të Libanit

by mirseda
17:09 | 28/03/2026
0

Dy gazetarë libanezë u vranë pas një sulmi ajror izraelit që goditi makinën e tyre në jug...

Dhunimi me sende të forta i Vladimir Bruçit në Shkodër, Gjykata dënon me burg tre autorët

Dhunimi me sende të forta i Vladimir Bruçit në Shkodër, Gjykata dënon me burg tre autorët

17:01 | 28/03/2026
Parandalohet krimi në familje në Vlorë/ Neutralizohet i moshuari që kërcënonte me thikë

Parandalohet krimi në familje në Vlorë/ Neutralizohet i moshuari që kërcënonte me thikë

16:48 | 28/03/2026
Ukraina dhe Katari nënshkruajnë marrëveshje strategjike mbrojtjeje për raketat dhe dronët

Ukraina dhe Katari nënshkruajnë marrëveshje strategjike mbrojtjeje për raketat dhe dronët

16:42 | 28/03/2026
Plagosje në afërsi të Spitalit të Vlorës, 33-vjeçari goditet dy herë me thikë

Plagosje në afërsi të Spitalit të Vlorës, 33-vjeçari goditet dy herë me thikë

16:40 | 28/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com