Shpejtësia rekord e një automjeti deri tani është në kufirin e 1228 km/h, por duket se shumë shpejt do të thyhet. Superautomjeti i ri që është duke u krijuar do të ketë emrin ‘Bloodhound’ dhe do të ketë një motor Rolls-Royce Eurofighter i mbështjellë nga një raketë. Kostoj e kësaj makine pritet që të jetë e njëjtë me atë të një Ferrari.
Ky projekt është marrë përsipër që të ndërtohet nga një grup inxhinierësh me seli në Bristol dhe ajo që ata kërkojnë të arrijnë është që shpejtësia e saj të arrijë 1500 km/h. Nga përllogaritjet që janë bërë deri tani, çmimi e kësaj makine do të jetë rreth 250.000 paund.
Shoferi Andy Green është shprehur që të finalizohet ky projekt do të duhen edhe disa miliona, pasi struktura është e përfunduar dhe tani kërkohen vetëm investitorë që të arrihet realizimi.
‘Bloodhound’ ishte programuar që të jetë gati për një garë që zhvillohet në Afrikën e Jugut, në një pistë me gjatësi 18 kilometra dhe me gjerësi 1500m. Aty pritet të bëhet edhe testi i parë pas përfundimit dhe pritet që kjo makinë të arrijë një shpejtësi rekord.
Në testin e parë i bërë në Newquay Airport në 2017, Bloodhound arriti shpejtësinë 320km/h. Green u shpreh se ata janë duke punuar për të bashkëpunuar me ompani të tjera për të siguruar fondet e duhura që ky projekt ambicioz të finalizohet. Ai shprehet: Përsa i përket dhuratave të Krishtlindjeve, kjo është ajo që unë do të doja.” TIRANA TODAY