Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Proda mesazh efektivëve për zgjedhjet

2 muaj ago
in Aktualitet, Shqipëria
Proda mesazh efektivëve për zgjedhjet

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda u është drejtuar me një mesazh për të gjithë punonjësit e Policisë lidhur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të 11 majit.

Në ambientet e Drejtorive Vendore të Policisë përfundoi paraditen e sotme instruktazhi me punonjësit e Policisë që janë planifikuar për ruajtjen fizike të objekteve zgjedhore, ku do të zhvillohet procesi i votimit.

Në instruktazh kanë marrë pjesë drejtuesit e Drejtorive dhe të Komisariateve, të cilët u kanë përcjellë punonjësve të Policisë porositë e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, për angazhim, profesionalizëm, barazlargim dhe gjakftohtësi në përmbushjen e detyrave.
Ju përgëzoj për përkushtimin dhe profesionalizmin e deritanishëm nga ana juaj dhe e drejtuesve tuaj, dhe ju inkurajoj që këto ditë finale të jenë pasaportë besimi dhe vlerësimi nga qytetarët dhe ndërkombëtarët për Policinë e Shtetit. Maturi, gjakftohtësi dhe ligji si udhërrëfyes, për ta përmbushur me sukses këtë detyrë të shenjtë në interes të qytetarëve dhe të vendit”, thekson kreu i Policisë së Shtetit, Proda në mesazhin drejtuar efektivëve në të gjithë vendin.

Të gjithë punonjësve të Policisë të angazhuar në procesin zgjedhor u janë shpërndarë librat e xhepit me detyrat që duhet të përmbushë çdo punonjës policie i angazhuar në fazën finale të këtij procesi.

Ky libër është prodhuar nga Policia e Shtetit.

Punonjësit e Policisë janë shpërndarë në vendet e planëzuar për shërbim, për ruajtjen e objekteve zgjedhore.

Policia e Shtetit ka hartuar një plan masash me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, gjatë procesit elektoral, si dhe për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve zgjedhore.
Në bashkëpunim me OSBE-në, KQZ-në dhe me Prokurorinë e Përgjithshme, janë trajnuar 6838 punonjës police me uniformë, si dhe 813 specialistë për Hetimin e Krimeve, të angazhuar për hetimin e krimeve zgjedhore.

Gjatë fushatës elektorale, nga strukturat e Policisë së Shtetit u angazhuan maksimalisht 6500 punonjës policie, për mbarëvajtjen e aktiviteteve elektorale të zhvilluara në ambiente të hapura dhe të mbyllura.

Në të gjithë vendin janë 93 objekte zgjedhore ku janë vendosur komisionet e KZAZ-ve dhe 5225 objekte që do shërbejnë si Qendra Votimi, ditën e votimit, objekte këto që do të merren në ruajtje nga Policia, ditën e shtunë.

Rreth 5316 punonjës policie dhe automjete policie do të angazhohen për ruajtjen e objekteve zgjedhore dhe shoqërimin e materialeve.

TË LIDHURA

Hetimet në Mat: Palombarët nxjerrin makinën e 23-vjeçarit nga liqeni i Shkopetit
Aktualitet

Hetimet në Mat: Palombarët nxjerrin makinën e 23-vjeçarit nga liqeni i Shkopetit

14:04 | 10/07/2025
Turistët: Arben Anamali na dha edhe jelekun, sakrifikoi jetën për ne
Aktualitet

Turistët: Arben Anamali na dha edhe jelekun, sakrifikoi jetën për ne

13:59 | 10/07/2025
Zaptuan hapësirat publike, policia aksion për lirimin e tyre në Golem
Aktualitet

Zaptuan hapësirat publike, policia aksion për lirimin e tyre në Golem

13:33 | 10/07/2025
Next Post
I bëri pritë poshte shtëpisë, shqiptari plagos me thikë oficerin e policise ne Greqi

I bëri pritë poshte shtëpisë, shqiptari plagos me thikë oficerin e policise ne Greqi

Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore në të tre KZAZ-të në Lushnje e Divjakë

Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore në të tre KZAZ-të në Lushnje e Divjakë

Zgjedhjet e 11 majit/ Shpërndahen pa probleme materialet në Shkodër

Zgjedhjet e 11 majit/ Shpërndahen pa probleme materialet në Shkodër

JU REKOMANDOJMË

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025




TË FUNDIT

Hetimet në Mat: Palombarët nxjerrin makinën e 23-vjeçarit nga liqeni i Shkopetit
Aktualitet

Hetimet në Mat: Palombarët nxjerrin makinën e 23-vjeçarit nga liqeni i Shkopetit

by mirseda
14:04 | 10/07/2025
0

Palombarët e forcave RENEA kanë arritur të nxjerrin nga ujërat e liqenit të Shkopetit automjetin e 23-vjeçarit...

Vllaznia kërkon të ndjehet si në shtëpi, autobusë falas për transportin drejt Elbasanit

Vllaznia kërkon të ndjehet si në shtëpi, autobusë falas për transportin drejt Elbasanit

14:01 | 10/07/2025
Turistët: Arben Anamali na dha edhe jelekun, sakrifikoi jetën për ne

Turistët: Arben Anamali na dha edhe jelekun, sakrifikoi jetën për ne

13:59 | 10/07/2025
Zaptuan hapësirat publike, policia aksion për lirimin e tyre në Golem

Zaptuan hapësirat publike, policia aksion për lirimin e tyre në Golem

13:33 | 10/07/2025
Fadromat zbarkojnë në qendër të Tiranës/ Nis aksioni për lirimin e hapësirave publike

Fadromat zbarkojnë në qendër të Tiranës/ Nis aksioni për lirimin e hapësirave publike

13:15 | 10/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com