Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Procesi i Vetingut, Fatos Lulo nuk është i pranishëm në sallë perfaqësohet nga avokati Visho

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Pastrimi i drejtësisë, ora e llogaridhënies për gjyqtarin e parë

Hyn në Veting Anëtari i Gjykatës Kushtetuese Fatos Lulo por në krahas deklarimeve të rreme që ka bërë për të deklaruar pasuritë ai nuk ka qenë fare i pranishëm në sallë. Sot Reforma në Drejtësi do të hynte në fazën më të rendesishme atë të nisjes së pastrimit radikal të drejtësisë nga prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar. Anëtari i Gjykatës ka qene i perfaqesuar nga avokati i tij Ardian Vishaj, pasi nuk u pa ardhja e tij në sallë.

Të dhënat e analizuara tregojnë se gjyqtari Lulo ka deklaruar pasuri me vlerë rreth 74.5 milionë lekësh në vitin 2003, ndërkohë që në fund të vitit 2015 pasuria e tij kapte vlerën e rreth 92 milionë lekëve.  Lulo ka shënuar mesatarisht çdo vit rritje të pasurisë në vlerën e 1.4 milionë lekëve.

Të ardhurat familjare të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese përbëhen në rreth 40 për qind nga paga dhe shpërblime, 32.9 për qind nga dhuratat në cash dhe 27 për qind nga shitblerja e pronave dhe automjeteve. Dhuratat nga motra zënë një pjesë të konsiderueshme të pasurisë së tij; 100 mijë dollarë cash në vitin 2007, 100 mijë dollarë të tjerë në vitin 2008 dhe një zyrë dhuratë në vitin 2009.

Dhuratat në cash u bënë shkak për nisjen e një verifikimi pasuror të ILDKPKI ndaj Lulos në vitin 2012. Ky verifikim nuk pati rezultate.

Sot, procesi i Vetingut, një prej elementëve më të rëndësishëm të Reformës në Drejtësi, hyn në fazën më vendimtare, atë të nisjes së pastrimit radikal të drejtësisë nga prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar.

Pas 125 ditësh hetimesh dhe verifikimesh, brenda dhe jashtë Shqipërisë, nga përfaqësues të organeve ligjzbatuese shqiptare dhe ekspertë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, sot do të nisë maratona e seancave dëgjimore me gjyqtarët dhe prokurorët e parë, të cilët po i nënshtrohen Vetingut.
Llogaridhënia publike për ligjshmërinë e pasurive, kontaktet e mundshme me krimin dhe aftësitë profesionale nis sot në orën 11:00, në Pallatin e Koncerteve, me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Konkretisht, para trupës gjykuese së Vetingut sot do të paraqitet anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo, për t’u hapur radhën në ditët në vijim kolegëve të tij në këtë gjykatë si dhe anëtarëve të Gjykatës së Lartë.
Lulo do të paraqitet para trupës gjykuese të përbërë nga Genta Tafa (Bungo), Brunilda Bekteshi dhe Etleda Çiftja. Lulo, pak para zgjedhjeve të 2013, pikërisht në muajin maj, u emëruar anëtar i Gjykatës Kushtetuese, ku më parë mbante pozicionin e anëtarit të Gjykatës së Lartë që nga viti 2005. Lulo u propozuar nga ish-Presidenti i Bujar Nishani, ndërsa u votuar nga Parlamenti i kontrolluar nga Partia Demokratike dhe Sali Berisha, pa konsensusin e opozitës së atëhershme.

Përfaqësuesit e SHBA-BE do bëjnë pyetje
Gjatë seancës dëgjimore, gjyqtari Fatos Lulo, do të pyetet rreth veprimtarisë së tij edhe nga gjyqtarët dhe prokurorët e SHBA-BE, pjesë e ekipit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, që po asiston në procesin e Vetingut. Gjyqtarët dhe prokurorët ndërkombëtarë janë Theo Jacobs, Ferdinando Buatier de Mongeot, Elka Ermenkova, Branko Hrvatin, Hans Kijlstra, John S. Leonardo, Mia Roessingh-Bakels dhe Marie Tuma.

Këta do t’i drejtojnë pyetje gjyqtarit rreth të dhënave që kanë mbledhur ata vetë dhe përfaqësuesit shqiptarë rreth pasurisë së gjyqtarit dhe kontakteve të mundshme me botën e krimit. Vëzhguesit ndërkombëtarë janë njoftuar prej disa ditësh për zhvillimin e kësaj seance dëgjimore. Kjo praktikë do të ndiqet për çdo gjyqtar apo prokuror që do të merret në pyetje. Gjyqtari apo prokurori ka të drejtë të mos i përgjigjet asnjë pyetje, por kjo mund të konsiderohet mungesë bashkëpunimi dhe për rrjedhojë, kjo sjellje, rëndon më tej pozitat e tij.

Vendimi për gjyqtarin e parë, afati
Pas seancës së sotme dëgjimore, Komisioni i Vlerësimit do të marrë një vendim për gjyqtarin Fatos Lulo, nëse duhet të përjashtohet nga drejtësia, duhet të shërbejë në sistem apo të vazhdojë shkollën e riedukimit. Vendimi do të merret brenda 30 ditëve pas përfundimit të seancës dëgjimore, ndërsa do të publikohet në faqen zyrtare të Komisionit, bashkë me arsyet përkatëse.

Vendimi do të bazohet në gjetjet që kanë dalë gjatë hetimit administrativ. Në përfundim të procesit, Komisioni duhet të vendosë mes tre opsioneve, shkarkimin nga detyra, konfirmimin në detyrë ose pezullim nga detyra për një periudhë 1-vjeçare dhe detyrimin për të ndjekur programin e trajnimit, sipas kurikulave të miratuara nga Shkolla e Magjistraturës.

Rastet e shkarkimit nga detyra
Një gjyqtar apo prokuror do të shkarkohet nga detyra në rastet kur rezulton se ka deklaruar më shumë se dyfishi i pasurisë së ligjshme gjatë vlerësimit të pasurisë, përfshirë edhe personat e lidhur me të. Vendimi për shkarkim merret edhe kur rezulton me probleme serioze gjatë kontrollit të figurës, sepse ka kontakte të papërshtatshme me personat e përfshirë në krimin e organizuar që bën të pamundur vazhdimin e detyrës.

Subjekti shkarkohet edhe kur ka bërë deklarim të pamjaftueshëm për kriterin e kontrollit të figurës dhe pasurisë si dhe kur rezulton si i papërshtatshëm nga vlerësimi i aftësive profesionale. Gjithashtu, prokurori apo gjyqtari do të shkarkohet nga detyra në rast se nga vlerësimi tërësor, ka cenuar besimin e publikut te sistemi i drejtësisë dhe ndodhet në kushtet e pamundësisë për plotësimin e mangësive nëpërmjet programit të trajnimit.

Gjyqtarët dhe prokurorët që do merren në pyetje pas Fatos Lulos 
Grupi i parë 
Altina Xhoxhaj Gjykata Kushtetuese   
Bashkim Dedja Gjykata Kushtetuese
Besnik Imeraj Gjykata Kushtetuese
Fatmir Hoxha Gjykata Kushtetuese
Gani Dizdari Gjykata Kushtetuese
Vitore Tusha Gjykata Kushtetuese
Xhezair Zaganjori Gjykata e Lartë
Alma Brati, gjyqtare 

Artan Laze, gjyqtar
Admir Thanza Gjykata e Lartë
Ardian Dvorani Gjykata e Lartë
Artan Broci Gjykata e Lartë
Edmond Islamaj Gjykata e Lartë
Shkëlzen Selimi Gjykata e Lartë
Tom Ndreca Gjykata e Lartë
Artan Zeneli Gjykata e Lartë  
Astrit Faqolli, gjyqtar

Besim Trezhnjeva, gjyqtar
Bledar Abdullai, gjyqtar
Brunilda Kadi, gjyqtare
Brunilda Kasmi, gjyqtar
Dritan Hallunaj, gjyqtar
Ilir Toska, gjyqtar
Manjola Xhaxho, gjyqtar
Marcela Shehu, gjyqtar
Medi Bici, gjyqtar

Nertina Kosova, gjyqtar
Adriatik Cama, prokuror 
Anila Leka, prokuror
Antoneta Sevdari, prokuror
Arben Dopallaj, prokuror
Arben Nelaj, prokuror
Arta Marku, prokuror
Besa Nikehasani, prokuror

Besnik Cani, prokuror
Besnik Muci, prokuror
Bujar Hoti, prokuror
Dritan Prenci, prokuror
Dritan Rreshka, prokuror
Elison Sadiku, prokuror
Gentjan Osmani, prokuror
Kostaq Beluri, prokuror

Luan Kaloçi, prokuror
Ramadan Troci, prokuror
Shpëtim Kurti, prokuror
Vat Staka, prokuror
Brikena Ukperaj, gjyqtar
Ervin Metalla, gjyqtar
Fatjona Memçaj, prokuror

Gentjan Medja, gjyqtar 
Gentjan Trenova, prokuror 
Kastriot Selita, gjyqtar
Rovena Gashi, prokurore 
Artur Malaj, gjyqtar
Marsida Xhaferllari Insp. KLD

Grupi i dytë
Enton Dhimitrim, gjyqtar
Fatos Qato, gjyqtar
Ahmet Jangulli, gjyqtar
Sotiraq Lubonja, gjyqtar
Adnan Xholi, Prokuroria e Përgjithshme
Adnand Kosova, Prokuroria e Përgjithshme
Alfred Progonati, Prokuroria e Përgjithshme
Alma Muça, Prokuroria e Përgjithshme

Arben Kraja, Prokuroria e Përgjithshme
Arqilea Koça, Prokuroria e Përgjithshme
Artur Selmani, Prokuroria e Përgjithshme
Petrit Fusha, Prokuroria e Përgjithshme
Sokol Stojani, Prokuroria e Përgjithshme
Thoma Jano, Prokuroria e Përgjithshme

Alma Liçaj, kryetare gjykate 
Dritan Banushi, kryetar gjykate
Entela Prifti, kryetare gjykate
Fuat Vjerdha, kryetar gjykate
Hysni Demiraj, kryetar gjykate
Petrit Çeno, kryetar gjykate
Fehmi Petku, kryetar gjykate

Dritan Peka, drejtues, Prokuroria e Apelit Tiranë
Altin Binaj, drejtues, Prokuroria e Apelit Vlorë
Elvin Gokaj, drejtues, Prokuroria e Apelit Shkodër
Irma Balli, drejtues, Prokuroria e Apelit Korçë
Alfred Agolli, drejtues, Prokuroria e Apelit Gjirokastër
Ferdinand Elezi, drejtues, Prokuroria e Apelit Durrës
Artan Bajrami, drejtues, Prokuroria e Apelit për Krimet e Rënda
Bujar Sheshi, prokuror

Admir Belishta, kryetar gjykate
Agron Vavla, kryetar gjykate
Albina Lako (Spahaj), kryetare gjykate
Alfred Gjoni, kryetar gjykate
Alltun Çela, kryetar gjykate
Alma Hoxha (Kolgjoka), kryetare gjykate
Arben Zefi, kryetar gjykate

Grupi i tretë 
Artan Çupi, kryetar i Gjykatës Mat
Dritan Seci, kryetar i Gjykatës Tropojë
Emona Muçi, kryetare e Gjykatës Pogradec
Enkeledi Hajro, kryetare e Gjykatës Tiranë
Entela Shedula (Sorra), kryetare e Gjykatës Kavajë
Halil  Vani, kryetar i Gjykatës Dibër
Isuf Shehu, kryetar i Gjykatës Kukës
Izet Kadana, kryetar i Gjykatës Pukë

Joana Qeleshi, kryetare e Gjykatës Durrës
Ornela Naqellari, kryetare e Gjykatës Lezhë
Pashk Gjaci, kryetar i Gjykatës Përmet
Roland Jaupaj, kryetar i Gjykatës Fier
Esmeralda Çeka, kryetare e Gjykatës Lushnjë
Skënder Haluci, kryetar i Gjykatës Vlorë

Sulejman  Kurti, kryetar i Gjykatës Elbasan
Alketa Nushi, drejtuese e Prokurorisë Kukës
Anton Martini, drejtuesi i Prokurorisë Shkodër
Arben Pasho, drejtues i Prokurorisë Gjirokastër
Ardian Ylli, drejtues i Prokurorisë Vlorë
Ardjan Nezha, drejtues i Prokurorisë Elbasan
Artan Madani, drejtues i Prokurorisë Kavajë
Artan Shtrungza, drejtues i Prokurorisë Tropojë

Çlirim Shahini, drejtues i Prokurorisë Lushnjë
Donika Prela, drejtuese e Prokurorisë Durrës
Dhorina Theodhori, drejtuese e Prokurorisë Korçë
Edison Ademi, drejtues i Prokurorisë Sarandë
Elidjana Kasaj, drejtuese e Prokurorisë Pukë
Eloida Goxhaj, drejtuese e Prokurorisë Berat
Fatmir Lushi, drejtues i Prokurorisë Fier

Hysen Keta, drejtues i Prokurorisë Përmet
Hysni Vata, drejtues i Prokurorisë Mat
Petrit Çano, drejtues i Prokurorisë Krujë
Simon Pashuku, drejtues i Prokurorisë Lezhë
Sotir Kllapi, drejtuesi i Prokurorisë Pogradec
Shkëlzen Canaj, drejtuesi i Prokurorisë Dibër
Zeqir Hodaj, drejtuesi i Prokurorisë Kurbin

Tags: Fatos Lulonga avokatiperfaqësohetProcesi i Vetingutsallë

TË LIDHURA

Shqipëria merr ftesën për të pritur Samitin e NATO-s, Holanda jep dritën jeshile
Aktualitet

Shqipëria merr ftesën për të pritur Samitin e NATO-s, Holanda jep dritën jeshile

22:47 | 19/06/2025
‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki
Aktualitet

‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki

22:37 | 19/06/2025
34 vjet Partia Socialiste, por jo të gjithë festuan, ja kush mungoi
Aktualitet

34 vjet Partia Socialiste, por jo të gjithë festuan, ja kush mungoi

21:51 | 19/06/2025
Next Post
Vettingu i gjykatësve/ Avokati i Lulos: Ka një banesë te rruga e Durrësit që ja kanë dhuruar

Vettingu i gjykatësve/ Avokati i Lulos: Ka një banesë te rruga e Durrësit që ja kanë dhuruar

Elteda Ciftja: Lulo ka qenë bashkëpunues, ka paraqitur të gjitha dokumentet e nevojshme

Elteda Ciftja: Lulo ka qenë bashkëpunues, ka paraqitur të gjitha dokumentet e nevojshme

Video/ Minatorët tentojnë të hynë më forcë, përplasen me policinë

Video/ Minatorët tentojnë të hynë më forcë, përplasen me policinë

JU REKOMANDOJMË

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

10:34 | 16/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Zysha e “Petro Ninit” në apel: Pas bashkëshortit, rrezikoj të humbas edhe dy djemtë

Zysha e “Petro Ninit” në apel: Pas bashkëshortit, rrezikoj të humbas edhe dy djemtë

19:15 | 13/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Shqipëria merr ftesën për të pritur Samitin e NATO-s, Holanda jep dritën jeshile
Aktualitet

Shqipëria merr ftesën për të pritur Samitin e NATO-s, Holanda jep dritën jeshile

by mirseda
22:47 | 19/06/2025
0

Shqipëria pritet të konfirmohet si mikpritëse e Samitit të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) në...

‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki

‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki

22:37 | 19/06/2025
Krizë mes çiftit? DJ PM feston ditëlindjen, mungon urimi i Sarës

Krizë mes çiftit? DJ PM feston ditëlindjen, mungon urimi i Sarës

22:33 | 19/06/2025
Temperatura të nxehta deri në 40 gradë për sot

‘Çmendet’ moti në këtë vend, temperaturat arrijnë në 32.2 gradë

22:30 | 19/06/2025
34 vjet Partia Socialiste, por jo të gjithë festuan, ja kush mungoi

34 vjet Partia Socialiste, por jo të gjithë festuan, ja kush mungoi

21:51 | 19/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com