Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Prishja e zakoneve të vjetra në Ballkan

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Prishja e zakoneve të vjetra në Ballkan

Nga Robert Cooper “European Council of Foreign Relations”/“Urrejtja intelektuale, është më e keqja nga të gjitha”- thotë Uilliam Batler Jits, “Ndaj le të mendojmë që mendime të tilla janë të mallkuara”. Kjo është ajo që mendova kur u përfshiva në diplomaci.

Është më e lehtë të kesh një mendim, sesa të marrësh një vendim, ose të marrësh përgjegjësinë për të propozuar diçka të re. Opinionet nuk kushtojnë asgjë, por nëse jeni një lider politik dhe bën një propozim, atëherë jeni në një farë mënyre duke vënë bast të ardhmen tuaj tek ky propozim. Komentet e kanë çuar çështjen Serbi-Kosovë në një terren shumë polarizues, ku të gjithë po marrin anë.

Gjatë qëndrimit në Prishtinë javën e kaluar, në një udhëtim studimor të udhëhequr nga ECFR, zbulova se të gjithë identifikohen me njërën apo tjetrën palë. Pluralizmi është thelbi i demokracisë – por po kështu është edhe uniteti, kur bëhet fjalë për çështje të mëdha kombëtare.

Zakonet e vjetra, nuk duhet të formojnë qasjen tonë ndaj çështjeve të Ballkanit.  Njëzet vjet pas përfundimit të luftës së fundit në Ballkan, konflikti midis Serbisë dhe Kosovës ka pushtuar sërish titujt e mediave ndërkombëtare.

Krerët e qeverive të Serbisë dhe të Kosovës filluan në gusht diskutimet, për të gjetur një kompromis mbi vijën kufitare mes tyre, një çështje e diskutuar prej një kohe të gjatë.

Kjo është një çështje ku ka shumë për t’u rekomanduar, nëse doni të merrni anë:ka të bëjë me luftën dhe paqen – disa thonë se ndryshimi i kufijve do të sjellë luftë, dhe të tjerë thonë se kjo është një mënyrë për të bërë paqe. Është edhe historia jonë në Ballkan, gabimet që kemi bërë, sukseset që arritëm, leksionet që mësuam.

Është e vërtetë edhe se marrëveshjet gjeopolitike, nuk zgjidhin problemet e mëdha të Ballkanit. Këto të fundit kanë të bëjnë, si gjithmonë, me politikat e këqija dhe qeverisjet e këqija. Por është e vështirë të qeveriset mire, nëse nuk jeni i sigurt se ku janë kufijtë tuaj, dhe nëse keni marrëdhënie jonormale me fqinjët tuaj.

Lutja ime është që ne nuk duhet t’i lejojmë zakonet e vjetra, të formësojnë qasjen tonë ndaj çështjeve të Ballkanit. Ne s’duhet të marrim anë shumë shpejt, dhe në mënyrë përfundimtare.

Zgjidhja evropiane, ka qenë mbajtja e kufijve ashtu siç janë, dhe t’i bëjë ato të parëndësishme. Kjo ka funksionuar shkëlqyeshëm për ne. Por ne gjithashtu duhet të pranojmë se kemi bërë mjaft ndryshime kufijsh, para se të mbërrinim atje.

Pastaj është Akti Final i Helsinkit. Ai është i qartë mbi integritetin territorial dhe pacenueshmërinë e kufijve; por gjithashtu përfshin një përjashtim për ndryshimin paqësor të tyre, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Politika duhet të ekzistojë për t’i bashkuar njerëzit, dhe jo për t’i ndarë ato.

Pra, le të mos gërmojmë para kohe tek e shkuara. Pse të mos presim dhe të shohim nëse dikush ka një propozim për të bërë, ta dëgjojmë me kujdes, ta shqyrtojmë atë seriozisht:jo vetëm atë që është propozuar, por edhe se si mund të zbatohet, dhe cilat masa mund ta shoqërojnë, ku qëndron balanca mes palëve, dhe si do të ndikonte kjo në rajon.

Vendimet duhet të merren kryesisht për ata që do të jenë më të prekur nga ato. Dhe para së gjithash ata që preken drejtpërdrejti, dhe fqinjët e tyre. Deri më tani, askush nuk ka propozuar asgjë konkrete. Ne dëgjojmë idetë, por ato janë mjaft të paqarta. Para se idetë të mund të bëhen një plan, atyre u duhet dhënë një formë e saktë.

Zakonisht, sa më shumë që hyjmë në detaje, aq më e vështirë bëhet – por nuk ka asnjë detaj të shmangur; politika nuk ka të bëjë me parimet apo përgjithësimet. (“Më pëlqejnë parimet”- i tha Napoleoni Talejranit në Erfurt, “Ata nuk më angazhojnë ndaj asgjëje”).

Detaji kërkon kohë; nëse janë të përfshira disa palë, kjo do të thotë se do të ketë kompromise. Kështu, palët do të duhet të pyesin nëse paketa është e balancuar, dhe nëse të dyja palët marrin sërish anë.

Vendimet duhet të merren, kryesisht për ata që do të jenë më të prekur nga ato. Pra, le të heqim dorë nga zakonet e vjetra në Ballkan, dhe të mos marrim anë, përpara se të dimë se çfarë është propozuar.

Jepu atyre kohën e duhur për të përpunuar idetë e tyre në propozime, t’u japim kohë për t’i shpjeguar, ndoshta edhe për t’i përshtatur ato.

Le të dëgjojmë mendimet nga të gjitha anët, veçanërisht ato në terren, dhe vetëm atëherë të krijojmë opinionin tonë – por duke pasur parasysh se në fund nuk janë mendimet tona ato që kanë rëndësi.

Dhe pastaj, sipas asaj që dëshirojnë ata, le të kthehemi në biznesin serioz të bërjes funksionale të shtetit të Kosovës. Ka shumë njerëz të zgjuar, krijues dhe të vendosur në Kosovë; ata punojnë shkëlqyeshëm në komunitetet e vendeve të tjera.

Duke pasur parasysh shansin që kanë përpara, duhet të ketë një mënyrë që ata mund të bëjnë gjëra të mëdha edhe për vendin e tyre.

Shënim: Robert Cooper, është një anëtar i këshillit të ECFR, dhe  një diplomat evropian që ka lehtësuar dialogun midis Serbisë dhe Kosovës.

Tags: Ballkanprishjavjetrazakoneve

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Poshtë çadrave mes të ftohtit, fati i shqiptarëve rrugëve të botës

Poshtë çadrave mes të ftohtit, fati i shqiptarëve rrugëve të botës

E thonë studimet/ Të ngrënit nga stresi nuk ekziston

E thonë studimet/ Të ngrënit nga stresi nuk ekziston

Granit Xhaka feston ditëlindjen, Taulanti i bën urimin special

Granit Xhaka feston ditëlindjen, Taulanti i bën urimin special







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

19:59 | 06/04/2026




TË FUNDIT

Sekretariati i Etikës përjashton dy deputetë të PD nga seanca e fundit (EMRAT)
Aktualitet

Sekretariati i Etikës përjashton dy deputetë të PD nga seanca e fundit (EMRAT)

by mirseda
14:08 | 07/04/2026
0

Sekretariati i Etikës ka përjashtuar nga seancat plenare deputetët e PD Flamur Noka dhe Elda Hoti për...

Ish-deputeti i PS-së, Alqi Bllako shkon në GJKKO

Ish-deputeti i PS-së, Alqi Bllako shkon në GJKKO

14:06 | 07/04/2026
Vlorë: Pitbulli plagos 4-vjeçaren, në operacion; e shpëton një qytetar

Vlorë: Pitbulli plagos 4-vjeçaren, në operacion; e shpëton një qytetar

13:59 | 07/04/2026
Donald Trump mund të shtyjë sulmet ndaj infrastrukturës civile, raporti i Axios

Donald Trump mund të shtyjë sulmet ndaj infrastrukturës civile, raporti i Axios

13:49 | 07/04/2026
E rëndë në Vlorë! Vogëlushja kishte dalë shëtitje me gjyshërit, pitbulli kafshon në kokë 4-vjeçaren

E rëndë në Vlorë! Vogëlushja kishte dalë shëtitje me gjyshërit, pitbulli kafshon në kokë 4-vjeçaren

13:46 | 07/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com