E shtunë, 31 Korrik, 2021
25.5 C
Tirana

Princi Louis, në listë si pasardhës i fronit

Duka dhe Dukesha e Kembrixhit më në fund kanë zbuluar emrin e djalit të tyre të sapolindur i cili do të jetë Louis Arthur Charles.  

Familja mbretërore dhe populli i thjeshtë kanë pritur me padurim që nga e hëna për të mësuar emrin e anëtarit më të ri të familjes.

Foshnja do të njihet si Lartësia e Tij Mbretërore Princi Louis nga Kembrixh.

Më parë gjatë kësaj jave Princi William “i vuri të gjithë në lojë” duke deklaruar se emri i bebes do të ishte Aleksandër ose më pak tradicional, Jerry.

Më shumë se 100, 000 baste u vunë në të gjithë industrinë e basteve të Mbretërisë së Bashkuar për emrin e foshnjes, me dy emrat, Albert dhe Arthur.

Bebja erdhi nw jetw ditën e Shën Gjergjit dhe merr titullin princi i Cambridge peshon 3.8 kg. Është nipi i tretë i princit Karl, stërnipi i 6-të i Mbretëreshës Isabeta dhe i pesti në radhën për pasardhës në fronin britanik pas motrës së tij.

I sapordhuri në familjen mbretërore shtyn me një shkallë princin Harry që ka lindur i treti në radhën për pasardhës dhe që tani do të jetë i gjashti. Princesha Charlotte bën histori duke ruajtur pozicionin e saj pas shfuqizimit në vitin 2011 të ligjit që i jepte prioritet meshkujve mbi femrat për pasardhës, por aplikohet për të lindurit para kësaj date.

I vetmi rast kur ndodhi një ndryshim në këtë linjë ishte në vitin 1936 kur mbreti Eduard VIII që donte të martohej me amerikanen e divorcuar Wallis Simpson, abdikoi për disa muaj në favor të vëllait të tij, Xhorxh VI, baba i Mbretëreshës aktuale. Lista është e gjatë. Mbreti aktual i Spanjës, Filipi VI zinte për nga gjaku vendin e 567 në listën e vitit 2011 edhe pse s’mund ta marrë kurorën, sepse është katolik (mbretërit anglezë janë pjesë e kishës anglikane, lindur nga një skizëm ngaVatikani).

Këta janë 10 të parët në linjën për pasardhës të fronit që tani e zotëron Isabela II.
1- Prínci Karl, prínc i Uellsit (djali i Mbretëreshës, lindur në 1948).
2- Prínci William, duka i Cambridge (djali i Karlit dhe nipi i Mbretëreshës, 1982).
3- Prínci George i Cambridge (djali i William, stërnip i Mbretëreshës, 2013).
4- Princesha Charlotte e Cambridge (vajza e William, 2 maj 2015).
5-   Princi Louis Arthur Charles  (djali i William,  22 Prill 2018)
6- Prínci Harry i Uellsit (djali i Karlit, nip i Mbretëreshës dhe vëlla i William-it1984).
7- PrínciAndrés, Duka i Jorkut (djali i dytë i Mbretëreshës, lindur në 1960).
8- Princesha Beatriz e Jorkut (vajza e Andres, mbesa e Mbretëreshës lindur në 1988)
9- Princesha Eugenia e Jorkut (vajza e Andres, mbesa e Mbretëreshës, lindur në 1990).

10- Prínci Eduard, konti i Essex (djali i tretë i Mbretëreshës, lindur në 1964). TIRANA TODAY

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Maqedonia e Veriut mund të rekomandojë dozën e tretë të vaksinës

Maqedonia e Veriut nuk e përjashton mundësinë e aplikimit të dozës së tretë të vaksinës kundër koronavirusit pasi, siç tha ministri i Shëndetësisë, Venko...

Izraeli akuzon Iranin për sulmin vdekjeprurës në cisternat e naftës

Izraeli ka akuzuar Iranin se qëndron pas një sulmi ndaj një cisternë nafte në të cilën u vranë dy anëtarë të ekuipazhit, një shtetas...

Pranoi plagjiaturën, bie popullariteti i kandidatit për kancelar në Gjermani

Kandidati potencial për të zvendësuar Kancelaren Angela Merkel, në Gjermani Armin Laschet ka kërkuar falje pasi ka përdorur plagjaturë në librin e tij. Laschet, në...

Manaj i pafat, portieri i Shtutgartit i mohon golin e radhës me Barçën (Video)

Rei Manaj e nisi nga stoli miqësoren e sotme që Barcelona luajti në Gjermani kundër rivalëve të Shtutgartit. Sulmuesi shqiptar u aktivizuar vetëm në minutën...

Kompania izraelite NSO nën presion për përdorimin e teknologjisë për spiunazh

Kritikat ndërkombëtare ndaj Izraelit janë në rritje, pas akuzave se një program i krijuar nga kompania private e sigurisë “NSO” është përdorur për të...