Princ Leka dhe Elia Zaharia ka denoncuar njëri-tjetrin për dhunë në policinë e Tiranës.
Uniformat blu, raportojnë se ditën e djeshme (5 mars) Princ Leka është paraqitur në komisariatin nr.1 dhe ka denoncuar ish-bashkëshorten dhe ish-vjehrrin e tij, Gjergj Zaharia se kanë ushtruar dhunë ndaj tij.
Ndërkohë të njëjtin pretendim ka pasur edhe Eliza Zaharia se ka deklaruar se është dhunuar nga Princ Leka, me të cilin ka edhe një vajzë, Princeshë Geraldinën.
“Në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasi L. Z., 42 vjeç, dhe ka kallëzuar se shtetasja E. Z., 42 vjeçe, dhe shtetasi Gj. Z., 71 vjeç, kanë ushtruar dhunë ndaj tij. I është marrë deklarim shtetases E. Z., e cila gjithashtu pretendon se është dhunuar nga shtetasi L. Z. Për të dy këta shtetas janë plotësuar kërkesë paditë për urdhër mbrojtjeje të menjëhershme”, njofton policia.
“Më grisi xhupin, më goditi me statujën e drurit”
Princ Leka ka treguar detaje nga konfrontimi fizik mes tyre në rezidencën e Familjes Mbretërore në rrugën “Murat Toptani”. Në padinë në komisariatin numër 1 të Tiranës, i ka deklaruar se ka shkuar në banesën e tij për të takuar vajzën, Princeshë Geraldinën, të cilën e ka me ish-bashkëshorten Elia Zaharia.
Por shtoi ai, në momentin që ka takuar të bijën 3-vjeçare është përballur me fyerjet dhe kërcënimet e ish-vjehrrit të tij, Gjergj Zaharia.
Sipas Princ Lekës, babai i ish-bashkëshortes iu është drejtuar duke i thënë që: “Ti duhet të ndërrosh rrugën kur të më shikosh mua”.
“Reagimi im para kësaj situate ka qenë duke ju drejtuar Gjergjit që të mos më ofendojë e kërcënojë, sidomos në prani të vajzës edhe i kam kërkuar që ai të largohet nga dhoma ku unë po qëndroja me vajzën”, ka deklaruar ai, teksa shtoi se situata ka agravuar dhe ish vjehrri e ka dhunuar, duke e goditur me statujë dhe duke i grisur xhupin.
“Gjergj Zaharia më është afruar duke më shtyrë e goditur me shkelma tek këmbët e mia. Reagimi im ka qenë vetëm mbrojtës por Gjergji ka vazhduar duke më goditur edhe më ka grisur xhupin si edhe ka marrë edhe një send të fortë (statujë druri) me të cilin më ka goditur”, pretendoi Princ Leka.
Dëshmia e Princ Lekës:
Ka qenë në ora 15:20 minuta në banesën time në rrugën “Murat Toptani” rezidenca familjes mbretërore Nr.6, Tirane për të takuar vajzën time të moshës 3 vjeçare, pasi me ish bashkëshorten shtetasen Elia Zogu jemi në proces divorci. Unë fillimisht jam takuar me Shefin e administratës së Oborrit shtetasin Syl Mulosmanaj të cilin e kam pyetur në lidhje me një dollap që ishte boshatisur në kundërshtim me marrëveshjen.
Më pas unë i kam kërkuar Sylës që të më shoqëronte deri tek vajza ime për ta takuar për të cilën me një marrëveshje për zgjidhje martese kemi rënë dakord me ish bashkëshorten.
Unë jam ngjitur sipër së bashku me Sylën edhe kam gjetur vajzën time të vogël Geraldina Zogu e moshës 3 vjeçe e cila ka qenë në shoqërinë e gjyshit të saj babit të ish-bashkëshortes shtetasit Gjergj Zaharia.
Në këtë momente unë kam përqafuar vajzën time edhe shtetasi Gjergj Zaharia ka filluar me fjalë fyese e kërcënuese në drejtimin tim duke më thënë ti duhet të ndërrosh rrugën kur të më shikosh mua
Reagimi im para kësaj situate ka qene duke ju drejtuar Gjergjit që të mos më ofendojë e kërcënoj sidomos në prani të vajzës edhe i kam kërkuar që ai të largohet nga dhoma ku unë po qëndroja me vajzën.
Në këto momente situata ka agravuar shtetasi Gjergj Zaharia më është afruar duke më shtyrë e goditur me shkelma tek këmbët e mia. Reagimi im ka qene vetëm mbrojtës por Gjergji ka vazhduar duke më goditur edhe më ka grisur xhupin si edhe ka marrë edhe një send të fortë (statujë druri) me të cilin më ka goditur’.
Divorci i bujshëm
Pas 15 vitesh, Princ Leka dhe aktorja vendosën të ndaheshin. Lajmi për divorcin e tyre bëri bujë në media, pasi u mësua se Princ Leka ndërkohë kishte nisur edhe një lidhje të re me fotografen e familjes Mbretërore, Blerta Celibashi.
Princ Leka dhe Elia Zaharia konfirmuan ndarjen e tyre rreth në muajin Janar, teksa treguan se kanë nisur ligjërish procedurat e divorcit për t’i dhënë fund martesës së tyre shumëvjeçare, nga e cila ka ardhur në jetë edhe një vajzë, Princesha Geraldina.
Çifti përfliteshin prej shumë kohësh për një ndarje, ndërsa Princ Leka kishte nisur edhe një marrëdhënie të re me fotografen e tyre, Blerta Celibashi. Dyshja janë parë së bashku në aeroport ku udhëtuan jashtë vendit për të kaluar së bashku festat e fundvitit, megjithatë asnjëri nuk kishte reaguar publikisht për lidhjen e tyre.
I pari që konfirmoi ndarjen ishte Princ Leka më 15 janar, ndërsa pak pas tij reagoi edhe aktorja Elia Zaharia, ndërsa nuk treguan arsyen pse marrëdhënia e çiftit shkoi drejt fundit.
Në postim, Princ Leka sqaron se martesa ka humbur funksionin e saj dhe me pëlqim reciprok nisën procedurat e nevojshme ligjore për t’u divorcuar.
“Mirëqenia shpirtërore dhe fizike e vajzës, LSM Princeshë Geraldinës, do të mbetet në qendër të vëmendjes së tyre, të përkushtuar për të siguruar një jetë të lumtur dhe të sigurt për Geraldinën”, thuhet në reagimin në faqen e tij zyrtare në Instagram.
Ndërkohë theksohet s Princ Leka nuk do të bënte komente apo deklarata të tjera në lidhje me këtë çështje, duke kërkuar respektimin e privatësisë.
“Me anë të këtij postimi ju komunikoj zyrtarisht se LTM Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë rënë dakord që martesës së tyre t’i jepet fund.
Duke qenë se martesa e ka humbur funksionin e saj, kane parë të udhës ta zgjidhin atë me pëlqim reciprok duke filluar procedurat e nevojshme ligjore.
Pavarësisht besimit tek instituti i familjes, LTM Princ Leka II beson se vlerat e respektit dhe mirëkuptimit reciprok do të përbëjnë bazën e marrëdhënies në vijimësinë e saj, që do të ketë si motiv rritjen dhe edukimin e LSM Princeshës Geraldinë!!!
Mirëqenia shpirtërore dhe fizike e vajzës, LSM Princeshë Geraldinës, do mbetet në qendër të vëmendjes së tyre, të përkushtuar për të siguruar një jetë të lumtur dhe të sigurt për Geraldinën.
LTM Princ Leka Il nuk do të bëjë deklarata apo komente të mëtejshme dhe kërkon që të respektohet e drejta për privatësi lidhur me këtë çështje”, shkruhet në postim.
Nga ana tjetër, Elia Zaharia i konsideroi muajt e fundit si të vështirë, duke u shprehur se ky nuk është një realitet që e lumturon.
Ajo theksoi se nuk do kishte zgjedhur për vajzën saj të rritej me prindër të ndarë, por theksoi se “ndonjëherë ndarja qenka e vetmja rrugëzgjidhje”.
“Më duhet t’ju komunikoj që sot filluam procedurat ligjore për zgjidhjen e martesës, pasi vendosëm bashkërisht të kërkojmë zyrtarizimin e divorcit!
Ky nuk është aspak një realitet që më lumturon, pasi besoj në vlerat e familjes si gjënë më të shtrenjtë! Kurrsesi nuk do kisha zgjedhur për vajzën time të rritej me prindër të ndarë, por ndonjëherë ndarja qenka e vetmja rrugëzgjidhje!
Ajo ç’ka ka më shumë rëndësi, është që vogëlushja ime ta përjetojë këtë moment sa më lehtë të jetë e mundur!
Ju falenderoj shumë të gjithëve ju që më keni shkruar e më keni dhënë kurajo! Pavarësisht këtyre muajve të vështirë që kam kaluar, dashamirësia juaj më ka dhënë forcë”, shkroi Elia Zaharia.
Lidhja me fotografen disa vite më të re
Që pas lajmit për divorcin, Princ Leka ka preferuar që të qëndrojë disi më i tërhequr nga mediat, duke shijuar në qetësi dhe historinë e tij të dashurisë me Blertën, fotografen disa vite më të re, lidhje e cila u përfol se ishte arsyeja e divorcit të tij nga Elia Zaharia.
Dyshja janë parë së bashku në aeroport ku udhëtuan jashtë vendit për të kaluar së bashku festat e fundvitit, megjithatë asnjëri nuk kishte reaguar publikisht për lidhjen e tyre. Së fundmi, fotografia ka postuar një video në rrjetin social Instagram të Reshat Arbanës teksa interpreton poezinë “Në mundsh…”, si duket një “përgjigje” ndaj thashethemeve që qarkullojnë rreth saj.
Ndërkohë vëmendje ka marrë komenti i Princ Lekës, si mbështetje ndaj saj, njëkohësisht edhe si konfirmim i romancës së tyre. Ai ka komentuar emoji me sy me zemra në postimin e partneres së tij të re, ndërsa është bërë “like” nga Blerta Celibashi.
Kjo e fundit njihej si “fotografja e Familjes Mbretërore”, por tanimë njihet si vajza që i vodhi zemrën Princit.
Ndërkohë çifti tashmë nuk fshihen më dhe janë është shfaqur së bashku rrugëve të kryeqytetit. Të dy të kapur dorë për dore duket se po e shijojnë haptazi romancën e re pa u ndikuar nga asnjë.
Gjithashtu kanë publikuar në rrjetet sociale disa foto nga pushimet e tyre në Brezovicë.
Ndonëse kanë preferuar që mos të publikojnë foto së bashku, të dy kanë postuar nga i njëjti vend, duke mos lënë më vend për aludime.