Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, vizitoi papritur Kievin të premten dhe u zotua për më shumë ndihmë të BE-së në mbrojtjen e Ukrainës.
Ajo postoi në Twitter një foto të takimit të saj me Presidentin Volodymyr Zelensky, me sloganin “guxim, forcë, vendosmëri”.
Roberta Metsola iu drejtua edhe deputetëve në Parlamentin ukrainas. “Populli ukrainas janë heronj; ju po luftoni për atë që ne të gjithë besojmë: lirinë, demokracinë, sundimin e ligjit. Pa këto vlera, nuk ka asgjë tjetër”, tha ajo. “Ne kemi nevojë për sanksione gjithnjë e më të ashpra [për Rusinë]”, shtoi ajo.
Muajin e kaluar kryeministrat e Polonisë, Republikës Çeke dhe Sllovenisë, respektivisht Mateusz Moraëiecki, Petr Fiala dhe Janez Jansa – vizituan së bashku Kievin për të treguar solidaritet me Ukrainën.
Burimi i lajmit: BBC. Përshtatur nga Tirana Today