Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Presidenti Nishani: “Fundjavë Ndryshe”, nismë për t’u marrë shembull

8 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Presidenti Nishani: “Fundjavë Ndryshe”, nismë për t’u marrë shembull

Presidenti Nishani gjatë ceremonisë së dekorimit të “Fundjavë Ndryshe”, me titullin për merita të veçanta civile, shprehu mirënjohjen për këtë nismë.

Nishani vlerësoi kontributet e nismës së stafit të “Fundjavë Ndryshe”, si dhe u bëri thirrje të rinjve që t’i bashkohen kësaj nisme.

Fjala e Nishanit gjatë dekorimit të “Fundjavë Ndryshe”:

“Aktiviteti i sotëm ka një dimension shumë të veçantë, sepse i kushtohet nderimit të kurajës, guximit dhe iniciativës së një grupi shumë të madh njerëzish të cilët, kanë jetësuar ndoshta në mënyrë të rrallë, për të mos thënë për herë të parë, disa dimensione, të cilat jo vetëm duhen njohur, jo vetëm duhen përkrahur, por duhen përhapur në të gjitha qelizat e trupit tonë.

Ndaj, ky aktivitet i sotëm përbën një rast të veçantë për mua. Dua të falendëroj përzemërsisht ata iniciatorë të parë, që nisur ndoshta nga ndjesitë humane, por edhe individuale, por të nxitur edhe nga parimet që i kanë besuar dhe i besojnë.

Në emrin e institucionit të Presidentit, por jam i bindur në emër të gjithë shqiptarëve, ju falendëroj për këtë iniciativë që keni marrë, së pari në lidhje me humanizmin.

Në te gjithë kemi pasionet tona, dëshirat tonë, kemi egon tonë individuale. Ju e përputhët në mënyrën më të mirë të mundshme.

Së dyti dua të vlerësoj vënien në dispozicion ndaj atyre që nuk kanë.

Ju më mirë se kushdo tjetër keni treguar si mund të jetësohen keto parime.

Unë mendoj që Arbër dhe të gjithë bashkëpunëtorët tuaj, keni sjellë një model të ri, edhe një kulturë të re, edhe një platforme te re dhe një filozofi të re, e cila më shumë se kurrë po duket konkurruese.

Kjo filozofi ka të bëjë me shërbimin për qytetarët dhe shërbimin për popullin. Duket që shërbimi për popullin do triumfojë ndaj të ashtuquajturës në emër të popullit.

Kemi pasur trashëgimi të dhimbshme, por sot kemi mundësinë të tregojmë se sa e suksesshme është kjo filozofi, kjo platformë në emër të popullit, e cila nuk është më retorike te jeta juaj, por është realitet që ju e keni sjellë dhe nuk e keni ndalur, pavarësisht padrejtësisë në lidhje me prezantimin e komunikimit tuaj me shoqërinë.

Jam i ndërgjegjshëm dhe besoj se më mirë se fjala e presidentit, atë se çfarë jeni ju, çfarë keni dhënë dhe çfarë jeni ju e vlerësojnë më mirë ata që kanë përfituar nga ju. Ata ndoshta nuk janë këtu, por do ta vlerësojnë gjithmonë atë ndihmë që keni dhënë.

Dua të vlerësoj edhe parimin e asocimit. Kjo kulturë duhet të mbetet si shembull, përtej grupit tuaj, kryesisht tek të rinjtë, në botën universitare, tek gjimnazistët, por edhe tek të rinjtë kudo ku janë.

Shumica dërrmuese ende nuk e ka humbur besimin tek parimet e vlerave. Ju jeni dëshmitarë se si shumë njerëz e kanë ende këtë shpresë. Sot më shumë se kurrë Shqipëria ka nevojë për këtë shpresë.”

TË LIDHURA

Lindjet në gjashtëmujorin e parë/ 1 mijë bebe më pak qarku i Kukësit i vetmi që ka shënuar rritje
shendetesi

Lindjet në gjashtëmujorin e parë/ 1 mijë bebe më pak qarku i Kukësit i vetmi që ka shënuar rritje

20:50 | 14/08/2025
Familja mbetet në qiell të hapur, shkrumbohet banesa në Lushnje
Aktualitet

Familja mbetet në qiell të hapur, shkrumbohet banesa në Lushnje

20:41 | 14/08/2025
Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar
Aktualitet

Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

19:59 | 14/08/2025
Next Post
Nderimi nga Presidenti, Arbër Hajdari: Titulli, frymëzim për “Fundjavë Ndryshe”

Nderimi nga Presidenti, Arbër Hajdari: Titulli, frymëzim për "Fundjavë Ndryshe"

Erick Thohir konfirmon mbështetjen ndaj Pioli-t

Erick Thohir konfirmon mbështetjen ndaj Pioli-t

Xhafaj letër Llallës: Deklarata juaj cenon frymën pozitive të besimit

Xhafaj letër Llallës: Deklarata juaj cenon frymën pozitive të besimit

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Flakët shkrumbojnë banesa e stane, shpërthejnë dy bomba të Luftës II Botërore në Lekël, Tepelenë

Flakët shkrumbojnë banesa e stane, shpërthejnë dy bomba të Luftës II Botërore në Lekël, Tepelenë

20:18 | 12/08/2025
Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

21:49 | 13/08/2025




TË FUNDIT

Lindjet në gjashtëmujorin e parë/ 1 mijë bebe më pak qarku i Kukësit i vetmi që ka shënuar rritje
shendetesi

Lindjet në gjashtëmujorin e parë/ 1 mijë bebe më pak qarku i Kukësit i vetmi që ka shënuar rritje

by mirseda
20:50 | 14/08/2025
0

Popullsia e Shqipërisë po vijon tkurrjen. Numri i lindjeve ka një rënie të ndjeshme me 7.4% për...

Parandalohet skandali para sfidës së Conference League, tifozi rumun futet me simbol serb në ‘Fadil Vokrri’

Parandalohet skandali para sfidës së Conference League, tifozi rumun futet me simbol serb në ‘Fadil Vokrri’

20:44 | 14/08/2025
Familja mbetet në qiell të hapur, shkrumbohet banesa në Lushnje

Familja mbetet në qiell të hapur, shkrumbohet banesa në Lushnje

20:41 | 14/08/2025
Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

19:59 | 14/08/2025
Konflikt me thika mes dy adoleshentëve në një lokal, humb jetën në spital një 14-vjeçar

Konflikt me thika mes dy adoleshentëve në një lokal, humb jetën në spital një 14-vjeçar

18:57 | 14/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com