Një trup i pajetë, i dekompozuar është gjetur mesditën e sotme në fshatin Gjuras në Bulqizë.
Siç njofton policia trupi i njeriut ishte gjysmë i dekompozuar.
“Në afërsi të kufomës është gjetur një kartë identiteti me gjeneralitetet qe i përkasin shtetasit A.Ll, 31 vjeç, cili ka qenë i larguar nga banesa që në muajin Korrik”, sqaron policia e Bulqizës.
Burime nga policia bëjnë me dije se viktima është Artur Lleshi, 31 vjeç. Ai është identifikuar përmes kartës së identitetit që kishte me vete. Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e vdekjes së 31-vjecarit
Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.