Në kuadër të Kongresi Botëror i Ligjit, Shkëlqim Hajdari ka ndarë një mesazh reflektues lidhur me reformën në drejtësi dhe kontributin e tij ndër vite.
Përmes një postimi publik, Hajdari kujtoi angazhimin e tij një dekadë më parë, kur mbante detyrën e Kryetarit të Shoqatës së Prokurorëve të Shqipërisë, duke theksuar se ka kontribuar në procesin e reformimit të sistemit të drejtësisë në Shqipëri.
Sipas tij, organizimi i këtij kongresi në Tiranë përbën një moment të rëndësishëm për të reflektuar mbi rrugëtimin e reformës dhe sfidat e sistemit të drejtësisë në vend.
“Ky aktivitet më riktheu kujtesën 10 vite më parë, në atë kohë si Kryetar i Shoqatës së Prokurorëve të Shqipërisë, kontribuova me sa munda për reformimin e sistemit të drejtësisë në vendin tonë”, shkroi ai.















